Connect with Us

Ilir Daja flet për bojkotin e kampionatit: Kryeministri i di hallet tona

Sport

Ilir Daja flet për bojkotin e kampionatit: Kryeministri i di hallet tona

Publikuar

-

Partizani, ashtu si 9 skuadrat e tjera të Superiores, ka zbritur të shtunën në fushë sipas kalendarit të javës së dytë, ku ishte mysafir i Kukësit. Në këto ndeshje nuk ka pasur vërshëllima arbitrash, pasi ekipet u paraqiten në fushë për të protestuar. Skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes janë rreshtuar në fushë dhe kapitenët kanë lexuar peticionin drejtuar qeverisë për zbatimin e kërkesave të bëra nga Liga.

Situata duket disi e pazakontë për futbollistët dhe stafet teknike, të cilët prioritet kanë përgatitjet dhe paraqitjet në ndeshje. Trajneri Ilir Daja, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas “adetit” që skuadrat bënë në fushë, jep mesazhin e tij për situatën e krijuar dhe zbatimin e kërkesave nga qeveria.

Jo vetëm për Dajën, por për mbarë komunitetin sportiv, dëshira është që të nisë kampionati, gjë të cilën ata e treguan edhe gjatë pandemisë. Daja shpreson që palët të gjejnë mirëkuptimin dhe ka besim se kryeministri, si një ish-sportist, do ta përkrahë sportin shqiptar. “Na vjen keq që nuk luhet futboll, sepse ne e treguam edhe në momentin e pandemisë, ku fusha të tjera ishin të izoluara dhe tentuam të dilnim dhe të zhvillonim kampionatin. Por, sigurisht që i bashkohemi nismës që ka marrë komuniteti i futbollit për plotësimin e atyre pikave që tashmë dihen dhe shpresojmë në mirëkuptimin e qeverisë me në krye kryeministrin, sepse ai i di më shumë hallet tona, meqenëse është vetë i fushës si ish-sportist.

Shpresojmë në mirëkuptim për ta zgjidhur sa më shpejt në mënyrë që edhe sporti të ketë një tjetër mbështetje nga bizneset, sepse është një fushë ku të gjithë e kanë në vëmendje. Shpresoj që ky lloj suporti të kthehet në një bonus në të mirë edhe për shtetin, sepse duke u fuqizuar sporti dhe me formalizimin e tij, mund të mblidhen më shumë të ardhura nga sporti”, u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit.

PROBLEMI I SHTYRJES – Partizani nuk bën dot merkato dhe trajnerit i duhet të bëjë prova, si dhe për dëmtimet që ka ekipi, shtyrja mund të quhet e favorshme. Por, për trajnerin Daja shtyrja pa datë fillimi përbën problem, pasi kushtëzon punën dhe planet e stafeve. “Shtyrja ka të mirat dhe problemet e veta për çdo ekip, kjo nga gjendja që kalon. Gjithsesi, fillimi do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe problemi i shtyrjes mbetet mospasja e një date se kur nis kampionati. Data ka shumë rëndësi, pasi duhet të programosh ngarkesën stërvitore, si dhe planin që duhet të ndjekë skuadra në këtë periudhë”, u shpreh në fund trajneri Daja për “Panorama Sport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Përplasja me Gjicin?” Duro: Unë iu vendos vijën e kuqe presidentëve

Publikuar

-

Nga

U bënë afro tetë muaj që kur Kukësi shkarkoi Shpëtim Duron. Trajneri ka evituar jo pak komentet pas atij largimi, por tashmë rikthehet të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, jo vetëm për klubin verilindor, por duke prekur disa nga temat më të nxehta që shqetësojnë aktualisht futbollin shqiptar.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë bojkot”, ka thënë ndër të tjera 60-vjeçari, i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar skuadra si Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Besa, Apolonia, Bylis, por gjithashtu Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit.

Zoti Duro, çfarë përshtypje iu bën fakti që jemi aktualisht i vetmi vend në Europë pa futboll dhe a mendoni se bojkoti i kampionatit është i drejtë?

Sigurisht që nuk e prisja që të mos kishte kampionat dhe akoma më tepër që të zgjaste kaq shumë. Më ka bërë përshtypje për faktin sepse jemi i vetmi vend në Europë që nuk po luhet futboll dhe për mua kjo është shumë. Do të hyjë në histori dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë kush e ka. Është një problem i madh dhe madje edhe në vitit 1997, mbaj mend që ishte situatë e jashtëzakonshme lufte, por ama kampionati e kupa përfundoi.

Nuk dua të marr rolin e gjyqtarit se kush është fajtor, qeveria apo federata, por për mua si njeri i futbollit më bën përshtypje. Dua të shoh futboll dhe si mua e shumë të tjerëve na mungon. Mendoj se futbolli duhet të nis sa më shpejt për të gjithë.

Ju jeni likuiduar pas largimit si trajner nga Kukësi?

Nuk dua të flas për likuidimet, sepse me vjen zor ta hap këtë problem. Pengu im është që nuk më lanë ta çoja kampionatin dhe kupën deri në fund, që të jepja llogari para presidentit dhe drejtuesve, që nëse nuk do të realizoja objektivat, t’i jepnim dorën njëri-tjetrit dhe të ndaheshim si burrat, pasi lekët nuk më interesojnë fare.

Për çfarë ndieni më tepër keqardhje nga periudha kur drejtuat Kukësin?

Di të them që bashkë me stafin kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë dhe profesionale gjatë gjithë sezonit. Megjithëse, kemi luajtur në fusha të ndryshme, kemi kryesuar kampionatin në pjesën më të madhe të kohës. Pengu im është që nuk më lanë të realizoja objektivat. Ika në një moment që kisha një javë që kisha zbritur nga vendi i parë në vendin e dytë, isha katër pikë larg Tiranës kur ishin 36 pikë në lojë, si dhe gjysmëfinalja e Kupës.

Isha tërësisht brenda objektivave dhe isha i bindur që do të fitoja kampionatin ose kupën, sepse i kisha objektivat në duar. Ky është pengu që nuk më lanë të punoja deri në momentet e fundit me skuadrën që kisha bërë pjesën më të madhe të punës, duke bërë dy faza përgatitore shumë të mira, si në verë dhe në dimër.

Kisha një skuadër shumë të mirë, kontroll absolut dhe çuna të lidhur në marrëdhëniet me njëri tjetrin. Kjo është keqardhja më e madhe. Nuk mbaj përgjegjësi as për kampionatin, pasi isha në kulmin e punës, por nuk më lanë të vazhdoja. Ky është pengu im, që nuk m’u dha mundësia të shkoja deri në fund.

Flitet për një përplasje mes jush dhe presidentit Gjici në dhomat e zhveshjes në një ndeshje kundër Tiranës. Si është e vërteta?

U bë një kohë e gjatë që kur jam larguar nga Kukësi dhe këtë periudhë nuk kam preferuar të bëjë komente, pasi nuk më pëlqejnë këto gjera. Di që kam bërë një punë jashtëzakonisht serioze, por nuk do të flas për problemet që kemi pasur, pasi nuk është normale dhe nuk ka vlerë te ne. Jam një trajner ndoshta me më shumë përvojë në kampionatin shqiptar, kam punuar te të gjitha skuadrat e nivelit më të lartë si në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë.

Kam ruajtur marrëdhënie të mira me të gjithë presidentët, duke qenë ndër ata trajnerë që kam punuar dhe jam rikthyer për së dyti në klube si Partizani dhe Shkëndija e Tetovës me të njëjtat stafe. Unë jam nga ata trajnerë që duhet të ketë edhe shumë të tjerë, që duhet t’i tregojë vijën e kuqe presidentit brenda punës së tij profesionale. Pra, secili duhet të ketë personalitet në punën dhe pozicionin e tij. Nuk dua ta zgjas më shumë për problemet e tjera.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpërthen trajneri i Besës: Ka një kufi edhe shtyrja e kampionatit

Publikuar

-

Nga

Pritja për startin e sezonit ka kaluar çdo kufi dhe kjo situatë e ka nervozuar trajnerin e Besës, Ndriçim Kashami. Sipas tij, miqësoret nuk garantojnë ruajtjen e parametrave që kërkohen për një ekip i cili synon Superioren. “Shtyrja pa fund e kampionatit e penalizon Besën dhe ekipet me synime madhore. Ndryshe është për ekipet që thjesht luajnë një sezon për statistikë.

Na duhet të mendojmë për shumë komponentë, të cilët të çojnë te suksesi i pritshëm. Jemi të detyruar të mendojmë deri në detaje çdo ndeshje dhe çdo kundërshtar. Kemi nisur përgatitjet që në korrik dhe them se u zgjat ca si shumë starti. Vjen një moment dhe thua: Çfarë duhet të bëjmë tani? E kemi mbushur kohën me miqësore për të ruajtur treguesit fiziko-taktikë dhe deri tani jam i kënaqur nga gjendja, futbollistët janë në formë optimale, por shpresoj që gara të nisë sa më shpejt”, u shpreh Kashami.

KACBUFI-SHIMAJ – Trajneri i Kombëtares U-20, Ilir Biturku, ka besuar te dy mbrojtësit e Besës, Alesandro Kacbufi dhe Egzon Shimaj, duke i grumbulluar në ekip. Jashtë listës kanë mbetur Bledar Lila dhe portieri Ilir Dobjani, të dy titullarë me kavajasit.

MIQËSORE ME VLLAZNINË – Besa e ka rritur “pjacën” dhe kundërshtari i radhës në miqësore është Vllaznia. Pas Tiranës, kavajasit do të ndeshen edhe me shkodranët në “Loro Boriçi” ditën e shtunë. Besa ndeshjen e parë të kampionatit e ka në transfertë ndaj Lushnjës, ndaj dhe miqësoren po e luan jashtë fushe.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merkatoja u mbyll, Skënderbeut i mbeten dy lojtarë në Ganë

Publikuar

-

Nga

Merkatoja u mbyll, por Skënderbeu është ende në pritje dhe nuk po pret ndonjë përforcim të ri, por lojtarët që i ka federuar tashmë. Bëhet fjalë për ganezët, të cilët nuk kanë ardhur që të gjithë. Edhe pse klubi kishte projektuar 4 të tillë, vetëm 2 javë vënë nën urdhrat e Julian Ahmatajt. Nëse Denis Dovouna dhe Samuel Armah po stërviten me grupin, nga dy të tjerët vetëm njëri ka shanse që t’u bashkohet korçarëve.

E megjithatë, siguri ende nuk ka. Afati i ardhjes mbetet i papërcaktuar. Gazeta mëson se Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast. Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.

Burime nga klubi thonë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë për një pubalgji dhe kjo e pengon 18-vjeçarin të bashkohet direk me ekipin në këtë “dritare” transferimesh. Vetëm pasi të zgjidhë problemet fizike, mbrojtësi i linjës së majtë mund të marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe t’i bashkohet grupit.

LEXO TE PLOTE