Connect with Us

A është distancimi social efektiv në luftën kundër Covid-19?

Blog

A është distancimi social efektiv në luftën kundër Covid-19?

Publikuar

-

Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”

* Sa njerëz kishin dëgjuar termin ‘distancim social para pandemisë së Covid-19? Akoma më pak e dinin që kjo çështje është hulumtuar intensivisht që nga vitet 1950. Bota bio-mjekësore përdor specialistët e saj për të kuptuar se çfarë ndodh në momentin ku një virus hyn (ose del) nga trupi i njeriut.

Ndërkohë hapësira midis njerëzve studiohet nga shkencëtarë të tjerë të natyrës, fizikës dhe shoqërisë. Një problem i vazhdueshëm me këshillat shkencore që u jepen qeverive gjatë pandemisë, ka fokusi i ngushtë i tyre vetëm tek institucionet zyrtare.

Këto dominohen nga shkencëtarë bio-mjekësorë – shumë prej të cilëve janë realisht liderë botërorë në fushat e tyre. Por nga ana tjetër burime të tjera të rëndësishme njohurish, vijnë edhe përmes një lloj përzgjedhje ose ato neglizhohen tërësisht. Kjo shkakton hartimin e rregulloreve që shpesh nuk kanë kuptim ose logjikë.

Rasti tipik janë raportet mbi eksperimentet që krijojnë kushte ekstreme, të cilat nuk janë përfaqësuese të botës reale. Në to përdoren shpesh pajisje mekanike për të simuluar frymëmarrjen ose grimcat, që nuk përputhen mirë me ato që mund të bartin virusin.

Gjithsesi, këto rezultate janë të lehta për t’u matur dhe futur në modele kompjuterike, duke krijuar video dhe imazhe dramatike. Ekzistojnë disa studime mbi ajrin që qarkullon nëpër spitale, që natyrisht popullohen nga njerëz të infektuar. Testet PCR kanë zbuluar gjurmë të virusit, por nuk kanë vërtetuar nëse virusi është aktiv, apo në sasi të mjaftueshme për të qenë infektues.

Studimet në komunitet, kanë dështuar në përgjithësi të zbulojnë ndonjë virus të ajrit. Eksperimentet më realiste, tregojnë se shumica e ajrit mbetet brenda rrezes 20-25 cm nga hunda dhe goja. Me një frymëmarrje të rënduar dhe kollitje, kjo distancë mund të rritet në 50 cm.

Teshtitja mund ta hedhë atë pak më larg. Por kjo e fundit nuk është një simptomë e njohur e Covid-19. Ajri që del nga frymëmarrjes ka një temperature rreth 37 gradë Celcius, gjë që do të thotë se pjesa më e madhe e tij ngrihet lart, pasi është më i ngrohtë se shumica e mjediseve në shumicën e kohës.

Prandaj ka pak përzierje të ajrit të frymëmarrjes, midis njerëzve që qëndrojnë në këmbë edhe 1 metër përballë njëri-tjetrit, dhe lëre më pastaj nëse ulen apo qëndrojnë krah për krah në një tren. Synimi i shprehur i ventilimit, është largimi gradual i ajrit të dalë nga frymëmarrja e njerëzve nga një hapësirë, duke e zëvendësuar atë me ajër më të freskët.

Megjithatë, sa afrohen njerëzit me njeri-tjetrin? Këtu hyjnë në lojë proksemia, shkenca sociale e distancimit social. Në mungesë të ndonjë kufizimi tjetër, ka prova thelbësore se njerëzit preferojnë ta mbajnë njëri-tjetrin në një distancë prej të paktën 1 metër.

Ne u afrohemi vetëm njerëzve me të cilët kemi një marrëdhënie intime – fëmijë, familje, partnerë romantikë. E tolerojmë afërsinë me të huajt për periudha të shkurtra kohore kur hyjmë në vende si stadiumet sportive, ambiente argëtimi, apo në trena dhe autobuzë.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet situata në Hong Kong/ Banorët i druhen një “Tiennanmen”-i të dytë

Antropologu Eduard Holl, ishte pionier në këtë fushë në vitet 1950, kur i trajnoi diplomatët amerikanë si të kuptonin distancat e ndryshme sociale të preferuara nga kulturat e ndryshme të botës. Ato mund të jenë një burim tensioni në ndërveprimet shoqërore, ndaj ai u mësoi diplomatëve si t’i identifikojnë dhe t’i menaxhojnë si duhet.

Amerikano-veriorët dhe evropiano-veriorët duket se njohën 4 zona:”distanca publik” (pra me njerëzit e huaj që hasin, ku zakonisht do të mbajnë një distancë me shumë se 2.5 metra); “distanca social” (ndërveprimet zyrtare, ku njerëzit zgjedhin të qëndrojnë ndërmjet 1.5-25 metra larg); “distanca personale” (ndërveprimet midis miqve, të cilët vendosin të qëndrojnë ndërmjet 0.7-15 metra larg njëri-tjetrit); dhe “distanca intime” (marrëdhënie të ngushta, me një distancë midis zeros dhe 0.6 metrave).

Dëshmitë e Holl ishin kryesisht të natyrës anekdotike, por gjetjet e tij janë mbështetur më pas edhe nga studiues të tjerë. Puna eksperimentale në fizikë dhe inxhinieri, përfshihet pjesërisht në këshillat shkencore që u jepen qeverive, megjithëse nuk duket se kuptohen mirë dobësitë e kësaj metode.

Proksemia duket të jetë krejtësisht e panjohur, pasi kjo fushë nuk ka shkelur kurrë në botën bio-mjekësore. Sidoqoftë, ajo është thelbësore për hartimin e rregullave të distancimit social. Përputhja midis distancës së përshkuar normalisht nga grimcat e nxjerra jashtë përmes frymëmarrjes nga njerëzit, dhe kufijve të ndërveprimit social, nënkupton një bazë të thellë evolucionare për to.

Prandaj nuk është e habitshme pse mosrespektimi i tyre provokon stres dhe rezistencë.

Rreziku i transmetimit të infeksionit, diktohet nga gjasat (shumë të ulëta) të takimit me një person të infektuar, dhe kufizohen më tej nga dinamika e lëvizjes së ajrit dhe kufijtë natyrorë që njerëzit ruajnë në shumicën e konteksteve dhe marrëdhënieve shoqërore.

Futja e elementeve të tjerë, si mbulimi i fytyrës, thjesht krijon konfuzion dhe pakënaqësi të mundshme. Një qasje më gjithëpërfshirëse dhe realisht ndërdisiplinore ndaj këshillave shkencore, do të njihte një rrezik minimal në shumicën e ndërveprimeve shoqërore të përditshme.

Kjo do të mundësonte një debat më të mirë mbi përfitimet e kontrollit të përhapjes së Covid-19 në lidhje me dëmet sociale, ekonomike dhe shëndetësore që vijnë nga masat kufizuese./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sukseset dhe dështimet me integrimin e emigrantëve në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”

* Gelsenkirshen – Gati pesë vjet më parë, kur Muhamad Akur mbërriti në këtë qytet me 260.000 banorë në rajonin perëndimor të Ruhrit, ai ishte aq i etur të mësonte gjermanisht, sa që i kërkoi ndihmë kujtdo që mund ta ndihmonte:mësues, miq dhe madje edhe të huaj në rrugë – me të cilët ai zhvilloi intervista të rreme për të praktikuar gjuhën, dhe për të pasuruar fjalorin.

Atëherë vetëm 15 vjeç, Akur ishte larguar nga qyteti i tij i lindjes Alepo, dhe kishte pasur një udhëtim të vështirë nëpër Siri, Turqi dhe Ballkan, për të arritur deri në Gjermani. Sot, në moshën 20-vjeçare,  jeta e Akur ka ndryshuar plotësisht.

Ai këtë pranverë mbaroi shkollën e mesme, duke dalë me nota shumë të mira në provime ndryshe prej shumë bashkëmoshatarëve të tij gjermanë. Tani, ai shpreson të studiojë për mjekësi, si motra e tij e madhe që ndodhet ende në Siri. Edhe pse pa sukses, Akur kandidoi edhe në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte në landin Nordrhein-Westfalen, për një vend në këshillin e integrimit të Gelsenkirshen, në radhët e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

“Shkolla dhe gjuha ishte ndryshe. Dhe unë e pranova atë. Unë e njoh kulturën, tani e di se si sillen gjermanët, cilat vlera përfaqësojnë, dhe jam mirënjohës për këtë. Dhe për shkak të kësaj, ndihem i integruar. Njerëzit flasin gjithmonë për integrimin, dhe shumë prej nesh janë të integruar. Shumë punojnë, paguajnë taksa”- thotë ai.

Në vitet 2015-2016, Gelsenkirshen pranoi mijëra refugjatë si Akur. Ishte një prej shumë qyteteve që e bënë këtë. Por 5 vjet më vonë, emigrimi dhe integrimi mbeten çështje thellësisht përçarëse në vend, dhe kanë ndihmuar në nxitjen e mbështetjes për partinë populiste të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), që në vitin 2017 hyri për herë të parë në parlament.

Ndërsa Gjermania parashikon të ketë fluks të madh të emigrantësh – dhe po shqyrton nëse do t`i pranojë dhe si do t’i pranojë të sapoardhurit – shumë analistë po pyesin nëse pohimi i Merkelit ishte i vërtetë:A është ngritur vërtet vendi në sfidën e integrimit të shumë emigrantëve që ka pranuar vitet e fundit?

Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjesh, pa u menduar më parë për një pyetje tjetër:Çfarë do të thotë të jesh plotësisht i integruar, dhe kush është përfundimisht përgjegjës për nxitjen e procesit të integrimit? Ka histori suksesi si ajo e Akur dhe shumë të tjerëve që kanë punuar pa u lodhur për të ndërtuar një jetë të re për veten e tyre.

Ka edhe disa të tjerë që me sa duket nuk duan të integrohen; dhe ka të tjerë akoma, të cilëve sistemi ua vështirëson shumë integrimit, edhe nëse këtë e dëshirojnë emigrantët. Por integrimi mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për komunitete të ndryshme, dhe llojet e ndihmës që merr një emigrant, e gjitha kjo varet nga vendi prej nga vjen dhe arsyeja pse ka ardhur në Gjermani.

“Integrimi kërkon kohë, durim, personel dhe para. Ai nuk funksionon në asnjë mënyrë tjetër”- thotë Melek Topaloglu, kreu i Këshillit të Integrimit në Gelsenkirshen. “Sigurisht, ndonjëherë nuk funksionon. Por sfidat janë pjesë e procesit, dhe s’ka asnjë formulë magjike për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte”- shton ai.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet situata në Hong Kong/ Banorët i druhen një “Tiennanmen”-i të dytë

LEXO EDHE:  Pse priremi t’i mbrojmë gjithmonë të afërmit tanë, edhe kur ata kryejnë një krim?

Ndërsa Gelsenkirchen ka qenë gjithnjë i larmishëm në aspektin demografik – gjatë periudhës së lulëzimit të industrisë së qymyrit dhe çelikut në Ruhr, mijëra punëtorë erdhën këtu nga e gjithë Evropa, si dhe nga Turqia dhe Afrika Veriore – fluksi i të ardhurve në 6 vitet e fundit, e ka vendosur nën presion traditën e vjetër të qytetit dhe jetesën harmonike multikulturore.

Sot, afro 36 për qind e banorëve të qytetit janë më origjinë emigrante, pra ata ose të paktën një nga prindërit e tyre nuk kanë lindur këtu. Shtetasit jo-gjermanë përbëjnë 20 për qind të popullsisë së përgjithshme. Nga këta, rreth një e treta janë me origjinë turke, 12 për qind janë nga Siria dhe 9 për qind nga Rumania.

Por sot qyteti përballet me një krizë ekonomike. Sot, banorët e saj kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në të gjithë Gjermaninë, dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Për pasojë emigrantët fajësohen shpesh për problemet e qytetit.

Dhe diskutimet rreth integrimit dhe problemet e krijuara nga emigracioni, nuk arrijnë jo rrallë të bëjnë dallimin midis njerëzve për të cilët integrimi po funksionon, dhe atyre për të cilët nuk funksionon. Këto probleme kanë ndihmuar në suksesin relativ të AfD.

Ajo fitoi këtu 17 për qind në zgjedhjet federale të 2017-ës, krahasuar me 12.6 për qind në të gjithë vendin.

Enxhi Seli-Zakarias, që është anëtare e këshillit të qytetit për AfD, pasi u largua nga Shqipëria me prindërit u vendos në Gjermani kur ishte 6-vjeçe, ajo thotë se e kupton shumë mirë se sa i vështirë mund të jetë integrimi. Njëherazi, pikërisht për shkak të përvojës së saj, ajo ka pak durim me ata që nuk bëjnë të njëjtën përpjekje që bëri ajo për t’u integruar në shoqërinë gjermane.

AfD ka një pikëpamje më të rreptë mbi integrimi, që është më e ngjashme me asimilimin: ajo pret jo vetëm që emigrantët të flasin gjermanisht dhe të gjejnë një vend në shoqëri, por që gjithashtu ta përqafojnë plotësisht kulturën, vlerat dhe traditat gjermane.

“Një nga gjërat më me rëndësi që kam dëgjuar në jetën time, ishte kur nëna ime më tha në fillim të klasës së parë:Dëgjo, këtu ne flasim gjermanisht. Kjo ishte pozitive për mua, por sigurisht ishte e vështirë. Emigrantët duhet ta shohin integrimin si një kërkesë”-vazhdon ajo. “Ne nuk mund të ndjekim thjesht moton:Dyert janë të hapura për të gjithë. Të gjithë janë të mirëpritur. Duhet të ketë një marrëdhënie jep-merr, dhe integrimi funksionon vetëm kur ruan një lloj ekuilibri”- thekson ajo./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Trump vs Biden/ Pesë arsye, pse një amerikan i arsyeshëm duhet të votojë sërish Trumpin

Publikuar

-

Nga

Trump vs Biden/ Pesë arsye, pse një amerikan i arsyeshëm duhet të votojë sërish Trumpin

Nga Liz Peek “Fox News”

* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj Donald Trumpit për t’u bërë president ishte e diskutueshme. Sot, mbështetja ndaj presidentit është bërë e rrezikshme. Njerëzit po humbin punën e tyre, fëmijët po dëbohen nga shkollat, dhe bizneset po bojkotohen, pasi pronarët e tyre mbështesin Presidentin Trump. Imagjinoni ku kemi mbërritur.

Në përgjigje ndaj sulmit të “demokratëve” ndaj kandidatit Trump në vitin 2016, unë shkrova një artikull me titull:”Pesë arsyet pse një person i arsyeshëm mund të votojë për Trumpin”. Argumentet që vura në dukje atëherë qëndrojnë, madje janë ndoshta sot edhe më bindëse.

E para:Edukimi. Nëse besoni në mundësi të barabarta, dhe doni që të gjithë të rinjtë amerikanë të marrin një arsimim të denjë. Në shumë qytete të drejtuara nga demokratët, fëmijët hispanikë dhe afro-amerikanë nuk e marrin diçka të tillë.

E megjithatë sindikatat e mësuesve dhe mbështetësit e tyre në Partinë Demokratike refuzojnë të marrin përgjegjësitë për dështimet, apo reforma për të dalë nga kjo situatë, duke i katandisur miliona fëmijë zezakë dhe hispanikë si qytetarë të dorë së dytë.

Qyteti i Nju Jorkut shpenzon 28.808 dollarë për çdo nxënës në shkollat publike. Por në vitin 2019 vetëm 28 për qind e fëmijëve zezakë ishin të aftë në matematikë, dhe 35 për qind ishin kalues në gjuhën angleze. Kjo është e papranueshme, por kandidati demokrat Xho Bajden, synon t’u japë edhe më shumë fonde miqve të tij në Shoqatën Kombëtare e Arsimit dhe Federatën Amerikane të Mësuesve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, këto 2 sindikata shpenzuan 25 milion dollarë në fushata politike, ku 94 për qind e tyre shkuan për demokratët.

Arsyeja e dytë: ObamaCare. Ndërsa Bajden përpiqet t’i trembë njerëzit, duke thënë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit do të nxjerrë nga skema njerëzit me sëmundje kronike, gjë që nuk është e vërtetë, demokratët harrojnë të përmendin faktin se kostoja e primeve të sigurimit nën ObamaCare për njerëzit që nuk marrin subvencione, e dyfishuar midis viteve 2013-2017, duke e bërë të papërballueshme skemën për miliona amerikanë.

Për pasojë, u shtua numri i njerëzve të pasiguruar në vend. Deri në vitin 2019, vetëm 11.4 milionë amerikanë u regjistruan në shkëmbimet e kujdesit shëndetësor. Administrata Trump dëshiron të rrisë numrin e njerëzve me mbulim të shpenzimeve shëndetësore, duke lejuar plane private afatshkurtra më pak të kushtueshme.

Presidenti Trump po përpiqet ndërkohë të ndalë rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor duke firmosur një urdhër ekzekutiv që u kërkon kompanive të bëjnë transparencën e çmimeve, gjë që kundërshtohet nga komuniteti mjekësor.

Arsyeja e tretë: Ekonomia. Ndërsa po dalim nga një recesion ekonomik serioz, politika e Trump për taksa më të ulëta, dhe këmbëngulja për marrëveshje më të mira tregtare për punëtorët amerikanë, do të frymëzojë investime dhe zgjerim të biznesit, dhe do të nxisë krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.

LEXO EDHE:  A i shkelin politikanët premtimet e tyre kur vijnë në pushtet?/ Çfarë thonë provat

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet situata në Hong Kong/ Banorët i druhen një “Tiennanmen”-i të dytë

Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2016; sapo u zgjodh presidenti, optimizmi i biznesit dhe konsumatorit u rrit, duke e nxjerrë ekonominë tonë nga letargjia ku kishte rënë dhe duke e futur në binarët e një rritje të kënaqshme ekonomike.

Rezultati ishte një rritje e paprecedentë e punësimit, dhe rritja më e madhe e pagave në një dekadë. Të ardhurat e vitit të kaluar, u rritën me 6.8 për qind si rezultat i pagave më të larta. Kjo do të ndodhë sërish. Aktiviteti ekonomik është rikthyer më shpejt në muajt e fundit sesa prisnin ekonomistët, edhe pse pjesa më e madhe e vendit ka qenë e mbyllur, dhe parashikohet më shumë rritje në vitin 2021.

Receta e Xho Bajdenit për taksa më të larta, sidomos për investitorët, do ta ndalnin këtë vrull. Po kështu do të bënte edhe ri-hyrja e SHBA në Marrëveshjen e Klimës në Paris, dhe zotimit për të eleminuar plotësisht karburantet fosile.

Arsyeja e katërt: Pakënaqësia me qeverinë. Amerikanët nuk duan një qeveri më të madhe federale. Sot, falë përpjekjeve të Trumpit për të zvogëluar barrën rregullatore për pronarët e bizneseve të vogla dhe individët, vetëm 36 për qind e amerikanëve thonë që ka shumë më tepër rregullore sesa duhet, ndërsa 36 për qind mendojnë se kemi “sasinë e duhur të mbikëqyrjes”. Ky quhet progres.

Dhe arsyeja e pestë dhe e fundit:Gjykata e Lartë. Katër vite më parë shkrova se ata që besonin tek tregjet e lira dhe qeveria e vogël, kishin nevojë të mbështesnin një president të përkushtuar në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe gjykatësve në gjykatat e tjera, të cilët do të mbronin kushtetutën tonë.

Trump i ka tejkaluar pritjet në këtë front dhe çuarja e Emi Barret në Gjykatën e Lartë, do të jetë një mbrojtje tjetër kundër aktivizmit gjyqësor, dhe rritjes së pushtetit federal. Por mos kini ndonjë iluzion: sfidat vazhdojnë.

Këto pesë arsye për të votuar Trumpin, mbeten të rëndësishme edhe sot. Arritjet e tij të shumta – sjellja e pengjeve në shtëpi, marrëveshjet e rishikuara tregtare, frenimi i Kinës, rindërtimi i ushtrisë, forcimi i kufijve tanë, nismat për paqe në Lindjen e Mesme – dhe radikalizmi i së majtës amerikane, e bëjnë edhe më të lehtë zgjedhjen e tij./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Është e vërtetë që me kalimin e kohës, partnerët në një çift duken njëlloj?

Publikuar

-

Nga

Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një kohe të gjatë, dhe kur ju duket se partnerët i ngjajnë aq shumë njëri-tjetrit, sa që duhen si vëlla e motër, dhe jo burrë e grua, dijeni se ky perceptim e ka një bazë:ndoshta që të dy duken vërtet të ngjashëm.

Por kujdes – dhe kjo është e reja në krahasim me atë që është menduar për dekada me radhë në imagjinatën kolektive – një studim i ri i botuar në “Scientific Report”, pohon se të dy partnerët i ngjajnë fizikisht njëri-tjetrit që nga në momentin kur ata zgjedhin partnerin, dhe jo më pastaj pas një jete të kaluar bashkë, duke ndarë bashkë emocione, interesa, sjellje dhe zakone.

Të njëjtat emocione, të njëjtat rrudha

Ideja që njerëzit në marrëdhënie afatgjata, përfundojnë duke u dukur shumë të ngjashëm, madje edhe në fytyrë, është rrënjosur në literaturën psikologjike që nga viti 1987, kur u botua një studim që pretendonte se çiftet që ishin martuar prej 25 vjetësh, kishin fytyra të ngjashme për shkak të bashkëjetesës së gjatë.

Në praktikë një partner, përfundon duke imituar në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet e tjetrit (dhe anasjelltas). Ato i lëvizin muskujt e fytyrës në një mënyrë të tillë, që shkaktojnë shprehjeje të ngjashme në fytyrë, të cilat në planin afatgjatë, ndryshojnë pamjen e fytyrave të tyre.

Sot, 33 vjet më vonë, një studim i ri i kryer nga dy studiues në Universitetin e Stenfordit, në Kaliforni, SHBA, e përgënjeshtron këtë teori duke provuar se fytyrat e bashkëshortëve nuk bëhen të ngjashme me kalimin e kohës, por ato janë të tilla nga fillimi i marrëdhënies, ashtu si karakteristikat e tjera të personalitetit, interesat dhe sjelljet e tyre.

Zgjedh atë që të ngjan

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit amerikanë ri-analizuan eksperimentin e vitit 1987 me një mostër shumë më të madhe bashkëshortësh:studimi i vjetër ekzaminoi fytyrat e vetëm 12 çifteve, duke krahasuar fotot kur ata ishin martuar, me të tjerat 25 vjet më vonë.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me tensionet Turqi-Greqi, dhe cilat janë rrënjët e konfliktit

LEXO EDHE:  E majta radikale do shkatërrimin e SHBA-së, por ne s’do ta lejojmë

Ndërkohë, studimi i ri, shqyrtoi imazhe të publikuara në internet të 517 partnerëve, duke krahasuar fytyrat kur ata ishin martuar, me ato që kishin treguar pas shumë vitesh (nga 20 deri në 69 vite) bashkëjetese. Përveç kësaj, për të verifikuar ngjashmërinë e imazheve, studiuesit përdorën si 153 personat e rekrutuar në internet, ashtu edhe një algoritëm të njohjes së fytyrës (VGGFace2).

Studime të famshme që duhet rishikuar

“Kur e nisëm këtë eksperiment, ishim të bindur se do të gjenim konfirmimin e famshëm të vitit 1987”- tha Pin Pin Tea-makorn, student i doktoraturës në inxhinierinë elektronike, përgjegjës për studimin.

“Përfundimi duket mjaft i qartë:bashkëshortët që kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, kanë hobi dhe dieta ushqimore të ngjashme. Prandaj është normale që me kalimin e kohës ata të bëhen më të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Ndaj u befasuam që pavarësisht përdorimit të një mostre shumë më të madhe imazhesh të fytyrës, dhe matjesh më të fundit mbi ngjashmërinë e fytyrës, nuk gjetëm asnjë të tillë”- thotë ai. Bashkë-autori i studimit, psikologu Majkëll Kosinski, komenton:

”Kolegët duhet të kalojnë më shumë kohë, për të vërtetuar teoritë e përhapura psikologjike, të ndërtuara mbi bazën e eksperimenteve të dobëta:refuzimi i hipotezave të pranuara gjerësisht nga bota shkencore, nuk do të jetë aq frymëzues apo i vlefshëm për të bërë lajm, sa janë teoritë e reja. Por ai është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë”- shprehet ai./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE