LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia “demaskon” Ramën: Po tenton të mashtrojë për herë të dytë

21 Shtator 2020, 16:38, Politikë CNA
“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot  punimet në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, Rama foli për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

Këto deklarata të kryeministrit janë komentuar dhe nga ish deputeti i PD-së Bardh Spahiu, i cili shkruan se Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës.

?Mashtruesi kronik genjen fiks si para zgjedhjeve te kaluara!

Edi Rama ka dy muaj që spërdridhet, se do u rrisë pagat personelit shëndetësor dhe ende nuk u thotë një shifër konkrete. Në stilin e mashtrimit, hedh në publik shifrën 40% për rritje pagash, por thotë se nuk është ende shifra finale dhe se nuk e ka të sigurt nëse do arrihet!

Nuk është dicka e re: rritja e dozës së mashtrimit i vjen me llogaritë për zgjedhjet.

E ka bërë edhe 4 vite më parë. Në tetor 2016 Edi Rama premtonte rritje pagash e pensionesh, meqë sipas tij ekonomia ishte rritur! E propagandoi deri në dhjetor, ndërsa hyrjen në fuqi, e vendosi më 1 Mars! MASHTRIM.

Edi Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës. Këtë herë, në vitin e 8 në pushtet ka një gropë të madhe në buxhet për shkak të koncesioneve e tenderave korruptivë dhe këtë e dëshmon edhe rritja e papunësisë për shkak të Covid-19, situatë të cilën po e injoron edhe pse shqiptarët i rrënoi ekonomikisht me politikat e veta të makutërisë!

Sigurinë për humbjen e ka të qartë e prandaj spërdridhet duke ricikluar të njëjtin model mashtrimi si atëherë kur kërkonte mandat të dytë!

Por tani shqiptarët e dinë me kë kanë të bëjnë! Eshtë fakt se Edi Rama i ka braktisur qytetarët në momentin më të vështirë, përballjen me Covid-19! Po mashtron sa të mundet vetëm që të ketë mundësi të vazhdojë të abuzojë me taksat e pasuritë e këtij vendi! Thjesht bëhet qesharak! Cdo qytetar, i djathtë, i majtë apo i paangazhuar e njeh mirë tashmë dhe prandaj Edi Rama do largohet me turp si kryeministri më i paaftë në historinë e këtij vendi! ?/CNA.al

Lajmet e fundit nga