Connect with Us

COVID-19 / Tkurret shitja e artikujve kozmetikë, kryesisht buzëkuqi

Bota

COVID-19 / Tkurret shitja e artikujve kozmetikë, kryesisht buzëkuqi

Publikuar

-

Shfaqja e virusit vitin e kaluar ne Kinë ka sjell ndryshime rrënjesore në mënyrën si projektohej bota.

Sot janë domosdoshmëri përdorimi i maskave, por kjo gjë ka sjell një tkurrje të mprehtë të shitjeve të artikujve kozmetikë, ndërkohë që janë rritur shitjet në sektorin e higjienës personale.

Në fund të vitit 2020 do të ketë një rënie të xhiros globale prej 11,6% për artikujt kozmetikë, përfshirë buzëkuqin.

Momentalisht sektori i bukurisë  është në pozicionin e pestë për sa i përket rënies së regjistruar të të mirave materiale.

LEXO EDHE:  "Nuk ishte aspak e lehtë"/ Moderatori fiton betejën me Covid-19

Sipas sondazheve, një e treta e europianëve do t’i zvogëlojnë më tej shpenzimet e tyre përsa i takon blerjes së artikujve kozmetikë, ku buzëkuqi zë një vend të rëndësishëm.

Sipas të dhënave, shpenzimet e europianëve për artikujt e kozmetikës do të rikthehen në nivelin e vitit 2019 vetëm në vitin 2024.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Floridas, ndërsa rivali i tij demokat ishte në Pensilvania në një aktivitet fushate.

Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrimin nga Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën e tij kryesore gjë që bën të mundur që ai tani të votojë në Florida.

“Ishte votim krejt i sigurtë. Çdo gjë ishte perfekt,” tha presidenti në komente për gazetarët kur po largohej nga biblioteka e qytetit Palm Beach, e cila po përdoret si qendër votimi. “Ishte nder që votova”.

Kur u pyet për kë kishte votuar, presidenti u përgjigj “Për njërin që quhet Trump”.

Presidenti e vazhdoi ditën me një aktivitet fushate në Lamberton të Karolinës së Veriut. Ai ka gjithashtu plane për fushatë në Sërkëllvill të Ohajos dhe Uokesha të Uiskonsinit.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 pacientë, konfirmohen dhe 183 raste të reja

LEXO EDHE:  Kalvari i një nëne për të sjellë në jetë foshnjën e saj/ Një ngjarje tronditëse dhe në kufijtë e të pabesueshmes

Ish-nënpresidenti Joe Biden, ndërkaq, zhvilloi aktivitet fushate ku pjesëmarrësit qëndruan në makinat e tyre, të parkuara në një qytezë në periferi të Filadelfias, një komunë ku zonja Clinton fitoi me një diferencë të ngushtë në 2016.

Fushata e kandidatit demokrat po përpiqet të zgjerojë mbështetjen edhe në Florida ku ish-presidenti Obama po zhvillon aktivitete në Majami në mbështetje të zotit Biden.

Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar deri tani. 100 milionë të tjerë pritet të hedhin votën para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale 2020./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Kosova i kthehet masave shtrënguese, nga nesër kufizohet lëvizja

LEXO EDHE:  "Nuk ishte aspak e lehtë"/ Moderatori fiton betejën me Covid-19

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë në atë vend për mundësinë e sulmeve terroriste në Stamboll dhe zona të tjera brenda vendit.

Përmes një paralajmërimi të publikuar të premten, misioni tha se kishte marrë “njoftime të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëbime ndaj shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përshirë sulme kundër Konsullatës së Përgjithshme amerikane, si dhe vende të tjera të mundshme në Turqi”.

Misioni paralajmëron shtetasit amerikanë që të tregojnë shumë kujdes në ndërtesa të mëdha zyrtare, qendra tregtare dhe objekte private ku mund të mblidhen amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj.

Misioni njoftoi se kishte ndërprerë sherbimin e vizave dhe veprime të tjera që ofrohen për amerikanët në zyrat e saj.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se paralajmërimi u lëshua “si rezultat i vlerësimeve të vazhdueshme të situatës së sigurisë” në atë vend por nuk dha detaje specifike në lidhje me faktorët që e kishin nxitur të publikonte paralajmërimin.

LEXO EDHE:  “Nuk ishte aspak e lehtë”/ Moderatori fiton betejën me Covid-19

LEXO EDHE:  Beteja kundër pandemisë/Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Paralajmërimi pasoi sulmet e fundit ajrore amerikane kundër forcave të al-Kaidës në Siri, përshirë një sulm të enjten ku u tha se udhëheqës të lartë terroristë po takoheshin.

“Grupi terrosit i al-Kaidës në Siri shfrytëzon paqëndrueshmërinë në pjesën veriore të atij vendi për të krijuar dhe mbajtur strehë të sigurta për të koordinuar aktivitetet,” paralajmëroi përmes një deklerate Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Provinca Idlib e Sirisë është baza e fundit e rebelëve në atë vend pas një dekade lufte. Forcat opozitare, ku përfshihen edhe luftëtarë xhihadistë, vazhdojnë të sprapsin sulmet nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad me ndihmën e ushtrisë turke./VOA

LEXO TE PLOTE