Connect with Us

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Sociale

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Publikuar

-

Vijojnë të mbeten shqetësuese shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 809 testime kanë rezultuar 150 persona të infektuar. Ndërkohë dy persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020) Testime totale 80539 Raste pozitive 12535 Raste të shëruara 6995 Raste Aktive 5176 Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2550 Durrës 564 Shkodër 376 Lezhë 300 Elbasan 299 Korçë 245 Fier 236 Vlorë 191 Kukës 146 Berat 117 Dibër 76 Gjirokastër 76″, njofton Ministria./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Covid 3 është gati!”/ Manastirliu publikon fotot, ja kur do hapet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foto nga spitali Covid 3, ndërsa jep lajmin se është gati.

Ajo thekson se spitali do të hapet sapo të plotesihen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.

Covid 3 është gati! Do të hapet sapo të plotësohen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.
Covid 3 është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe mbi të gjitha stafet e trainuara të mjekëve dhe infermierëve, që do të shërbejnë për qytetarët e prekur nga koronavirusi. Ata, mjekët dhe infermierët dhe ne si qeveri, nuk e kemi ndalur për asnjë moment punën që nga fillimi i epidemisë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e saj. Ju lutem mbani maskën, ruani distancimin social dhe higjienën vetiake. Sepse bashkë mund ta përballojmë emergjencën shëndetësore me të cilën po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Gadishulli i Ballkanit po vijon të jetë në ndikimin zonës me presion të lartë atmosferik duke influencuar në territorin e Shqipërisë mot të qëndrueshëm.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të  mëngjesit, alternime kthjelliemsh me vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim.

LEXO EDHE:  U rikthye nga pensioni për të ndihmuar kolegët/ Infektohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja

LEXO EDHE:  T’i mbijetojmë koronavirusit/ 9 hapa për t’u ndjekur nga sipërmarrësit turistikë

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri fëmija i familjes Dumani/ Mister fati i së motrës

Publikuar

-

Nga

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua disa kohë më parë edhe edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE