Connect with Us

Polemika dhe paqartësi mbi Reformën Zgjedhore/ Krasniqi: Palët të ruajnë sjelljen institucionale

Politikë

Polemika dhe paqartësi mbi Reformën Zgjedhore/ Krasniqi: Palët të ruajnë sjelljen institucionale

Publikuar

-

Rama kërkon mandatin e tretë/ Afrim Krasniqi: Duhet të largojë nga Kryesia këtë politikan

Në Tiranë, partitë politike vazhdojnë polemikat dhe mospajtimet mbi reformën zgjedhore.

Analistët e zhvillimeve politike pohojnë se premtimet për lista të hapura nuk po përmbushen, por kanë mbetur në vorbullën e retorikave boshe.

Ekspertët mendojnë se afati për një kompromis mes palëve është brenda këtij muaji, që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje minimalisht të rregullta dhe paraprakisht të pakundërshtuara.

Analistët e politikës pohuan se polemikat e fundit mbi reformën zgjedhore në Tiranë mes forcave politike po bëhen kryesisht për t’u dukur të zellshëm para institucioneve ndërkombëtare dhe për t’ia faturuar njëra tjetrës dështimin se sa për të bërë vërtet një reformë të qëndrueshme.

Palët, sipas tyre, janë në drejtime të kundërta, dhe duken sikur nuk kanë interes për kompromis, po bëjnë propozime për të penguar zgjidhjen konsensuale në prag të procesit zgjedhor.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta thotë se debatet mes partive politike mbi listat dhe koalicionet zgjedhore përditë e më shumë po edhe më acarruese, sepse situata nuk po qartësohet, por lëshohen deklarata që e thellojnë krizën politike.

“Drafti i Partisë Socialiste provokoi paqartësi, duke u paraqitur në Këshillin Politik së fundi. Aty aktorët politikë janë çorientuar dhe sforcuar dhe nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje, sidomos me përcaktimin e mënyrës se si do të organizohen koalicionet zgjedhore. Ne e kuptojmë që Partia Socialiste po arrin të provokojë një tension të qëllimshëm për të futur në sherr opozitën e bashkuar mbi këtë temë” – tha zonja Meta për Zërin e Amerikës.

Opozita kërkon reformë zgjedhore, por pala tjetër ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke e pamundësuar mirëkuptimin politik, thekson drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Propozimet e sjella nga PS nuk i japin rëndësi votës së qytetarëve, sipas tij, ndaj është një shans i humbur për të patur një parlament shumë më të mirë se ky i sotmi.

Zoti Krasniqi thotë se oferta e socialistëve është e paqartë dhe devijon shumë nga premtimi i partive politike dhe i shumicës për një sistem krejtësisht të hapur, ku qytetari do të zgjedhë deputetin.

“ Nuk do të kemi hapje 100 për qind të listave, por do të kemi një mekanizëm, i cili praktikisht i jep shumë më tepër kontroll partisë dhe kryetarit mbi listat. Por kjo po fshihet pas retorikës për lista të hapura. Nëse qytetari dëshiron të zgjedhë një kandidat për deputet brenda listës së ofruar nga kryetari i partisë, atëherë duhet që ky kandidat duhet të mundë partinë brenda listës, sepse duhet të marrë vota më shumë se sa kandidatët e listës së partisë, gjë që është gati e pamundur dhe mund të ndodhë vetë në raste shumë të pakta” – tha zoti Krasniqi.

LEXO EDHE:  Basha e dredh dhe i përgjigjet Yuri Kim/ “Kam edhe një çështje”

Debatet mbi reformën zgjedhore duhej të ishin shmangur, sipas analistëve, qysh në muajin korrik, kur parlamenti ndryshoi Kushtetutën.

Oferta e Partisë Socialiste për të ndryshuar strukturën e zgjedhjeve të ardhshme nuk e shtyn dialogun drejt një kompromisi, por drejt një konfilkti të ri politik, pohuan ata.

Zonja Meta shton se krahas grindjeve mes dy partive më të mëdha, ekziston një tension i madh edhe mes partive më të vogla për sa i takon mundësive reale për të ndërtuar koalicione dhe për të kapërcyer pragun kombëtar prej 3 për qind.

“Ndoshta drafti i Partisë Socialiste duhet të ishte më i konsultuar dhe duhej të ishte paraqitur në kohën e duhur, pasi në e dimë që Këshilli Politik ka patur një seri të gjatë mbledhjesh, dhe propozimi i PS-së erdhi tani në fund, duke shkaktuar konfuzion. Ka shumë paqartësi se ku synon të dalë në fund drafti i Partisë Socialiste. Megjithatë, ata e kanë hedhur edhe një dorashkë sfide” – tha zonja Meta.

