LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dogji burrin dhe vjehrrën të gjallë/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysnie Hoxhallarin

21 Shtator 2020, 18:24, Kronika CNA
Dogji burrin dhe vjehrrën të gjallë/ Prokuroria kërkon burg

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar burg përjetë për Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të cilët dy vite më parë vranë nënë e bir, Selkei e Olsi Hoxhallari, dhe më pas dogjën shtëpinë.

Selkie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të djegur në banesën e tyre në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.

Fillimisht ngjarja në atë kohë u raportua si aksidentale, pra djegie për shkak të pakujdesisë,por policia mblodhi prova të mjaftueshme, duke arritur në përfundimin se viktimat ishin qëlluar dhe mbytur e më pas ishin djegur.

Vrasjen në atë kohë e ka marrë përsipër Kasem Pirjasi (26 vjeç kur ndodhi ngjarja), duke thënë para togave të zeza se ishte në një lidhje me Hynsie Hoxhallarin, gruan e Olsi Hoxhallarit dhe nuse e Selkies.  Ndërkohë, Hysnia, ka thënë se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Asokohe gjalli edhe reagimin e opinionit publik,ndërsa është tashmë prokuroria që pas mbylljes së hetimeve,rreth dy vjet pas krimit makabër ka kërkuar burg përjetë për dy autorët e kësaj ngjarjeje./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga