Connect with Us

“Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika”/ Gjiknuri: Asnjë vend evropian s’i ka

Politikë

“Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika”/ Gjiknuri: Asnjë vend evropian s’i ka

Publikuar

-

"Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika"/ Gjiknuri: Asnjë vend evropian s’i ka

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili e përfaqëson në diskutimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, sqaroi se propozimi i socialistëve për listat e hapura “nuk është i pjesshëm” pasi “u jep qytetarëve të drejtën për të votuar këdo kandidat në listë” ndërkohë që këmbënguli se koalicionet parazgjedhore janë “taktikë zgjedhore” dhe formulë atipike e kandidimit, e cila nuk përdoret në asnjë vend të Evropës.

“Ligji e ka përcaktuar se partitë mund të grupohen në koalicione, përcaktojnë një parti lider, koalicioni parazgjedhor nuk ekziston, nuk është ndonjë formulim i konsoliduar juridik që njihet, por një taktikë elektorale, pra tre nivele ndarjesh mandati, pse duhet ta lejoj unë atë kur Kushtetuta e ka hequr fjalën koalicion, tradita evropiane e sotme nuk e kanë këtë definicion pse duhet të pranojmë një traditë që është thyer, ka ndonjë vend evropian që e ka këtë?! S’ka, është thjeshtë formulë matematikore, mbledhje e një taktike elektorale, mblidhemi bashkë, mbledhim votat e koalicionit, përdorim formulë tjetër si do të përfitojmë brenda partive dhe pastaj formula për hapjen e listave… dhe kjo do të sjellë edhe vonesë edhe komplikim në numërim, është formulë jotipike nuk ekziston,” – këmbënguli Gjiknuri në emisionin Ilva Now të gazetares Ilva Tare, i cili pretendoi se përmes kësaj formule votat e partive të vogla mblidhen duke iu faturuar partive të mëdha.

“Pse s’e ka njeri këtë metodë? Dolëm ne më të mençurit?!” – pyeti ironikisht Gjiknuri, ndërkohë që iu shmang komentit se në të tillë formulë koalicioni parazgjedhor PS erdhi në pushtet në vitin 2013.

LEXO EDHE:  "Verifikimi i kandidatëve shpikje me gjethe fiku"/ Topalli: Çfarë po fsheh Basha

Në fjalën e tij Gjiknuri rikujtoi disa herë se ndryshimet e Kushtetutës e diktojnë ndryshimin e kodit zgjedhor. Ai tregoi se brenda PS-së ka pasur përplasje për nisjen dhe vazhdimin e diskutimeve me opozitën jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, kjo në një kohë kur opozita i dogji mandatet dhe doli jashtë institucioneve kushtetuese.

I pyetur nëse ka më kohë për realizimin e identifikimit elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Gjiknuri tha se nuk mund të përgjigjej konkretisht, por kujtoi se në ligj ka një hapësirë për procedura të përshpejtuara me kompani të specializuara.

“I takon KQZ-së që të vendosë, KQZ që shpresoj që të zgjidhet në tetor dhe nëse punohet edhe me mbështetjen e BE-së me ekspertizë të mirë, shpresoj të realizohet,” – tha Gjiknuri.

Për sa i përket pragut zgjedhor, të propozuar në nivel kombëtar 3 për qind, Gjiknuri tha se ky prag është i pranueshëm, pavarësisht se ai ka qenë rajonal. Ai tha se propozimi mbetet për t’u diskutuar, ndërkohë që më tej e mbrojti atë duke thënë se partitë duhet të tregojnë që kanë mbështetje.

“Parti që s’kanë peshë elektorale, për çfarë duhet të gjallojnë në jetën politike? Pse rri një parti që s’është në gjendje të marrë 40 mijë vota?!” – tha Gjiknuri, i cili iu shmang përballjes me llogarinë se kaq vota përkojnë me rreth 4-5 mandate.

Në fund Gjiknuri tha se shumica socialiste është e hapur për kompromise, por pa cenuar thelbin e propozimeve të saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër prokurorë të SPAK, kallëzohen penalisht/ Akuza se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumenta

Publikuar

-

Nga

Katër prokurorë të SPAK, kallëzohen penalisht/ Akuza se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumenta

Shtatë oficerë të cilët janë skualifikuar nga gara për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit.

Treshja e komisionit Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas tyre procesi është manipuluar dhe kërkojnë nga vënien e tyre para përgjegjësisë. “Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë, një ditë më parë kanë qenë kandidatët e skualifikuar në testin fizik ata që i janë drejtuar Gjykatës Administrative për të ankimuar rezultatet e raundit të dytë të vlerësimit.

Në paditë e përpiluara prej tyre kandidatët shprehen se në testin fizik nuk ka pasur përcaktim të kritereve dhe pikëve siç ishin përcaktuar në fazën e parë, atë të testit logjik.

LEXO EDHE:  Nga Dua Lipa tek Maluma/ Lista e fituesve të MTV VMA-s 2020

LEXO EDHE:  Covid-19 shkakton shifra shqetësuese/ Propozohet të merren masa shtesë

Gara për oficerë në Byronë Kombëtare të Hetimit është tashmë në fazën e fundit, atë të esesë. Pak ditë më parë aplikantët iu nënshtruan testit fizik, ku vetëm 103 prej tyre kaluan me sukses këtë fazë.

Kandidatët e skualifikuar pretendojnë se në këtë fazë të garës nuk pati transparencë dhe as kritere të përcaktuara lidhur me pragun e pikëve në disiplinat e testit fizik. Për këtë nuk kanë munguar komentet negative ne drejtim të ambasadës amerikane që mbështet krijimin e BKH-së, ndërsa mësohet se disa prej kandidatëve që kanë pretendime, do t’i drejtohen instancave me një kallëzim penal për manipulim të rezultateve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kodi Zgjedhor në Venecia/ Varhelyi reagon sërish: Kuvendi të presë opinonin para se ta rivotojë

Publikuar

-

Nga

Oliver Varhelyi

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kënaqësinë që ai e mirëpret një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Varhelyi i rikujton Ramës se do të ishte e matur të presë opinionin nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.

“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama takon gjeneralin në Bejrut/ Po kthehemi në atdhe bashkë me fëmijët

Publikuar

-

Nga

Rama takon gjenralin në Bejrut/ Po kthehemi në atdhe bashkë me fëmijët

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka udhëtuarnjë ditë më parë drejt Libanit, ku është takuar në Beirut me gjeneralin Abass.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se e ka falenderuar për ndihmën për shpëtimin e katër fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.

“Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Vokshi përplaset në studio me deputetin: Ti dhe Rama do ndëshkoheni

LEXO EDHE:  "Verifikimi i kandidatëve shpikje me gjethe fiku"/ Topalli: Çfarë po fsheh Basha

LEXO TE PLOTE