LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga atentati në Astir/ 20 vjeçari “mori hak”se u kritikua për konsumimin e hashashit

21 Shtator 2020, 10:31, Kronika CNA
Detaje nga atentati në Astir/ 20 vjeçari “mori hak”se u

Zbardhet atentati i ndodhur pasditen e kaluar në Astir. Policia ka identifikuar të riun që qëlloi me armë zjarr 45-vjeçarin Spartak Beqaraj dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Mësohet se janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë. Është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.

Mehmetaj është kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi Gjykata ka vendosur masë sigurie ?arrest në burg? për një tjetër ngjarje.
Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe. Ata akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa 20-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje.

Siç raportohet i plagosuri dhe autori i dyshuar jetojnë në të njëjtin pallat ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak se 45-vjeçari i ka kërkuar të mos konsumojë lëndë narkotike në ambientet e pallatit ku banonin./CNA.al

Lajmet e fundit nga