LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon lidhjen me ngjarjen në ish-Bllok/ Si u konfliktua Eldi Dizdari me Ervin Matën

21 Shtator 2020, 20:51, Kronika CNA
Artan Hoxha zbulon lidhjen me ngjarjen në ish-Bllok/ Si u konfliktua Eldi

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar lidhjen e Eldi Dizdarit me ngjarjen e rëndë të 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Hoxha tha se nga hetimet e policsë është zbuluar se konflikti fillimisht ka ndodhur mes Dizdarit dhe Ervin Matës dhe më pas u pasua nga një sherr që përfundoi me vrasjen e Fabjol Gaxhës.

Ai tha në emisionin ?Opinion? se policia shqiptare e shpalli në kërkim Dizdarin për zanafillën e konfliktit, pasi ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm gjatë shkëmbimit të zjarrit.

?Në rastin e ngjarjes që ka ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor, ku u plagos Ervis Martinaj, Eldi Dizdari është shpallur në kërkim policor, sepse nuk ka qenë i përfshirë direkt në ngjarje. Mes tij ka patur një fërkim me Ervin Matën dhe grupi i Ervis Martinit ka ndërhyrë pikërisht për të shuar këtë konflikt mes tyre.

Edhe në hetimet që ka prokuroria, edhe në makinën që është parë para lokalit në Bllok ku ka ndodhur ngjarja, fillimisht fërkimi ka ndodhur mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit dhe për këtë është shpallur në kërkim. Ai kërkohej për zanafillën, por nuk ka qenë i pranishëm në shkëmbimin e zjarrit?, tha gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga