Connect with Us

Pas CNA.al, Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Drejtorët që kanë dështuar do largohen

Politikë

Pas CNA.al, Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Drejtorët që kanë dështuar do largohen

Publikuar

-

Pas CNA.al, Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Drejtorët që kanë dështuar do largohen

Për rreth dy orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilëve i ka dhënë disa porosi.

Ata kanë raportuar për problematikat që kanë hasur në secilin qark, ndërsa kanë dorëzuar edhe një raport javor mbi organizmin për fushatën zgjedhore.

Rama u ka kërkuar atyre që të kontrollojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët. Kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse një drejtor nuk e ka bërë punën si duhet, ai do të shkarkohet menjëherë.

“Të bëhet rishikim dhe shkarkimi i çdo drejtuesi të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre. Nuk do lejohet arroganca e këtyre personave në krye të institucioneve”, ka thënë Rama në mbledhje.

LEXO EDHE:  Rama takim me kryeministrin belg/ Ja për çfarë u bisedua

Ai ka paralajmëruar valë shkarkimesh të një sërë drejtuesish institucionesh që kanë pasur performancë të dobët dhe ka theksuar se nuk do të ketë tolerime.

Kujtojmë se edhe CNA.al ka paralajmëruar ndryshime në qeveri që filluan me largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit./ CNA.al

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendet e PD/ Alizoti:Partia në situatën më të vështirë në 30 vjet

Publikuar

-

Nga

Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendeve, atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga delegatët dhe atë të datës 18 dhjetor nga Lulizim Basha.

Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.



Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Toyota Yaris” fundos Bashën/ Kreu i PD rrezikon të humbasë mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Drejtësia belge po hap “petët e byrekut” për Lulzim Bashën.

Ndaj këtij të fundit, është hapur një procedim penal nga Belgjika, për rolin e tij në çështjen e Toyota Yaris, ku fakte të reja po dalin në dritë.

Por pikërisht implikimi në këtë çështje, Basha pritet të humbasë edhe mandatin e deputetit.

Kreu i PD në formularin e vetëdeklarimit që ka dorëzuar në KQZ bën me dije se nuk ka qenë i dënuar me burg, por as nuk ka pasur asnjë procedim penal.  Në pikën 3 të formularit, pyetjes nëse keni qenë ndonjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale, Lulzim Basha i është përgjigjur në mënyrë mohuese.

Por në provat e reja që po dalin, Basha rezulton person nën hetim. E thënë ndryshe, Luli e ka fshehur këtë gjë dhe sipas legjislacionit në fuqi, nëse vërtetohet fshehja e të dhënave, Basha mund të bëhet subjekt i nenit 190 të kodit penal dhe të shkojë para drejtësisë

“Toyota Yaris” është afera që Bashën e kap ligji i dekriminalizimit.



Letër-porositë nga Belgjika

Më datë 20.4 2020 Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letërporosisë të Autoriteteve Blege të drejtësisë, ku kërkohet nisja e procedimit penal për 11 persona që janë implikuar direkt ose kanë dijeni për çështjen 3.5 milionë eurove të kapura në makinën Toyota Yaris më datë 26 maj të vitit 2018.

LEXO EDHE:  Reagon gazetari që intervistoi komisar Zaganin/ Rama i lirë të gënjejë live në Zonë e Lirë

LEXO EDHE:  Rama takim me kryeministrin belg/ Ja për çfarë u bisedua

Prokuroria Belge thekson se kreu i PD nuk i është përgjigjur katër kërkesave rresht të autoriteteve të drejtësisë atje. Në kërkesën e pestë datë 3 mars 2020 është bërë dhe paralajmërimi i fundit për Bashën, ku është vënë në dijeni se mosparaqitja me datë 17 mars të 2020-ës viti do sillte penalitete, ose më saktë mosparaqitja do shkaktonte procedim penal për Bashën.

Pas kësaj më datë 27 prill të vitit të kaluar Ministria e Drejtësisë i ka hapur rrugë letër-porosisë së autoriteteve Belge me lidhje me procedimin penal të personave të përfshirë në ngjarje. Lulzim Basha është I 11 në renditjen e individëve që prokuroria Belge kërkon nisjen e hetimeve.

Duke iu referuar  Nenit 14 të ligjit të dekriminalizimit, përcaktohet qartë se konstatimi i një deklarate të rreme sjell përfundimin e detyrës dhe të funksionit, ose humbjen e mandatit të deputetit.

Tashmë i mbetet prokurorisë që të hetojë Lulzim Bashën nëse i preket mandate për shkak të ligjit të dekriminalizimit apo nëse është në shkelje të nenit 190 të Kodit Penal për falsifikimin e dokumenteve zyrtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti dhe sorosistat do të ktheheni nga keni ardhur”/ Bien këmbanat e alarmit për Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Tashmë deklaratat e kryetarit ende në detyrë të PD, Lulzim Basha janë kthyer në një refren. Në të gjitha daljet e tij, vazhdon të këmbëngulë që Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 18 Dhjetor .

Së fundi përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave në Foltoren e Devollit, ku lideri historik i PD, u shpreh se Basha po mbahet peng nga Rama për shkak të dosjeve penale që ka ndaj tij.

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj duke shkruar se Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas  31 vitesh tranzicion.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë🇦🇱”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Reagon gazetari që intervistoi komisar Zaganin/ Rama i lirë të gënjejë live në Zonë e Lirë

LEXO EDHE:  Anuloi zgjedhjet në Kavajë/Rama nis ditën me një mesazh provokues!

Ndërkohë ashtu si çdoherë, Basha ka kundër demokratët të cilët e akuzojnë se ka shitur 4 herë zgjedhjet.



Madje ata e quajnë Lulzim Bashën armikun e Partisë Demokratike.

Sa shume urrejtje kanë ÇET’NIKET “demon-kratët” e paguar, të “ndërsyer” ndër rrjetet sociale ndaj “armikut” të vetëm që ka Demokracia Shqiptare, që quhet, L. Basha!!! d’rama-virusin e shqiptarisë, e kanë bërë “demokrat”, e s’duhet gacmuar !!! TURP E FAQJA E ZEZË!!”, shkruan një prej tyre.

Do kthehesh ti dhe soroistat e tu andej nga ke ardhur. Kjo do të jetë kthesa dhe mësimi më i mirë për ne. Haram mbështetjen që të kanë dhënë ty demokratët këtyre viteve”, shkruan një tjetër për demokratët.

Më poshtë po iu sjellim disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE