Connect with Us

Xhorxh Soros po merr peng sistemin e drejtësisë në SHBA

Blog

Xhorxh Soros po merr peng sistemin e drejtësisë në SHBA

Publikuar

-

Nga Newt Gingrich “American Mind”

Gjatë ditëve të fundit kam parë një fenomen vërtet të çuditshëm. Duket se papritmas në media ka nisur një lëvizje për t’i mbyllur gojën kujtdo që flet kundër Xhorxh Sorosit, dhe më konkretisht mbi financimin prej tij të prokurorëve radikalë, që kërkojnë të ndryshojnë sistemin e drejtësisë penale në SHBA, duke injoruar disa lloj krimesh.
Kjo më ndodhi edhe vetë personalisht këtë javë, teksa isha i ftuar në studiot e televizonit Fox News. Kur po flisja për planin e Sorosit për të zgjedhur prokurorë pro-krimit dhe kundër policisë në të gjithë vendin, 2 nga pjesëmarrësit në panel më ndërprenë, dhe pohuan me forcë se Sorosi nuk kishte gisht në ato emërime.

Moderatorja Harris Faulkner, e shtangur mesa duket nga ndërprerjet, bëri pjesën e saj për ta çuar emisionin përpara pas një pauze të sikletshme. Të nesërmen, ajo foli mbi momentin e çuditshëm gjatë emisionit dhe e denoncoi censurën. Menjëherë pas emisionit, rrjetet sociale nisën të gumëzhijnë. Njerëzit pohonin se çdo kritikë ndaj përfshirjes politike të Sorosit është automatikisht e rreme, antisemite, ose që të dyja bashkë. Por ky pretendim është qesharak. Plani i Sorosit për të zgjedhur këta prokurorë është dokumentuar tashmë, dhe s’ka asnjë lidhje me prejardhjen e tij shpirtërore ose etnike.

“Los Angeles Times”, “New York Times”, “Politico”, “USA Today”, “The Washington Post” , “The Wall Street Journal”, “ Associated Press”, “CBS News”, “South Florida Sun-Sentinel” – edhe Fox News, ndër të tjera, kanë raportuar me shembuj specifik mbi veprimtarinë e Sorosit në këtë drejtim. Prokurori i Qarkut në Dallas Xhon Kruzo, që bëri fushatë me premtimin se nuk do të ndiqte penalisht një mori krimesh – përfshirë vjedhjet – e pranoi se fushata e tij ishte financuar kryesisht përmes Sorosit apo fondacioneve të tij.
Ai ka qenë një mohues i madh i krimit dhe kundër policisë, saqë Guvernatorit të Teksasit Greg Abot iu desh të dërgojë patrullën e Teksasit në pjesën më të madhe të Dallasit. Soros dha 333.000 dollarë në 2016 për të mbështetur kandidatin e atëhershëm të Prokurorit të Qarkut Kim Foks në Ilinois – që aktualisht po drejton dhunën e tmerrshme që ka përfshirë Çikagon, ku vrasjet janë dy herë më të shumta në numër se ato në vitin 2019.

Soros dhe organizatat e tij shpenzuan 1.7 milion dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Prokurorit të Qarkut të Filadelfias Lerri Krasner në vitin 2018. Para se të zgjidhej në detyrë, Krasner u bë i famshëm kur hodhi 75 herë në gjyq Departamentin e Policisë së Filadelfias. Që kur mori detyrën, dhjetëra prokurorë me përvojë ose janë pushuar nga puna, ose kanë dhënë dorëheqjen. Ndjekjet penale kanë rënë, dhe krimi është shtuar. Filadelfia ka aktualisht numrin e dytë më të lartë të vrasjeve në mesin e qyteteve të mëdha në vend. Ish-këshilltari i Hugo Çavezit dhe Prokurori aktual i Qarkut të San Franciskos, Çesa Budin u financua gjithashtu nga Soros dhe fondacionet e tij.
Budin e ka quajtur burgun “një akt dhune”, dhe ka refuzuar të ndjekë penalisht një mori veprimesh të paligjshme, nga urinimi në publik, deri tek ngacmimet seksuale, ta cilat ai e konsideron si “krime të cilësisë së jetës”. Meqë ra fjala, Budin është fëmija birësues i Bill Ajers dhe Bernardin Dorn, të grupit terrorist “Weather Underground”.

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Ja sa vite burg rrezikon kreu i PD-së

Prindërit e tij biologjikë u dënuan dhe u burgosën për përfshirjen e tyre në një grabitje të armatosur me pasojë vdekjen. Një nga fondacionet e Sorosit shpenzoi 402.000 dollarë për të mbështetur garimin e dështuar të Prokurores të Qarkut të San Diegos Zhënevjevë Xhons-Rajt.
Në vitin 2016, Soros dhuroi 107.000 dollarë për të mbështetur Raul Torez në garën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Qarkut në Bernalilo – të cilin ai e fitoi me një diferencë 2 me 1. Në fakt, fondet e mëdha të Sorosit i nxitën republikanët të kandidonin sa për sy e faqe, pasi ishte tepër e shtrenjtë të garoje kundër Torrez.

Xhorxh Gaskon i mbështetur nga Soros, po sfidon aktualisht Prokuroren aktuale të Qarkut në Los Anxhelos Xheki Lasej, që është shënjestruar dhe ngacmuar sistematikisht nga mbështetësit e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Unë nuk befasohem kur shoh turmat në Twitter që i mohojnë këto fakte. Por alarmohem kur shoh se forca e kësaj mendësie në mediat sociale, po ndikon fuqimisht tek mediat profesioniste. Unë mendoj se në thelbin e këtij mohimi, është fakti se demokratët dhe e majta po e shohin koston e tmerrshme njerëzore të politikave të tyre të gabuara, pro-kriminale, kundër policisë dhe drejtësisë, dhe ata kanë nisur të shqetësohen se populli amerikan do ta kuptojë se kush është përgjegjës për këtë gjë.
Në vend se të merren me diçka më të vështirë – apo ta pranojnë se gabuan – aktivistët e së majtës radikale po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i thënë dikujt “racist”, dhe për të bërë që edhe media të ndjekë shembullin e tyre. Amerika do të vuajë nëse mediat tona profesionale vazhdojnë të ndikohen kaq shumë nga mediat tona sociale./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Legjenda e Marshimit të Gjatë të Mao Ce Dunit, ja cila ishte e vërteta

Publikuar

-

Nga

Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi epik i Ushtrisë së Kuqe, për t’i shpëtuar armiqve të tyre në Kinë 85 vjet më parë. Por, siç shpjegon Eduard Stourton, versioni i marshimit që jep udhëheqësi komunist, nuk pasqyronte gjithmonë realitetin

“Marshimi i Gjatë është një propagandë”- deklaroi vetë Mao Ce Duni në një fjalim të dhjetorit 1935. “Rreth 200 milionë njerëz në 11 provinca, janë njoftuar se rruga e Ushtrisë së Kuqe është rruga e tyre e vetme drejt çlirimit”- tha ai. Ne e përdorim thuajse gjithmonë fjalën “propagandë” në mënyrë negative.

Por për Maon, kjo nënkuptonte diçka shumë më afër “ungjillëzimit”, në kuptimin që përdorej ky term në kishën e hershme të krishterë. Propaganda, ishte mjeti përmes të cilit lajmi i mirë i besimit të ri ideologjik, do të përhapej në territoret e mëdha të Kinës. Politika kineze në mesin e viteve 1930 ishte kaotike.

Çang Kai-Shek, ishte sundimtari zyrtar i Kinës. Ai e qeveriste vendin përmes Guomindang, Partisë Nacionaliste. Por një pjesë e madhe e vendit kontrollohej nga komandantët lokalë të luftës, dhe Çang u përball me dy kërcënime të fuqishme ndaj autoritetit të tij:pushtimi japonez në Kinën Veriore, që nisi në vitin 1931; dhe rebelimi komunist i fokusuar në provincën juglindore Jiangxi.

Mao mbërriti atje në vitin 1929. Ai dhe udhëheqja e Partisë Komuniste, shpallën krijimin e një prototipi shtet komunist – Republikën Sovjetike të Jiangxi. Por forcat e Kai-Shek u vunë komunistët jo pak në vështirësi në vjeshtën e vitit 1934, dhe sovjeti i Jiangxi nuk mund të rezistonte edhe për shumë kohë.

Herrison Salisbëri, gazetar dhe historian amerikan, që shkroi një kronikë të Marshimit të Gjatë, citon një vlerësim se komunistët humbën 60.000 burra në betejën e fundit mbrojtëse kundër Guomindang. Opsioni i tyre i vetëm ishte arratisja. Në tetor 1935, 86.000 trupa të Ushtrisë së Kuqe kaluan lumin Judu.

Udhëheqësit komunistë shpresonin të lidheshin me njësitë e tjera të Ushtrisë së Kuqe që vepronion në Kinën Jug-qendrore, me synim krijimin e një sovjeti të ri sipas modelit të Jiangxi. Beteja e parë serioze që zhvilluan ishte një humbje me pasoja katastrofike.

Forcat e Çang i zunë pritë në lumin Xiang në Provincën Guangxi. Humbjet e komunistëve ishin 15.000- 40.000 ushtarë. Propaganda politike, ishte gjithmonë një element qendror në fushatën ushtarake. Fitoret ushtarake ishin të pakta, dhe kur ato erdhën, ekipet e propagandës i shfrytëzuan më së miri.

Më e famshmja, beteja e Urës së Ludingut, ka hyrë në historinë zyrtare si një operacion i shkëlqyeshëm i komandove. Por shumë historianë modernë, e kanë vënë në dyshim nëse ajo ishte aq dramatike apo vendimtare sa pretendojnë komunistët kinezë.

LEXO EDHE:  Marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi?/ Yuri Kim qëndrim të ashpër: Shpresoj mos jetë e vërtetë

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Klevis Balliun dhe të skualifikuarit?/ Besnik Mustafaj zbulon skenarin

Në majin e vitit 1935, Ushtria e Kuqe rrezikonte të bllokohej në brigjet e lumit Dadu në Siçuan. Në shtëpinë e një prifti katolik në qytetin malor Moxi, Mao hartoi një plan të guximshëm për të shmangur katastrofën. Ai përfshinte pushtimin dhe mbajtjen e një ure pasarelë të shekullit XVIII-të, që kalonte në qytetin e largët Luding.

Shpejtësia ishte thelbësore; detashmenti i Ushtrisë së Kuqe i ngarkuar për pushtimin e urës, kreu një marshim të detyruar prej 120 km brenda 24 orësh, nëpër një rrugë të ashpër malore.

Kur të kuqtë arritën në Luding, zbuluan se nacionalistë kishin hequr shumicën e dërrasave të urës, për ta bërë edhe më të vështirë kalimin. 22 komando u ngjitën përgjatë zinxhirëve; teksa ishin nën zjarrin e vazhdueshëm nga bregu përballë.

Ura është e gjatë rreth 100 metra, por thuajse të gjithë komandot e kaluan. Mbrojtësit ikën dhe kalimi u sigurua. Mao e shpalli Marshimin e Gjatë kur mbërriti në provincën Shaanxi, që do të shërbente si bazë e Partisë Komuniste për pjesën më të madhe të kohës, deri në fitoren e saj përfundimtare në vitin 1949.

Ushtria e tij e Kuqe, ishte tkurrur në jo më shumë se disa mijëra trupa. Disa vlerësime flasin për vetëm 4.000 trupa. Shpesh thuhet se historia shkruhet nga fituesit. Marshimi ndodhi vërtet, po ai ka shumë ekzagjerime.

Së pari, marshimi nuk ishte aq i gjatë sa pretendonte Mao. Ai pretendoi një marshim prej 12.500 kilometrash. Në fakt nga përllogaritja e itinerarit, distanca është afro 6.000 km.

Së dyti Mao thoshte se Marshimi “i shpalli botës se Ushtria e Kuqe është një ushtri heronjsh”.

Por dy misionarë protestantë që u morën peng nga të kuqtë, Rudolf Boshardt dhe Arnolis Hejman, japin dëshmi rrëqethëse të marrjes peng dhe torturave ndaj “armiqve të klasës”.

“Të kuqtë nuk mbanin asnjë të burgosur për më shumë se tre ditë. Ata merrnin shpërblimin në para dhe e lironin, ose jeta e robit përfundonte aty. Prerja e kokës, ishte metoda e preferuar e ekzekutimit”- shkruan në ditarin e tij Hejman.

Shumë prej “heronjve” të Maos ishin fëmijë-ushtarë, disa prej tyre madje vetëm 11-vjeç. Një numër i madh prej tyre dezertoi, dhe ata përballeshin me ekzekutimin nëse kapeshin./ historyextra.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Super-kanabisi po pushton Evropën

Publikuar

-

Nga

Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin e këtij viti të EMCDDA, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me varësinë nga droga. Ajo kap një dukuri në zhvillim, me karakteristika të papara, befasuese, dhe mbi të gjitha më shqetësuese.

