LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 mësues të infektuar me Covid-19 në një shkollë në Poliçan

21 Shtator 2020, 10:44, Kronika CNA
4 mësues të infektuar me Covid-19 në një shkollë

Së fundmi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçanit.

4 mësuesit po udhëtonin të gjithë në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe kanë shenjat e para të sëmundjes gjatë kohës që ishin në punë.

Pas bërjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt “pozitivë”.

Mësuesit menjëherë janë karantinuar dhe gjithashtu janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës./CNA.al

Lajmet e fundit nga