Connect with Us

Artan Hoxha tregon arsyen/ Pse trafikantët shqiptarë janë zhvendosur në Dubai

Kronika

Artan Hoxha tregon arsyen/ Pse trafikantët shqiptarë janë zhvendosur në Dubai

Publikuar

-

Rotacioni politik nxjerr “nga vrima” krimin e organizuar/ Hoxha: Do kalojmë një vjeshtë dhe dimër të vështirë

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen se përse trafikantët shqiptarë janë larguar nga atdheu i tyre dhe janë zhvendosur në Dubai.

Hoxha tha se arsyeja parësore është investimi i parave që kanë grumbulluar nga aktiviteti kriminal dhe arsyeja e dytë është qëndrimi larg konflikteve.

Ai theksoi në emisionin “Opinion” se nëse ata vijnë në Shqipëri do të kenë konflikte me grupet që jetojnë këtu, ndërsa pretendon se nuk i kanë aspak problem autoritetet shqiptare.

LEXO EDHE:  Ora policore/ Paralajmëron zv.drejtori i policisë së Tiranës: S’do ketë tolerime

“Jetojnë grupet kryesore të trafikut të kokainës. Grupet shqiptare janë vendosur në Dubai me idenë që aty të investojnë para dhe e dyta që të qëndrojnë larg syrit të autoriteteve europiane. Shqipëria për ta është problem se mund të ketë konflikte mes grupeve, autoritetet shqiptare nuk janë problem për ta”, nënvizoi Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Bizneset peng i krimit”/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze, kush porositi atentatin e parë me dron

Publikuar

-

Nga

“Bizneset peng i krimit”/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze, kush porositi atentatin e parë me dron

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije se përfshirja e krimit në biznese është një tjetër kërcënim për mbarëvajtjen e tyre.

Nga studio e abc neës, Hoxha ka zbuluar edhe skemën sesi funksionin “pengmarrja” e biznesit nga krimi. Ai theksoi se gjobat e mëdha që u vendosen bizneseve i ka detyruar ato që të marrin para me fajde nga banditët e krimit dhe më pas ngelin të bllokuar në kontrollin e tyre.

Gjithashtu, gazetari Hoxha tha se gjurmimi i krimit në vendin tonë ka shumë mangësi pasi duhet të jenë vetë policët pa uniformë që duhet të bëhen njësh me qytetarët se ndryshe është shumë e vështirë për të bërë identifikimin e kriminelëve.

“Policia ka dhe një problem tjetër gjatë verës problemi i vërtetë në këto zona është gjurmimi i krimit të organizuar që nuk bëhet me punonjësit me uniformë dhe duhet që patjetër të gjurmosh kanabisit. Operacioni i fundit që u bë në Krujë tregoi se është e nevojshme se duhet doni për të gjetur parcelën. Policia e vetme nuk mund të bëjë e vetme asgjë, nëse në Tiranë kemi një zbulueshmeri më të mirë të krimit në qytetet e tjera nuk është një mundësi e tillë.

Goditja që krimi po u bën bizneseve duke u vënë gjoba dhe duke u dhënë para me fajde, kokaina sjell shumë lek dhe nuk i dërgon në bankë, por i jep me fajde bizneseve që janë në vështirësi. Bizneset ngelen peng i grupeve kriminale pasi marrin lekë për tyre. Duhet të ketë një taks forcë që duhet që të shikojë një fenomen të tillë që po u zë frymën biznesmenëve”, ka thënë gazetari.

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj infektohet me koronavirus/ Avokati flet për gjendjen shëndetësore

LEXO EDHE:  Merkel veçoi Shqipërinë nga Maqedonia/ Meta: Ishte e qartë, ne s’kemi dashur t’i plotësojmë kushtet

Ndër të tjera ai ka folur dhe për atentatin me dron ku thekson se është një strategji e ndjekur me kohë dhe e para që ka porositur një atentat të tillë ka qenë femër.

Sipas tij është shumë e vështirë që ti mbrohesh një atentati të tillë me dron siç ishte në rastin e Durrësit ku duket se qëllimi ka qenë ndryshe, por një gabim nga drejtuesi bëri që të zbulohet ai.

Rasti në Durrës që unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron që atentati i parë është porositur nga një femër bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është duk si e pavertete.

Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron, siç është dhe rasti i trafikut të kanabisit me avion. A e dini se në Shqipëri janë blerë dron ushtarat nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre. Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi, nëse e merr dronin për të bërë një gjë të tillë është vetëm specialisti për të montuar armën. Ja brenda tre muajve të fundit janë kapur pesë raste të minave me telekomandë ku një oficer policie u infiltrua brenda dhe erdhi mina, kur ne pamë snajperin që të godet në 3 km distancë këto grupe kriminale kanë mundësinë që të marrin gjithçka.  Ti mund të ruhesh nga toka por është  pamundur që të ruhesh nga lart, asnjë biznes në vendin tonë nuk mund të ruhet”, është shprehur Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Klodiana Lala zbardh itinerarin e trafikantëve të kokainës/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala zbardh itinerarin/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Autoritetet zvicerane përmes hetimeve zbuluan një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Gjermani dhe Zvicër.

Kreu i këtij grupi kriminal ishte një zjarrfikës shqiptar, Ndriçim Harka, i cili është arrestuar nga policia.

Kunati i Harkës, Etmond Merja është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi ka nisur në 2015 në një kanton të Zvicrës dhe më pas përmes përgjimeve është arritur të zbërthehet i gjithë aktiviteti.

Ka nisur me bllokimin e një sasie të vogël lënde narkotike, ku është arrestuar një shtetas shqiptar, i cili është vënë nën përgjim dhe më pas është zbuluar i gjithë rrjeti.

I gjithë operacioni është finalizuar me ndihmën e përgjimeve ku të gjithë personat flisnin për çështjen e trafikut të drogës. Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku koordinonte punën e grupit kriminal. Personat e arrestuar kanë ndihmuar hetuesit për zbulimin e gjithë grupit.

Nga 5 të arrestuarit në Zvicër, 3 janë shqiptarë. Prokuroria nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndaj janë duke u kryer hetime”, raportoi Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me “shtëpitë e barit” të kapura së fundmi në vendin tonë.

I ftuar në studion e Abc news, Hoxha ka bërë me dije se një aktivitet i tillë është më fitimprurës sesa mbjellja dhe kultivimi i lëndëve narkotike në natyrë.

Sipas gazetarit lulzëzimi i një aktiviteti të tillë ka nisur gjatë kohës së pandemisë ku shumë të rinj të kthyer nga Britania ngelën në Shqipëri dhe e kishin të pamundur që të gjenin një mënyrë punësimi, dhe vendosën në zbatim atë që kishin mësuar jashtë.

Para një viti unë e kam ngritur si shqetësim kultivimin e barit në ambiente të mbyllura se në menia del se është laborator kanabisi, por e vërteta është se janë kultivim njëlloj siç është në ambjente të mbyllura në kushte artificiale. Ajo që të thash më parë është lehtësia për të rekrutuar  punëtorë. Gjithkush mund të ketë dëshirë ta bëjë por nuk e bën dot se nuk e di dot, këto janë punonjës bari që kanë shkuar në Britani dhe janë shpallur në kërkim nga policia kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë.

Rritja në ambiente të mbyllura është një mënyrë për të nxjerrë shumë shpejt fitimin. Pandemia ka qenë dhe koha kur ka lulëzuar rritja e barit. Në Tiranë ka edhe rezidenca që ruhen nga rojet nuk bien pre e policisë pasi nuk lejohet të hyjë policia.

Që nga Fieri e deri në Lezhë janë zbuluar një numër i konsiderueshëm shtëpi bari, fakti që janë kapur është sukses por që kapja tregon se është masive një aktivitet i tillë. Në këtë aktivitet gjithashtu janë të përfshirë dhe profesionistët që janë elektricistet. Unë gjithashtu di dy inxhinierë që e bëjnë një vendim të tillë pa  kuptuar nga asnjë. Llampat që shpërndahen në Angli nuk harxhojnë shumë korent ndaj është shumë e vështirë që ta kapësh.

Elektricistët që bien viktima të këtyre arrestohen. Gjithashtu duhet një taks force në të gjithë territorin për të kuptuar se kush është i përfshirë”, ka thënë Hoxha.

LEXO TE PLOTE