LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfidat e Covid-19 në sistemin arsimor/ Tritan Kalo: Janë bërë shumë eksperimente “në kurriz” të tij

21 Shtator 2020, 14:39, Lifestyle CNA
Sfidat e Covid-19 në sistemin arsimor/ Tritan Kalo: Janë

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vijon të përcjellë mesazhe sensibilizuese në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, profesor Kalo bën apel për më shumë ndërgjegjësim dhe përkujdesje me fillimin e vitit të ri shkollor.

Politizimi i tejskajshëm i infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, rezulton të jetë jo i shëndetëshëm në përballjen me të si dhe në shëndoshjen e shpejtë të situatës socio-ekonomike të vendit, shkruan Kalo.

Duke e vënë theksin tek arsimi, Kalo shton se janë bërë shumë eksperimente në ?kurriz? të tij, por ne jemi ende lart të mbërriturit në ?Planetin Mars?.

?KOHË KOVIDIANE?.Sapo ranë zilet e para të fillimit të vitit të ri shkollor, ndaj dhe apeli im i mëposhtëm është i plotëqëllimtë?.NDËRTHURJA e mos-funksionimit të duhur të SHTET-it me ?flamën mbarëbotërore? të Sars-Cov2/Covid-19, NUKU sjedh dobi por vetëm TOLLOVI?.Jo cdo ecuri larg normales e dukurive socio-ekonomiko-polititke, DUHET me patjetër t?i vihet në kurriz Pandemisë nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19?.POLITIZIMI i tejskajshëm i infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, rezulton të jetë jo i shëndetëshëm në përballjen me të si dhe në shëndoshjen e shpejtë të situatës socio-ekonomike të vendit?.Një dukuri e tillë epidemiologjike patjetër që është kufizuese, POR jo rrënuese në mos-funksionalitetin e duhur të SHTETIT?.KEMI VITE që po dëgjojmë daljen nga gjokset e ngrefosura të PUSHT-SHTETARËVE tanë, të togfjalëshit se: ?PO BËJMË SHTET?, por bërjen e PUSHT-SHTETIT në kurriz të shtetit e kemi parë dhe ndjerë në jetët tona përditë?.A ËSHTË menduar dhe punuar që të ndërtohet SHTETI, sepse më së pari DUHEN hedhur themelet e tij?.?Themeli i një shteti është arsimimi i të rinjvë të tij.? – shprehet Diogenes Laertos?.Janë shkruar e mbrotjur disa reforma për Arsimin tonë DEMON-KRATIK?.Janë bërë dhe po bëhen shumë eksperimente në kurriz të tij?Janë hequr e vënë shumë e shumë Ministra, Drejtorë e specialistë në MASH ? Ministrinë e Arsimit e të Shkencave, por NE ende jemi shumë larg së mbrituri në ?Planetin MARS? (Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve sikundër emërtohej më parë kjo ministri)?.DIJEDHËNIA dhe DIJEMARJA calojnë shumë cilësisht në funksionalitetin e tyre, por jo në PR-in e lëvrimit të tyre?.?Analfabetizimi funksional? është një dukuri evidente mes të rinjve tanë?.ATA/ATO kanë sot në CV-të e tyre më shumë Diploma se dje, POR ata/ato kanë njëkohësisht edhe më pak njohuri sepse në më të shumtën e rasteve ato diploma, janë të pa merituara dhe të pa justifikuara në krahasim me dijemarrjen e bartësit të tyre?.TITO e pasardhësit e tij, këta antishqiptarë të përbetuar, goditjen më të dhunëshme ja dhanë cilësisë së arsimimit në Kosovë dhe në jugun e Sërbisë, apo sikundër ajo njihet me Kushtetutën e Kacanikut të 2 Korrikut 1990, si Kosova Lindore?.?MIQTË? tanë Grekë këmbëngulin në mos ekzistencën e minoritetit arvanitas, gurthemelit të Revolucionit Grek dhe themelimit të Greqisë moderne pas shkëputjes nga sundimi Otoman, duke mos i lejuar ata të arsimohen në gjuhën e tyre amëtare?.NUKU ishin dhe nuku janë më larg kësaj dukurie antikombëtare përkundrejt arsimimit të shqiptarëve, edhe autoritetet në të ashtuquajturën Maqedoni Perëndimore?.Ndaj edhe jo rastësisht trevat e banuara nga Shqiptarët etnikë janë lënë të keqzhvilluara në cdo infrastrukturë, POR më së keqazi në infrastrukturën arsimore?.FRIKA nga ndërgjegjësimi kombëtar dhe arsimimi cilësor i shqiptarëve në TROJET ARBËRORE, është i kuptueshëm për tronditjen e themeleve të këtyre shteteve artificialë, të krijuara dhe zgjeruara në kurriz të trojeve tona dhe largimit të shqiptarëve shpesh me dhunë prej tyre ose në lënien e tyre të pa arsimuar cilësisht.?.PO në Shqipëri përse vijojnë të ndodhin dukuri të tilla??…A jemi ne të vendosur për hedhjen e themeleve të Shtetit apo për vijimësinë e bërjes dhe mbajtjes së PUSHT-SHTETIT??….ARSIMI dhe proceset e DIJEDHËNIES e DIJEMARJES në të, e kanë të domozdoshme një ndërhyrje shumë të thellë në to për shëndoshjen sa më cilësore të tyre, NËSE vërtet NE pretendojmë dhe kërkojmë të bëjmë SHTET?.?Qëllimi i shtetit model nuk është thjesht t?u sigurojë të mirat materiale qytetarëve të saj, por edhe të krijojë të ardhmen e tyre? ? shprehet Al-Farabi?. THEMELET e kësaj ardhmërie shihen te ARSIMIMI dhe EDUKIMI cilësor i këtyre qytetarëve?..Quo vadis Shqipëria ime e këndej dhe andej Drinit!!!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga