Connect with Us

U arrestua me Fjolla Morinën, flet pronari i 5 hoteleve në Belgjikë: “Jemi shoqëruesit, nuk e dinim për pistoletën”

Showbizz

U arrestua me Fjolla Morinën, flet pronari i 5 hoteleve në Belgjikë: “Jemi shoqëruesit, nuk e dinim për pistoletën”

Publikuar

-

Arratiset mjeku i Fjolla Morinës/ Dha raport fals

Dy djemtë që u arrestuan së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji janë shprehur që nuk kishin asnjë dijeni mbi armën që kishte këngëtarja.

Fisnik Syla, pronar i 5 hoteleve në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës, thanë se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete. “Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, janë shprehur Muji dhe Syla.

Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.

Ndërsa arma tjetër, e gjetur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë 42 vjeçarin/ Panga të riut në Korçë

Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria./ CNA.al

Fjolla Morina del sot para Gjykatës/ Prokuroria kërkon garanci 5 mln lekë për arrest shtëpie
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Një nga modelet më të bukura shqiptare/ Kjo është vajza që po çmend ndjekësit me tiparet e saj

Publikuar

-

Nga

Një nga modelet më të bukura shqiptare/ Kjo është vajza që po çmend ndjekësit me tiparet e saj

Bukuri e mirfilltë shqiptare. Një vajzë shtatlartë me tipare qiellore është ish Miss Universe Albania 2015 Megi Luka.

Sot ajo është një nga fytyrat më të kërkuara nga fotografët dhe revistat e njohura. Megi është nga Fush Kruja dhe e ka filluar karrierën e saj si modele që në moshë fare të vogël.

Ajo u evidentua për bukurinë dhe trupin perfekt. Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të bukura të Megi Luka që mahnit me bukurinë e tiparet e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nënë për herë të dytë?/ Maya tregon planet e së ardhmes

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya ka lancuar prej disa ditësh projektin e saj më të ri me titull “Hey Mama”.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo zbuloi si lindi kjo këngë nga një telefonat e kompozitorit Gramoz Kozeli dhe deri te prapaskenat e videoklipit.

“Ka qenë një krijimtari e Gramoz Kozelit dhe kur mora telefonatën shkova dëgjova demon dhe më pëlqeu shumë. Thash unë do e marr këtë këngë dhe do e publikojë. Është pak problem në këtë kohë se dëgjohet vetëm në Youtube se kjo është një këngë me ritëm, kërcehet në club, disko, dasma, evente, po tani nga që janë të mbyllura nuk shijohet. Vajzat e klipit janë mbesat e mia, erdhën nga Athina. Njëra ka mbaruar për aktrim, ndërsa tjetra për filozofi. Gjithashtu ka qenë pjesë e videoklipit, Silvana Rusi, të cilën e përshëndes”, tha Maya.

Më tej, e pyetur në aspektin personal, këngëtarja ka treguar se pandemia e ka ndihmuar të kalojë më shumë kohë me djalin e vogël.
Ndërsa ka thënë se me përfundmin e kësaj periudhe të vështirë ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë.

LEXO EDHE:  Tentuan të ekzekutojnë të riun/ Në pranga 12 persona

LEXO EDHE:  Droga e kapur në Portin e Durrësit/ Arrestohet drejtuesi i kamionit

“Kam më shumë kohë që të merrem me rritjen e djalit. Pasi je më i impenjuar kur ke punë. Gjithsesi mirë është që të mos zgjasi më.
Më kanë thënë për të dytin. Më vjen për të qeshur. Po dale i them, të kalojë cik kjo pandemia. Do i blejmë një motër në dyqan”, u shpreh Maya.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja që do t’iu bëjë për vete me format e saj/ Fotot më provokuese të Cristina Buccino

Publikuar

-

Nga

Modelja që do t’iu bëjë për vete me format e saj/ Fotot më provokuese të Cristina Buccino

Cristina Buccino është një modele dhe shoëgirl e lindur në Castrovillari , Kalabria, më 16 qershor 1985. Ajo u transferua në Romë dhe, pasi u diplomua në institutin socio-psiko-pedagogjik , filloi të punojë si modele.

E para që e vuri re bukurinë e saj është një fotografe, e cila i kërkoi asaj të pozojë për një fotosesion .Format e saj fizike dhe eksplozive e bëjnë atë një nga gratë më të dashura dhe të dëshiruara, por gjithashtu është treguar shumë e hapur duke treguar se ka bërë një ndërhyrje plastike në gjoks.

Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të bukura të Cristina Buccino që mund ti shihni në galerinë e mëposhtme./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE