LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ndërhyrjen stil karateje, futbollisti i Premier Ligës për... karton të zi

21 Shtator 2020, 18:56, Sport CNA
VIDEO/ Ndërhyrjen stil karateje, futbollisti i Premier Ligës

Ndeshja e djeshme e kampionatit anglez Njukasëll-Brajton 0-3 regjistroi një nga momentet më skandaloze për sa i përket faulleve në historinë e futbollit.

Në minutën e 89-të të takimit futbollisti i Brajtonit Iv Bisoma godet me takë në fytyrë futbollistin rival Xhamal Luis. Gjatë dyluftimit, Bisoma përkulet dhe ngre takën duke goditur Luisin direkt në fytyrë. Goditja e tij ngjason totalisht me taktikat e dyluftimit të karatesë.

Ndeshja u ndërpre dhe pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Kevin Frend akordoi direkt kartonin e kuq për mesfushorin nga Mali Bisoma.

Rasti në fjalë pritet të hetohet nga Liga Angleze dhe lojtari rrezikon të penalizohet rëndë.

 

Lajmet e fundit nga