LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

3900 raste të reja Covid në 24 orët e fundit në Britani/ Londra rrezikon masa të reja kufizuese

21 Shtator 2020, 12:34, Kosova & Bota CNA
3900 raste të reja Covid në 24 orët e fundit në Britani/

Gjatë 24 orëve  të fundit në Britan janë identifikuar 3900 të prekur nga koronavirusi dhe 18 vdekje.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 394 257 kurse totali i vdekjeve nga infeksioni ka shkuar në 41777.

Mbretëria e Bashkuar është në “një pikë kthese” ku “masa edhe më shumë kufizuese” mund të futen për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Kohët e fundit Britania, mori masa shtrengjuese pas rritjes drastike të rasteve të reja me Covid.

“Njerëzit u relaksuan gjatë verës, por tani është koha që të gjithë ti rikthehen rregullave”, njoftoi Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi dy ditë më parë se Britania  po përballet me valën e dytë të Covid-19.

Lajmet e fundit nga