LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe dëmtimit të ndërtesave

21 Shtator 2020, 18:29, Sociale CNA
10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe

10 muaj pas tërmetit tragjik të 29 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo, ka treguar arsyet e shembjes dhe dëmtimit të banesave.

Bozo tha se njëra nga arsyet ishte se një pjesë e banesave ishim dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ishin shpallur të pabanueshme por njerëzit ishin futur brenda tyre.

Arsyeja e dytë sipas saj, është se ka pasur shkelje të rëndë e procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë.

“Nga 21 shtatori pati objekte që ishin të pabanueshme dhe një pjesë e mirë e viktimave ishin për këtë arsye pasi njerëzit nuk duhet të futeshin brenda,  por u futën. Një pjesë tjetër ishte për shkak të shkeljeve shumë të rënda të të gjitha procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë. Dëmi filloi që nga planifikimi që nuk ishte i saktë dhe e dyta ishte rrëmuja e madhe e ndërtimeve pa leje”, u shpreh ajo në Report Tv.

Më tej inxhinierja bëri një thirrje të fortë për kolegët që të mos shkelin mbi parimet bazë të ndërtimit.

“Duhet patjetër hallka e kontrollit të projektit duhet të jetë shumë e fortë, pastaj vijon ndërtimi dhe duhet supervizori dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij. Mbi të gjitha duhet të bëhet një shpërndaje më e mirë e punëve sipas specialiteteve. Është shumë gabim që një person t’i marrë të gjitha se pastaj bën gabime. Inxhinierët duhet të bëhen në bllok dhe të mos shkelin mbi parimet, kush punon del gjithmonë mbi sipërfaqe”, tha Bozo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga