LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensionet Turqi-Greqi/ Milo: Shqipëria është tepër e vogël për të hyrë mes tyre

21 Shtator 2020, 19:18, Politikë CNA
Tensionet Turqi-Greqi/ Milo: Shqipëria është tepër e

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku po diskutohet diplomacia shqiptare mes Brukselit dhe Stambollit.

Milo tha se Shqipëria nuk ka peshë në politikën e jashtme, duke shtuar se është tepër e vogël për të hyrë mes Turqisë dhe Greqisë.

?Shqipëria e ka bërë zgjedhjen, vendi ynë është BE-ja. Ne jemi europianë dhe e ardhmja jonë është në Europë. Do ishte një gabim i pafalshëm, në rast se dikush e shmang Shqipërinë nga rruga e integrimit evropian dhe rruga e aleancës me BE.

Pavarësisht nga deklarimet atipike të kryeministrit shqiptar, nuk besoj se zoti Rama të mund të jetë i atij mendimi që të bëjë aleancë me një vend joevropian, por që është realitet shumë i madh gjeopolitik dhe ekonomik për Shqipërinë.

Prandaj përpjekjet për të luajtur një rol ndërmjetësues mes Turqisë dhe Greqisë, unë mendoj se jemi një vend i vogël dhe nuk kemi një peshë të madhe në politikë të jashtme, ndaj kemi qenë dhe mbetemi më shumë projekt sesa faktor ndikues.

Unë personalisht nuk mendoj që zoti Rama ka marrë përsipër një mision kaq delikat. Shqipëria është tepër e vogël për të hyrë mes Turqisë dhe Greqisë,? tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga