Connect with Us

Kukësi prish boshtin e ekipit, ja titullarët e larguar

Sport

Kukësi prish boshtin e ekipit, ja titullarët e larguar

Publikuar

-

Nga Kukësi janë larguar deri më tani lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, pikërisht golashënuesi më i mirë, Vasil Shkurtaj, e me radhë Kristal Abazaj, Valon Ethemi, Besar Musolli dhe Eduart Rroca.

Gjithashtu, nuk janë më pjesë e skuadrës edhe Ilir Avdyli, Gëzim Krasniqi dhe Markovanbasten Çema. Klubi i ka kompensuar këto largime me disa afrime të rëndësishme, si Telushi, Demiri, Eze, Gashi, Horiç etj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

COVID-i nuk kursen as Ronaldinjon, legjenda braziliane rezulton pozitiv. Ja gjendja e tij

Publikuar

-

Nga

Një tjetër legjendë e futbollit është prekur nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për brazilianin Ronaldinjo. Ka qenë vetë 40-vjeçari, i cili ka konfirmuar se është pozitiv dhe nuk ka simptoma. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Si të mos mjaftonin telashet me drejtësinë, disa muaj më parë, ku u arrestua në Paraguaj, me pasaporta falso, legjenda braziliane duhet të përballet tani edhe me virusin që po bën namin në gjithë botën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Juventus dhe Verona

Publikuar

-

Nga

Juventusi pret në shtëpi Helas Veronën, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A. Bardhezinjtë e Pirlos do të kërkojnë të rikthehen të fitorja në kampionat, pas barazimi 1-1 ndaj Krotones një javë më parë. Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi Verona na ka mësuar se di t’iu hapë probleme skuadrave të mëdha.

Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin. Mungesat te “Zonja e Vjetër” do të jenë të shumta, teksa nuk janë të gatshëm për sfidën e sotme, Kristiano Ronaldo, Aleks Sandro, Xhiorxhio Kielini, Federiko Kieza, dhe Matajs De Ligt.

Në formacionin me skemë 3-4-1-2, Pirlo ka vendosur në qendër të sulmit Moratën me Dibalën, teksa pas tyre do të jetë Ramsej, në mesfushë startojnë, Kuadrado, Artur, Rabio dhe Bernardeski. Demiral, Bonuçi dhe Danilo formojnë treshen e mbrojtjes, teksa pas tyre në portë qëndron Shezni.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme nga Italia, Ikardi drejt transferimit te Milani në janar

Publikuar

-

Nga

Mauro Ikardi u largua para një sezoni nga Interi për të kaluar te francezët e PSG-së, por sulmuesin argjentinas mund ta shohim përsëri në Serinë A, ose më saktë në Milano.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, drejtuesit e Milanit po punojnë për afrimin e disa lojtarëve me kualitete në janar dhe një ndër ta është edhe Ikardi. Drejtuesit kuqezi, po përgatisin ofertën për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja për serbin, do tentohet Zherman Pecela.

Megjithatë goditja e madhe në janar mund të jetë në repartin e sulmit, aty ku thuhet se “Djalli” po mendon për Ikardin. Sulmuesi argjentinas nuk po gjen hapësira te PSG-ja dhe bashkëshortja Vanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe agjentja e tij, po punon për të gjetur një skuadër të re.

Për këtë arsye në skenë ka dalë Milani dhe thuhet se drejtuesit po punojnë në fshehtësi për të arritur një marrëveshje për ish-sulmuesin e Interit. Thuhet se kuqezinjtë kanë gati 10 milionë euro për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 40 milionë euro, plus disa bonuse të caktuara.

LEXO TE PLOTE