Connect with Us

Video-“Vazhdoni me mashtrime”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët i nxjerrin “bojën’

Politikë

Video-“Vazhdoni me mashtrime”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët i nxjerrin “bojën’

Publikuar

-

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke kujtuar tërmetin e 21 shtatorit, të ndodhur një vit më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video ku shihen pamjet e dëmeve nga tërmeti. Kreu i qeverisë thotë se 65 familjet që mbetën të pastrehuara atë kohë, janë futur tashmë në banesa të reja.

Ndërsa në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit ku la pas dëme të shumta materiale, viktima dhe qindra shtëpi të dëmtuara, kryeministri thotë që puna ende vijon.

“Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  “Veliaj përpiqet të pastrojë pislliqet e shefit”/ Tabaku: Nuk do shpëtojnë nga përgjegjësia për inceneratorët

Po, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente kundër kreut të qeverisë, duke mos i besuar më propagandës së tij.

“Akoma vazhdon mashtron ky. Asnjë shpi s’ka bërë. Të gjitha shtëpitë thotëpër video të bukura sta merr njeri”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm propagandë”.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Po me ato të tërmetit të 26 nëntorit, çdo bëhet”.

Ndërsa një tjetër, shkruan “Me duket se sje me i pëlqyeri i Europës tani! Vazhdo me reformat tha Merkeli! Dhe jo me kot, je mik me pushtuesin Erdogan!”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do të vijë fundi…”/ Paralajmërimi i fortë i Metës: Do të fillojë epoka e re

Publikuar

-

Nga

“Do të vijë fundi…”/ Paralajmërimi i fortë i Metës: Do të fillojë epoka e re

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i cili kërkon që Kuvendi të presë opinionin e Venecias, para se të rivotojë Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta paralajmëron se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Po ashtu, Meta thekson se pas 25 prillit 2021 do të fillojë epoka e re e sundimit të popullit.

Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.”-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kodi i ri Zgjedhor/ Komisioni i ligjeve rrëzon dekretin Metës

Publikuar

-

Nga

Kodi i ri Zgjedhor/ Komisioni i ligjeve rrëzon dekretin Metës

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor.

15 deputetë votuan kundër ndërsa pro votuan 2 deputetë, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi. Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë të priste opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjate mbledhjes Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se çdo ndryshim përbën një cënim të pastër të rregullave të lojës dhe se cënonte marrëveshjen e 5 qershorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Po mban peng të ardhmen Europiane, shqiptarët nuk do të lejojnë

Publikuar

-

Nga

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Po mban peng të ardhmen Europiane, shqiptarët nuk do të lejojnë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më herët ditën e sotme se nuk do të presin opinionin  e Komisionit të Venecia për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë, numri dy i demokratëve shprehet se Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së “Venecias”.

Sipas Bardhit, Rama po tenton të marrë peng të të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedh në erë zgjedhjet e radhës.

 “Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.

Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që për hallin e pushtetit të tij është gati t’i shpall luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të antarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias Edi Rama po tenton të marrë peng të të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedh në erë zgjedhjet e rradhës”, shkruan Bardhi.

LEXO TE PLOTE