Ekspertët mendojnë se oferta e fundit teknike, ku vendosen kandidatët e partisë dhe ku qytetari mund të zgjedhë një kandidat, që tejkalon mesataren e votave të partisë, duket shumë larg premtimit dhe duket gati e pamundur për të siguruar një përfaqësim më qytetar në parlamentin e ardhshëm.

Zoti Krasniqi thotë se aktualisht ekziston një presion ndërkombëtar që palët të arrijnë një kompromis politik, afati është fundi i këtij muaji dhe para se të hapen negociatat me BE-në duhet të gjendet zgjidhje politike.

“Periudha e mbetur, sidomos deri në fund të muajit, për të bërë ndryshimet partitë duhet të ruajnë këtë ritëm, që palët së paku të arrijnë të ruajnë sjelljen institucionale dhe të shkojnë në një proces zgjedhor jo të kontestuar paraprakisht, por të paktën ai të ketë kushte dhe standarte minimale, i cili në rastin teorik të ofrojë rotacion politik, ose në rastin më të mirë të ofrojë një përfaqësim më cilësor politik” – tha zoti Krasniqi.

Analistët theksojnë se më 25 prillin e ardhshëm Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të rregullta dhe të pakundërshtuara paraprakisht.

Për këtë komprimisi duhet gjetur tani, dhe nëse zgjidhja nuk gjendet, penalizimi do t’i kalojë Shqipërisë, dhe zgjedhjet e ardhshme do të nisin me një dritëhije të madhe politike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grupet ne WhatsApp, kriminale/ Lajthit PD, padi me thashetheme dhe pa prova

Publikuar

-

Nga

PD nuk lexon Kodin/ Ankimon rezultatin me fletërrufe të lodhura

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS, 9 dosje në dukje voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

Këto dosje, të cilat PD i paraqiti si të rënda sa u përket provave, po rezultojnë të mbushura me fletë-rrufe, me gafa, pa prova, me thashetheme dhe vetëm me deklarata politike.

Me letra paçavure në sasi të madhe, PD kërkon të ripërsërisë zgjedhjet në 9 qarqe.

Të ashtuquajtura padi, janë qesharake, të shkruara shkel e shko, sa për të kaluar radhën, mbi baza thashethemesh.

Fakt për PD  janë ato çfarë thuhen lart e poshtë dhe jo provat që mund të jenë me figurë, me zë apo dhe denoncime konkrete.

Se si tallet PD  e tregojnë edhe disa pjesë të padive që CNA.al ka siguruar dhe do të sjellë më poshtë.

Pjesë nga një padi për qarkun e Fierit

Në një padi në dosjen e Fierit dhe konkretisht për zonën e Frakullës, nuk paraqitet asnjë provë konkrete, për më tepër PD duket se nuk ka qenë në dijeni as në lidhje me kufizimin e orareve në kuadër të masave anti-covid.

Përgjatë fushatës elektorale, orari i kufizimit, ishte nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22.00 të mbrëmjes, por PD edhe pse nuk respektonte masat  anti-covid në takimet e saj, orarin e mbylljes e ka pasur në orën 20.00.

Qemal Hasani, drejtues i bordit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe Sekretar i Grup Seksionit të Partisë Socialiste në zonës e Frakullës zhvillon aktivitet të kundraligjshëm, duke shkelur disa akte ligjore e nën ligjore.

Ky shtetas në kundërshtim me aktin normativ për kufizimin e lëvizjes në lidhje me pandeminë lëviz në orët e vona të natës pas orës 20.00 dhe zhvillon takime me familjet e evidentuara prej tij si votues të Partisë Socialiste, të cilët kanë shfaqur dëshiren e tyre, për të mos votuar më Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  Polemikat për testin e Maturës/ Gjekmarkaj: Çdo maturant ka të drejtë të hedhë në gjyq ministrinë!

LEXO EDHE:  "KLGJ duhet të kishte sjellje më institucionale"/ Krasniqi: Dvorani në krye të KED sipas ligjit

Ky shtetas i kërcënon këta shtetas që të vazhdojnë të votojnë Partinë Socialiste, pasi në rast të kundërt ndaj tyre, do të merren masa nga organet shtetërore si largim nga puna për personat e punësuar në administratë, heqjen e subvencioneve dhe përfitimeve të marra prej fshatarëve në bazë të ligjit apo vendosjen e gjobave prej organeve të rendit e tatimore peë personat e vetëpunësuar.

