Connect with Us

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Sociale

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Publikuar

-

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Credins Bank, si një bankë shqiptare dhe një nga më të mëdhatë në vend, ka në objektivat e veta strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase. Janë pikërisht bizneset e vogla, ato që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank ka lançuar “Paketën e biznesit”, një paketë dedikuar çdo biznesi të vogël e të mesëm që operon në Shqipëri.

Kjo paketë ka per qëllim ti vijë në ndihmë çdo biznesi anë e mbanë vendit, për të gjetur një “One stop shop”, për çdo shërbim bankar për të cilin kanë nevojë.

Sot, banka konsiderohet një partner i ngushtë i biznesit, duke ofruar një portofol të larmishëm produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat nësë i gjeni në një bankë të vetme, ju kursejnë kohë dhe para dhe ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato në kontroll.

Paketa e lançuar nga Credins Bank përmbledh disa prej shërbimeve kryesore bankare të cilat janë bazike dhe të domosdoshme për aktivitetin ditor financiar apo tregtar të çdo biznesi:

Llogari Rrjedhëse: e domosdoshme për çdo biznes, si mënyra kryesore e vendosjes së marrëdhënies me një bankë, nëpërmjet të cilës, mund të kryhen shumë shërbime pagese, transferta etj.

Kredia SËBASHKU: një kredi e shpejtë, për të mbështetur nevojat për shtim të inventarit ose rinovim ambienti apo blerje makineri/pajisje.

Credins Online: aplikacioni bankar i aksesueshëm nga çdo smartphone, tablet ose desktop, ju mundëson kryerjen e menjëhershme të shumë veprimeve bankare. Banka në dorën tuaj 24/7, ju mundëson të:

Kontrolloni llogaritë tuaja,

Kryeni pagesa faturash, madje me komisione 0 ose preferenciale,

Kurse këmbimi mjaft preferenciale krahasuar me degët e bankës,

Transferta kundrejt bankave lokale ose ndërkombetare, me komisione 0 ose preferenciale,

Karta e debitit dhe e kreditit: një mjet mjaft i mirë për të reduktuar përdorimin e cash-it. Mund te pajiseni me kartën Visa ose Mastercard, në Lek ose EUR, dhe cdo pagesë me kartën e biznesit, ju njihet si shpenzim nga organet tatimore.

POS– instalim të pajisjes POS, I cili ndikon në rritje të shitjeve duke pranuar dhe pagesat me karta nga klientët të cilët si mjet pagese kanë kartat bankare (shqiptare apo te huaj).

E-commerce: instalim i POS virtual për cdo biznes që kerkon të rrisë shitjet online dhe që synon një treg më të gjerë, kombëtar ose ndërkombë

Çdo biznes i vogel apo i mesëm, që ka aktivitet prodhues apo tregtar, gjen tek Credins Bank një partner, një konsulent, dhe nje shërbim të dedikuar e të shpejtë. Nëse bëheni pjesë e kësaj pakete, ne synojmë t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë mundësine për të përfituar:

Të mbani financat tuaja në një menaxhim të plotë, duke patur historikun e çdo shpenzimi

Të rrisni shitjet duke zgjeruar bazën e klienteve potencialë

Të reduktoni mbajtjen e cash–it pranë biznesit tuaj, duke rritur sigurinë dhe ulur kostot

Të krijoni një historik të mirë me bankën duke përfituar oferta mjaft të mira

Me shumë se 300,000 klientë na kanë besuar, duke ju shërbyer me profesionalizëm në secilën prej 58 degëve tona bankare.

Ejani pranë çdo dege te Bankës Credins! Ju mirëpresim!

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Covid 3 është gati!”/ Manastirliu publikon fotot, ja kur do hapet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foto nga spitali Covid 3, ndërsa jep lajmin se është gati.

Ajo thekson se spitali do të hapet sapo të plotesihen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.

Covid 3 është gati! Do të hapet sapo të plotësohen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2.
Covid 3 është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe mbi të gjitha stafet e trainuara të mjekëve dhe infermierëve, që do të shërbejnë për qytetarët e prekur nga koronavirusi. Ata, mjekët dhe infermierët dhe ne si qeveri, nuk e kemi ndalur për asnjë moment punën që nga fillimi i epidemisë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e saj. Ju lutem mbani maskën, ruani distancimin social dhe higjienën vetiake. Sepse bashkë mund ta përballojmë emergjencën shëndetësore me të cilën po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Gadishulli i Ballkanit po vijon të jetë në ndikimin zonës me presion të lartë atmosferik duke influencuar në territorin e Shqipërisë mot të qëndrueshëm.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të  mëngjesit, alternime kthjelliemsh me vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri fëmija i familjes Dumani/ Mister fati i së motrës

Publikuar

-

Nga

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua disa kohë më parë edhe edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE