Connect with Us

“Do të jetë garë e fortë”, Batha: Kemi shanset tona ndaj Jang Bojs, Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës

Sport

“Do të jetë garë e fortë”, Batha: Kemi shanset tona ndaj Jang Bojs, Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës

Publikuar

-

Idi Batha në karrierën e tij ka kaluar shumë sfida dhe një tjetër sfidë e pret tashmë me bardheblutë, këtë herë në arenën europiane ku në “play off”-in e Europa League, shorti e ka vendosur përballë Young Boys-it, një kundërshtar i frikshëm në letër, por në fushë kurrë mos thuaj kurrë.

“Futbolli ka treguar që edhe ekipet që nuk janë favorite, mund të fitojnë një ndeshje. Megjithatë dihet që favoritë janë zviceranët dhe ne duhet të bëjmë maksimumin”, tha Batha.

Bojkoti i Superiores po kthehet në një problem për klubet, që presin të nisin sezonin e tyre, por këtë periudhë Batha e shfrytëzoi për t’u riaftësuar pas dëmtimit dhe për të fituar formën e duhur për të dhënë kontributin e tij dhe në përballjen europiane.

“Personalisht më bëri mirë shtyrja e kampionatit, duke pasur parasysh edhe dëmtimin që pata. Tani shpresoj që të gjendet një zgjidhje, pasi nuk mund të rrimë pa futboll. Pushuam për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë dhe një tjetër ndalesë edhe tani, mund të na penalizojë jo pak. Them se jam 90% i rikuperuar dhe deri ditën e ndeshjes do të jem gati për të luajtur nga fillimi”, tha mesfushori.

Me mendjen nga Europa por dhe kampionati, ku Batha shpreson të mbrojë titullin me bardheblutë, në një sezon që e pranon se do të ketë jo pak rivalitet.

“Nuk mendoj që kemi vetëm Kukësin rival për titull, pasi në garë janë 3-4 ekipe. Diferencat janë shumë të vogla në Shqipëri dhe Teuta është një kundërshtar i fortë, ndërsa edhe Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës në pankinë, ndaj do të jetë një garë e fortë”, u shpreh Batha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Bayern Munich-Atletico Madrid/ Notat e lojtarëve, ja kush ishte lojtar i ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Bayern Munich ka marre fitore ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Ligës së Evropës kanë dërguar mesazh se mbesin pretendent për të fituar këtë garë edhe në sezonin e ri.

Kingsley Coman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, kur shënoi për 1:0.

Në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0.

Corentin Tolisso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se Kinglsey Coman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Bayerni pa mëshirë ndaj Atleticos, Interi i shpëton humbjes

Publikuar

-

Nga

Janë luajtur mbrëmjen e sotme, gjashtë sfidat e xhiros së parë në grupet e Champions League. Bayerni e nis atje ku e la: te goleada. Gjermanët kanë mposhtur pa mëshirë 4-0 Atletico Madridin. Në ndeshjet e tjera, Interi ka barazuar ne shtepi 2-2 me Gladbah, City ka fituar 3-1 ndaj Portos Liverpooli ka mundur 0-1 ne transfertë Ajaxin./ CNA.al

REZULTATET 

AJAKS-LIVERPUL 0-1
Tagliafico (out)

BAJERN MYNIH-ATLETIKO MADRID 4-0
Koman (2), Goretzka, Toliso

INTER-BORUSIA MYNSHENGLABAH 2-2
Lukaku, Lukaku/
Bensebaini 

MANÇESTER SITI-PORTO 3-1
Aguero, Gundogan/ Luis Diaz

MIDTJILAND-ATALANTA 0-4
Zapata, Gomez, Muriel

OLIMPIAKOS-MARSEJ 1-0

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Disfata ndaj Shakhtar, Modriç befason me deklaratë

Publikuar

-

Nga

Humbja në Ligën e Kampioneve me Shakhtar Donetskun ka shkaktuar zhgënjim në kampin e Realit. Mesfushori veteran Luka Modriç u shpreh pas humbjes me ukrainasit 2-3 se “El Klasikoja” e të dielës me Barcelonën është një shans i mirë për të rikuperuar gabimet dhe dëmet e shkaktuara.

“Në pjesën e parë nuk ishim aspak konkurues, në pjesën e dytë u përmirësuam dhe ashtu ndodhi, por nuk ishte e mjaftueshme për të barazuar ndeshjen. Duhet të bëjmë më mirë, na mungoi besimi sot. Është diçka e mirë që ndeshja e radhës vjen menjëherë dhe kemi për detyrë të bëjmë akoma më mirë. Zidan na tha në pushim të ndeshjes se duhet të ushtrojmë akoma më shumë trysni. Është një humbje e rëndë, jemi të sigurtë që do të përmirësohemi”, deklaroi Modriç pas ndeshjes me Shakhtarin.

LEXO TE PLOTE