LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do përmbysë mediokritetin”/ Ngjela për mbledhjen Shqipëri-Kosovë: Duhet urgjentisht të krijohet…

21 Shtator 2020, 18:38, Politikë CNA
“Do përmbysë mediokritetin”/ Ngjela për mbledhjen

*Në 25 shtator është vendosur mbledhja e përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.

Mbledhja do të mbahet në Shkodër.

Gjjthsesi, duke u nisur nga fakti që deri tani, të dyja qeveritë, nuk kanë pasur kurajë të bënin marrëveshje të karakterit politik dhe ekonomik, a janë tërhequr tani për të ecur drejt shqiptarizmit, dhe të kenë parasysh këto pyetje:

1. A ka pasur deri tani ndonjë investim të përbashkët Shqipëri-Kosovë në fushën e prodhimit, në energjetikë, në fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë, etj., i cili të jetë fillimi real i mendimit konkret për bashkimin kombëtar?

Jo, asnjë. Pse?

Ne që e njohim historinë e hidhur të Shqipërisë, kemi të drejtë të themi se të dyja palët, sidomos Tiranën politike, nuk i ka lënë Athina dhe Beogradi, pasi i ka korruptuar liderët në mënyra të ndryshme.

Po tani, politika amerikane, a do t’i detyrojë ta bëjnë një marrëveshje të tillë,  pavarësisht se edhe këta liderë mund të jenë nën detyrim korruptiv?

Politika amerikane duhet ta vendosë me forcë, patjetër këtë detyrim, sepse kjo është një kërkesë historike.

2. A kemi deri tani ndonjë projekt të rëndësishëm politik për unifikimin e tregut të Shqipërisë me atë të Kosovës?

Deri tani nuk ka gjë. Kemi marrëvrshje të këtij lloji midis Tiranës dhe Beogradit dhe Beogradit dhe Prishtinës; por asnjë marrëveshje të tillë midis Tiranës dhe Prishtinës politike. E kuptoni se çfarë qeverish i drejtojnë shqiptarët në të dy shtetet e tyre sot?

Pse janë të tilla? Sigurisht, sepse është ajo arsyeja e parë që theksuam më lart…

Po politika amerikane,  nuk do t’i detyrojë ta ndryshojnë këtë rrjedhë?

Sigurisht që duhet të ndërhyjë dhe t’i detyrojë të dyja palët që të hyjnë në një kooperim historik të të dy shteteve, për të hapur udhën e strukturuar drejt bashkimit kombëtar.

Çfarë hapash të tjerë duhet të hedhin?

Urgjentisht duhet të krijojnë një fondacion me drejtim ekspertësh ndërkombëtarë. Fondacioni duhet të ketë një fond të lirë prej 500 milionë ose 1 miliardë eurosh, për të ngritur Universitetin shqiptar prestigjioz të nivelit të lartë, sepse të dy shtetet shqiptare kanë nevojë urgjente që të investojnë në intelekt.

Shqiptarët ende nuk kanë më, një Universitet të nivelit Europian, as në Tiranë e as në Prishtinë. Kjo kohë e kërkon si domosdoshmëri historike.

Kriza aktuale e të dy shteteve shqiptare konsiston sot në formimin akademik. Ka një degradim të botës akademike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kjo, është rrjedhojë e pagesave antishqiptare ose pasojë e paaftësisë së shqiptarëve në këtë kohë, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të kuptohet se Shqipërisë, në të dy shtetet e saj, i duhet investim direkt në intelektin më cilësor të saj, duke i dhënë mundësi ekselencës shqiprare të studiojë në një universitet shqiptar të nivelit të lartë.

Kjo do të sjellë përmbysjen reale të mediokritetit në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm një Universitet i tillë do t?u jepte shqiptarëve mundësinë e krijimit të profesionit të lartë dhe krijimit real të shkencës shqiptare, sepse sot, me dhimbje, duhet ta pranojmë se në Shqipëri nuk ka një shkencë shqiptare.

Dhe kurrë mos mendoni që kjo gjendje është krijuar nga rasti. Jo. Por do të jetë  SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit që do t’ua bëjë të qartë shqiptarëve të gjithë ligësinë antishqiptare të të korruptuarve të nivelit të lartë në Shqipëri.

Lajmet e fundit nga