LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua pasi u kap me armë/ Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë

21 Shtator 2020, 10:46, Kronika CNA
U arrestua pasi u kap me armë/ Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë

Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjari me 23 fishekë.

Sipas gazetarit Elton Qyno, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë. 34-vjeçaria akuzohet për ?Trafik të armëve dhe municioneve? dhe nisur nga kjo vepër penale, prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së ?arrestit në burg?.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku këngëtarja do dalë përballë gjykatës.
Kërkesën ?Arrest në burg?, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por qëndrestar në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji./CNA.al

Lajmet e fundit nga