Ky shtetas shpërndan para në këmbim të premtimit për votimin për Partinë Socialiste në familjet në nevojë të zonës së Frakullës e më gjërë. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni juaj, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rruge të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse”, thuhet në një pjesë të padisë për Qarkun e Fierit.

Pra, sipas fjalëve që PD ka dëgjuar lart e poshtë, zgjedhjet duhet të dalin të pavlefshme, pasi drejtuesi i  strukturave të PS, në Frakull, Qemal Hasani ka dalë pas orën 20 të mbrëmjes, edhe pse nuk ka shkelur asnjë akt normativ.

PD quan vepër penal, grupet në WhatsApp

Nuk kanë ndaluar çmenduritë e PD-së me të ashtuquajtura padi. Ata shkojnë deri aty saqë konsiderojnë si provë dhe quajnë vepër penale, grupet e hapura në WhatsApp, të punonjësve të Bashkisë së Kuçocës.

“Sipas informacioneve të publikuara ne media, punonjësit e Bashkise së Kuçovës janë futur në një grup-chat ne rrjetin ËhatsApp, me qëllim që  këta të fundit të udhëzohen për të bërë like, komente dhe share të postimeve të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, me qëllim rritjen e dukshmërisë së faqes së tij dhe përhapjen në mënyrë masive të postimeve me qëllime propagandistike”, thuhet në padi dhe që konsiderohet si prova numër 17./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi reagon ashpër pas publikimit të fotos me Gjicin/ “Veprim i nxitur nga minjtë e bodrumit”

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi është një nga kritikët më të fortë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku Elezi shfaqet krah Safet Gjicit, ka reaguar duke thënë se ky është një veprim i nxitur nga ata që sot drejtojnë PD.

Aoi shprehet se drejtuesit aktualë të PD janë një kopje e shëmtuar e ish komunizmit që në thelb kanë shpifjen dhe propogandën.

Per te ardhur keq !Fill te nesermen e protestes “Basha Boll”, ne rrejtin e anetareve te keshillit kombetar te PD, por edhe kudo ne rrjetet sociale e nxitur nga minjte e bodrumit, ridoli nje foto e imja me presidentin e klubit Kukes, e para disa viteve, me komentin se une “jam shitur te Gjici”.

Nuk reagova pasi kam reaguar njehere pas kuvendit te PD-es ne 2018. per te njejten foto.

Ne fakt u shqetesova, jo per veten por per ata.

Ata qe sot “drejtojne” PD dhe jane kopje e shemtuar e ish-komuniszmit qe kane ne themel te punes tyre shpifjen dhe propoganden.

Une vete sjam marre asnjehere me fotot e dikujt por me thelbin e tyre edhe pse fotot e tyre jane te turpshme  per nga permbajtja.

– Fotoja Basha-Rama, eshte simbol i nje marrveshje qe edhe sot mbahet sekret.

– Fotoja Basha-Ruci, eshte nje foto urimi per zgjedhjen e nje te inkriminuari, zhele e sitemit komunist, pas aktiti te tradhetise nga te pakten 5 deputet te PD ne 2013.

– Fotoja Berisha-Ruci, eshte foto festive e nje raporti shume miqesor mesh tyre,  nderkohe qe Rucin e ka  akuzuar  si krimineli qe urdheroi vrasjet e 2 prillit ne Shkoder.

– Fotoja Besniku i Partise-Rama, eshte nje foto nga ceremonia dasmore e Rames, ku Basniku duket si shoqerues i pare dhendrrit

etj. etj. etj.

Ne fakt ketyre palacove ua ka mbyllur gojen deputeti i sapozgjedhur i Kukesit, i cili edhe pse mund te ndaje pikpamje te ndryshme nga une per disa gjera, nuk mund ta kaperdije mentalitetin komunist te shpifjes, pasi e ka vuajtur vete ne kurriz se bashku me familjen e tij.

Per ata qe duan ta dine se sa mund te shitem une, (dmth qe s’jan Kukesian dhe s’me njohin) duhet te pyesin :

Per zgjedhjet e 2001- deputetin Emin Gjana

Per zgjedhjet e 2005- deputetin Fatos Hoxha

Per zgjedhjet e 2009- deputetin Flamur Noka

Per zgjedhjet e 2013- deputetin Alban Zeneli 

Nese ndonjeri nga keta do shprehte  dyshimin me te vogel edhe pse sot mund te jem kundershtar, do mjaftonte qe une mos te dal dhe flas me publikisht.

Me vjen keq per ca paloco miq te facebook qe u entuziazmuan shume dhe sot do demoralizohen”, shkruan Ibsen Elezi në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE