Connect with Us

Ishte kthyer në makthin e qytetarëve/ Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Kronika

Ishte kthyer në makthin e qytetarëve/ Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Kanosi një shtetas për dëshmi të rreme para drejtësisë/ E pëson keq 46-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi D. T., 41 vjeç. Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Në vijim të veprimeve të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, dyshohet se ky shtetas, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I vuri zjarrin banesës së babait/ Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

I vuri zjarrin banesës së babait/ Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arestuar një 41-vjeçar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij.

Në pranga ka rënë I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”. Sipas bluve të kryeqytetit arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Heroina e sekuestruar në Elbasan/ Kapet “koka” e shpërndarjes së lëndës narkotike

Publikuar

-

Nga

Heroina e sekuestruar në Elbasan/ Kapet “koka” e shpërndarjes së lëndës narkotike

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në Elbasan, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndihmonin klandestinë nga Lindja e Mesme për të shkuar në BE/ Tre të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Ndihmonin klandestinë nga Lindja e Mesme për të shkuar në BE/ Tre të arrestuar në Tiranë

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Storm”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

LEXO EDHE:  Kapet me armë pa leje/ Në pranga 44 vjeçari

•O. C., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE