LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-I riu goditi me thikë të moshuarin/ “Shpërthen” Kikia: Pse rri ende në zyrë kreu i Policisë

21 Shtator 2020, 14:51, Kronika CNA
Video-I riu goditi me thikë të moshuarin/ “Shpërthen”

Gazetari Mentor Kikia reagon ashpër pas publikimit në rrjetet sociale të një video, ku një i ri në Kavajë futet brenda në lokal dhe pasi rreh një të moshuar, e qëllon me thikë.

Gazetari Kikia thotë se shefi i Policisë së Kavajës duhet të japë dorëheqjen sepse s?ka pse qëndron më në zyrë.

“Përse rri ende në zyrë kreu i policisë së Kavajës?
Një ngjarje tronditëse në të gjitha përmasat e saj. Një burrë me thikë në dorë që sulmon një të moshuar në mes të lokalit. Shkaku është se i moshuari ankohet se burri me thike ne dore, hidhte mbeturinat para shtëpisë së tij. Pas dhunës, krimineli del qetë-qetë dhe ikën në shtëpi. Policia thotë se është shpallur në këkrim, por ngjarja nuk është raportuar fare dhe banorët e lagjës raportojnë se njeriu i dhunshëm është në shtëpinë e tij. Vetëm pasi videoja u bë publike, edhe pse ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, policia vihet në lëvizje për të marrë dëshmitë e personave që kanë qenë aty.
Mosveprimi i shtetit është shkaku kryesor i vetëgjyqësisë, pasi çdo djalë do të ngrite dorën ndaj atij krimineli që i masakroi të atin e policia nuk lëviz. Kaq mjafton që shefi i policisë në Kavajë të japë doreheqjen, pa asnjë mëdyshje. Kjo është një kërkesë publike dhe unë ju ftoj t?i bashkoheni asaj duke e shpërndarë këtë postim?, shkruan Kikia./CNA.al

Lajmet e fundit nga