LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

75-vjetori i themelimit të OKB/ Meta: Shqipëria mbështet paqen dhe sigurinë globale, pandemia na bashkoi

21 Shtator 2020, 18:58, Politikë CNA
75-vjetori i themelimit të OKB/ Meta: Shqipëria mbështet

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një fjalim për Takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara.

Meta tha se pandemia COVID-19 e ka zhytur botën në një krizë të ashpër shëndetësore dhe ekonomike, e një lloji të tillë që nuk ishte parë prej gati një shekull.

Ai theksoi se ndryshe nga përvojat e Luftërave Botërore, kësaj radhe jemi të tërë bashkë në një front, të gjithë duke luftuar kundër pandemisë globale të COVID-19.

?Me  një udhëheqje të mirë politike dhe profesionale, me një solidariteti të madh, me një koordinim më të mirë si dhe një menaxhim të mençur, ne mundemi dhe do t?ia dalim mbanë me sukses!

Do të kemi sukses, pasi zotërojmë instrumente dhe mekanizma shumëpalëshe, të mishëruara në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e saj të specializuara, të cilat sot gëzojnë një përvojë 75-vjeçare?, u shpreh ai.

Më tej, Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

?Që nga fillimi, Shqipëria e përqafoi këtë organizatë të shquar në të gjithë botën si dhe u bë anëtare e saj në 1955. Shqipëri përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së, që për shkak të Kartës së saj themeluese, u angazhuan për të ruajtur e për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, për të promovuar bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike ndërkombëtare, si dhe për të punuar për barazinë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave.

Vendi im ndan plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt, me një perspektivë të qartë evropiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për t?iu kundërvënë e për të luftuar edhe kërcënimet e reja të sigurisë?, nënvizoi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga