Connect with Us

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së

Politikë

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së

Publikuar

-

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së, nuk surprizohem

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur sot për propozimet në Këshillin Politik.

Hajdari tha se propozimi i PS-së lë në fuqi sistemin e vjetër dhe jo një sistem të ri.

Ajo këshilloi opozitën e Lulzim Bashës që të kthehet në tryezë me një propozim kokret ose të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare.

“Opozita parlamentare natyrisht ka rolin e saj dhe aty jemi për t’i dalë zot listave të hapura. Mendojmë se listat e hapura do ishin një hap i drejtë. Të shikojmë reagimin e PD-së, uroj që ata të vijnë me një propozim konkret, ose minimalisht të ecin përkrah me propozimin tonë”, u shpreh ajo në emisionin “Top Talk”.

LEXO EDHE:  Kishte më shumë fuqi negociuese/ Gazetari ngre dyshime të forta për dorëheqjen e Xhafajt

Deputetja u pyet nëse i trembet një bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ajo u përgjigj se nuk surprizohet.

“Uroj që kjo mos jetë një shkelje syri midis tyre. Dhe nuk surprizohem nëse ndodh kjo sepse ata dëshirojnë që të mbajnë pushtetin e njëri-tjetrit”, theksoi Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e Partneritetit Publik Privat/ Cila janë rreziqet

Publikuar

-

Nga

Partneritet Privat-publik

Shqipëria shënon një rekord në Europë sa i përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së partneritetit publik privat (PPP), në 9.5% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB).

Kjo përqindje është të paktën tre herë më e lartë sesa shtetit që shpenzon më shumë për PPP-të në Europë, Sllovakia, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e projektbuxhetit 2021 nga Ministria e Financave dhe të dhënave të Eurostat për shtetet e BE-së për angazhimet jashtë bilancit të PPP-ve.

Sipas relacionit të projektbuxhetit 2021, për 13 kontrata koncesionare, qeveria ka nënshkruar kontrata me një vlerë totale prej 195 miliardë lekë, ose gati 1.6 miliardë euro, të cilat do të shlyhen gradualisht për një periudhë 10 apo më shumë vjeçare.

Nga kjo shumë, deri në fund të vitit 2020 janë paguar dhe pritet të paguhen në total 36 miliardë lekë, ose rreth 18% e vlerës totale të kontratave. Në dekadat e ardhshme (maksimumi deri në 2046, kur përfundon dhe koncesioni i fundit i inceneratorit të Tiranës) do të duhet të paguhen edhe gati 160 miliardë lekë të tjera (1.3 miliardë euro). Kjo shumë është sa 9.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të pritshëm të vitit 2021.

Ministria e Financave, ka sqaruar se referuar kuadrit ligjor për koncesionet/PPP, dhënia me koncesion/PPP e një pune, shërbimi apo vepre nuk është një instrument borxhi, por një alternativë e njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para, në përputhje me dispozitat e ligjit 125/2013 “Për koncesionet/PPP”, të ndryshuar. Financat llogarisin në shpenzimet korente apo kapitale vetëm pagesat e vitit përkatës që kryhen për kontratat koncesionare.

Si rrjedhojë, ky detyrim i lidhur me PPP-të që duhet paguar në vitet në vijim, që është sa 9.5% e PBB-së (shiko tabelën) llogaritet si vlerë jashtë bilancit të qeverisë e partneriteteve publike private.

Nëse krahasojmë të njëjtën të dhënë për shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria ka një angazhim shumë të lartë me projektet PPP, në raport me madhësinë e ekonomisë së saj. Sipas Eurostat, për vitin 2018, Sllovakia ka nivelin më të lartë të detyrimeve të lidhura me PPP-të të regjistruara jashtë bilancit, prej 3.15% të PBB-së, e ndjekur nga Portugalia me 2.96%, Hungaria (1.65%), Mbretëria e Bashkuar (1.56), ndërsa Italia, Austria, Kroacia, Greqia, Spanja etj, e kanëkëtë tregues nën 1% të PBB-së.

LEXO EDHE:  Vendimi i opozitës surprizon Edi Ramën

LEXO EDHE:  Protesta/Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Shumë shtete të BE-së si Bullgaria, Çekia, Gjermania, Franca, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovenia, Suedia kanë një ekspozim zero ndaj PPP-ve.

Rreziqet

Shqetësimet për PPP-të shihen nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare në tre këndvështrime:

-Së pari, projektet PPP nuk raportohen si borxh, por në buxhet shfaqen vetëm pagesat korrente të vitit, në formën e shpenzimeve operative dhe atyre kapitale. Nëse detyrimet potenciale të mbetura prej 1.3 miliardë eurosh do të llogariteshin si borxh, atëherë borxhi i përgjithshëm qeveritar do të rritej menjëherë me 9.5 pikë përqindje, duke e çuar atë në 93% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 83% që pritet të mbërrijë në fund të 2020-s, sipas FMN-së.

-Së dyti, nëse rrezikohet që pagesat e koncesioneve të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm, qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku veprimi që sjell më shpejt para në buxhet është rritja e taksave. Pasi i pezulloi dhe uli një pjesë të pagesave për 2020, pas krizës së Covid-19, për vitin e ardhshëm qeveria është detyruar t’i rikthehet normalitet, duke dyfishuar pagesat për koncesionet në 14.4 miliardë lekë, ose rreth 120 mln euro.

Edhe për 2021, financat presin që të ruhet rregulli fiskal, në nivelin e 3.7%, nëse kriza vazhdon dhe të ardhurat tatimore ulen, kryerja e pagesave të koncesioneve është e detyrueshme sipas kontratave, duke rrezikuar kalimin e kufirit prej 5%.

-Së treti, ka munguar një analizë e qartë kosto-përfitime dhe ndarje rreziku, nëse zgjedhja për t’i dhënë shumë shërbime me koncesion ka qenë alternativa më e mirë. Përvoja po tregon se në shumë raste, kostot kanë rezultuar të fryra dhe vazhdojnë e rriten pa kontroll, apo se kompanitë po i gëzohen një fitimi të sigurt pa marrë përsipër asnjë rrezik (si në rastin e koncesioneve në mjekësi). Vetë Financat kanë pranuar se për shumë projekte koncesionare, rreziku financiar është marrë përsipër nga shteti./O.Liperi-Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Patozi e thotë publikisht/Ja pse nuk jep dorëheqjen Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Ndihma ekonomike/ PD: Qeveria ka futur në skemë persona me vila dhe makina‏

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Vendimi i opozitës surprizon Edi Ramën

LEXO EDHE:  Protesta/Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE