Connect with Us

U arrestua me Fjolla Morinën, flet pronari i 5 hoteleve në Belgjikë: “Jemi shoqëruesit, nuk e dinim për pistoletën”

Showbizz

U arrestua me Fjolla Morinën, flet pronari i 5 hoteleve në Belgjikë: “Jemi shoqëruesit, nuk e dinim për pistoletën”

Publikuar

-

Arratiset mjeku i Fjolla Morinës/ Dha raport fals

Dy djemtë që u arrestuan së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji janë shprehur që nuk kishin asnjë dijeni mbi armën që kishte këngëtarja.

Fisnik Syla, pronar i 5 hoteleve në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës, thanë se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete. “Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, janë shprehur Muji dhe Syla.

Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.

Ndërsa arma tjetër, e gjetur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

LEXO EDHE:  Kanos me armë nënën dhe vëllain/ Arrestohet 25-vjeçari

Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria./ CNA.al

U kap me armë në makinë/ Ja sa vite burg rrezikon Fjolla Morina
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Fifi nuk e fsheh më dashurinë/ Ndjek në rrjetet sociale vetëm njeriun që i ka “rrëmbyer” zemrën

Publikuar

-

Nga

Fifi nuk e fsheh më dashurinë/ Ndjek në rrjetet sociale vetëm njeriun që i ka "rrëmbyer" zemrën

Prej kohësh, këngëtarja Fifi ka folur rreth dashurisë dhe njeriut që i ka rrëmbyer zemrën.

“Krej cfarë dua në jetë është vëmendja jote dhe vetëm e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bë palaço kam me u bo palaço. Me të pa tu kesh, krejt i boj. Ama dorë nga ty nuk heq dot kollaj”, shkruante Fifi në një prej postimeve ku etiketoi dhe personin që i kishte rrëmbyer zemrën.

Por së fundi këngëtarja ka vemdosur të zgjidhë çdo enigmë dhe në rrjetet sociale ka vendosur të ndjekë vetëm personin e saj të zemrës, djalin me emrin Xhuljo.

LEXO EDHE:  Flet studentja që i hodhi salcë ministres/Jeta e përditshme më e vështirë se orët në Komisariat

LEXO EDHE:  Prodhonte dhe shiste kanabis/ Arrestohet një person në Lezhë

Duket se këngëtarja ka vendosur ta bëjë publike këtë lidhje duke shuar të gjitha dyshimet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nga vendi i propozimit tek pushimet e para si çift/ Armina Mevlani nostalgjike, publikon fotot ndër vite me Zenin

Publikuar

-

Nga

Nga vendi i propozimit tek pushimet e para si çift/ Armina Mevlani nostalgjike, publikon fotot ndër vite me Zenin

Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po jetojnë dashurinë e tyre prej vitesh.

Ditën e sotme, blogerja është bërë paksa nostalgjike dhe ka ndarë disa foto ku shihet me Shkëlzenin pikërisht në përvjetoin e tyre të njohjes.

Në secilën prej fotove të publikuar fshihet një moment i veçantë. Nga darka romantike, momenti i propozimit, e deri tek pushimet e para si çift.

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja në Fier/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Goditi 64-vjeçarin dhe u kap me lëndë narkotike/ Në pranga i riu

Kujtojmë se çifti kishte menduar të martohej verën e 2020-ës por për shkak të pandemisë planet e blogeres dhe juristit janë shtyrë për një moment më të përshtatshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E kapi mat me bashkëshortin e saj/ Aktorja turke rreh modelen e njohur në mes të restorantit

Publikuar

-

Nga

E kapi mat me bashkëshortin e saj/ Aktorja turke rreh modelen e njohur në mes të restorantit

Aktorja e famshme turke Tuba Unsal rrezikon 1 vit burg për shkak të një skandali tradhtie që prej kohësh ka pushtuar mediat turke.  Modelja spanjolle, Elisabeth Mas Vall ka ngritur padi ndaj aktores pasi pretendon se ajo e ka rrahur në një restorant kur e kapi mat me bashkëshortin e saj.

Pak kohë më parë Elisabeth shkoi në një restorant për të folur me bashkëshortin e saj Caner Karaloglu, i cili e tradhtoi me aktoren turke. Por atje ajo pretendon se u dhunua si nga bashkëshorti, edhe nga e dashura e tij, aktorja Tuba Unsal.

Karaloglu rrezikon deri në 5 vite burg për sulm dhe fyerje, ndërsa Unsal rrezikon 1 vit burg. Në padinë e ngritur, modelja pretendon se aktorja e tërhoqi nga flokët dhe e goditi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE