LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmetet i shkatërruan banesën/ Kryefamiljari në Shijak denoncon: Kam frike nga dimri në këtë shtëpi

21 Shtator 2020, 08:31, Politikë CNA
Tërmetet i shkatërruan banesën/ Kryefamiljari në Shijak

Një kryefamiljar në Gjepalat të Shijakut, Shpëtim Shahini ka denoncuar rastin e tij si i dëmtuar nga dy tërmetet e 2019, dhe sipas tij s?ka marrë ende dëmshpërblimin.

Në bisedën që pati me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Telitit , ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit.

Ai shprehet se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.

 

Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s?ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.

Dorian Teliti: Pra, s?t?i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo s?i kanë dhënë!

Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!

Dorian Teliti: Taksat që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.

Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?

Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.

Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është?

Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.

Dorian Teliti: Këtu fle djali?!

Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.

Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?

Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s?kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.

Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?

Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t?i jap me emër po deshe, po s?besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda./CNA.al

Lajmet e fundit nga