Dokumenti nënvizon se si është “bërë gjithnjë e më e lehtë” të kesh akses në produkte me një përmbajtje të lartë të THC, tetrahidrokanabinolit, përbërësi psikoaktiv i kësaj bime narkotike. Mesatarisht, niveli i THC tek marijuana që është më së shumti në qarkullim, është ekuivalente me “dyfishin” e saj që u analizua në vitin 2008.

Agjencia e BE-së, thekson se kanabisi është një element “i rëndësishëm” në procedurat e rehabilitimit nga droga. Por marrëdhënia midis problemeve të lidhura me këtë substancë, dhe zhvillimeve në tregun e barnave, vazhdimisht në ndryshim, janë kuptuar shumë dobët deri më tani.

Krahasuar me vetëm 10 vjet më parë, është bërë gjithnjë e më e lehtë blerja e formave të reja të kanabisit, si dhe produkteve komerciale të bazuara tek ekstraktet bimore. Për më tepër, rrëshira e kanabisit dhe kanabisi në formë gjethesh dhe boçesh, kanë mesatarisht një përmbajtje “2 herë më të madhe” të THC krahasuar me 10 vjet më parë.

Të gjitha këto të dhëna, kërkojnë që një mbikëqyrje “më intensive” në këtë sektor. Këto probleme dhe të tjera, si disponueshmëria e produkteve narkotike me përmbajtje më të ulët të THC, të tregtuara për përmbajtjen e lartë të CBB (kanabidiolit, një tjetër përbërës aktiv në këtë bimë, që megjithatë nuk ka efekte narkotike), do të shqyrtohen në një nga botimet e ardhshme të EMCDDA.

Analiza e kryer nga kjo agjenci, nënvizon “një rritje të potencës së kanabisit në formë gjetheje dhe boçeje, si dhe pjesën e tij të lëngshme që nga viti 2008. Të dhënat më të fundit sugjerojnë se përmbajtja e THC në rrëshirën e kanabisit të shitur në Evropë, është sot mesatarisht dy herë më e lartë, sesa ajo e kanabisit në gjethe dhe boçe.

Nga vendet që kanë kryer sondazhe që nga viti 2001, 8 raportuan vlerësime më të larta për përdorimin e kanabisit tek të rriturit e rinj (15-34 vjeç), sesa vitin e kaluar. Në 3 vende të dhënat janë të qëndrueshme, dhe vetëm një vend mund të shfaqë vlerësime më të ulëta sesa sondazhi i mëparshëm. Në tetë prej këtyre vendeve, dhe kjo është ndoshta shifra më alarmante, përdorimi është rritur në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç.

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Ja sa vite burg rrezikon kreu i PD-së

Sa janë konsumatorët e rregullt të këtij lloj kanabisi në Evropë?

Bazuar në sondazhet e popullatës së përgjithshme, vlerësohet se në Bashkimin Evropian përdoruesit e përditshëm ose gati ditorë të kanabisit, pra ata që e kanë përdorur këtë drogë për 20 ose më shumë ditë në muajin e fundit, janë rreth 1 për qind e të rriturve, ku shumicën e përbëjnë (rreth 60 për qind) njerëzit nën moshën 35 vjeç, dhe rreth treçereku i tyre janë meshkuj.

Në vitin 2018, rreth 135.000 njerëz në Evropë iu nënshtruan trajtimit të specializuar për problemet që lidhen me përdorimin e kanabisit (32 për qind e të gjitha kërkesave për trajtim). Nga këta, rreth 80 mijë e kanë bërë këtë për herë të parë.

Në 24 vendet e BE-së që kanë të dhëna, numri i përgjithshëm i përdoruesve të pranuar në qendrat e rehabilitimit për problemet e lidhura me kanabisin, u rrit me 64 për qind midis viteve 2006-2018.

Pesëmbëdhjetë vende, raportuan një rritje midis 2006-2018, dhe 14 prej tyre raportuan një rritje në vitin e fundit (2017-2018). Në përgjithësi, 50 për qind e përdoruesve që hynë për herë të parë në rehabilitim në vitin 2018 për shkak të përdorimit të kanabisit, raportuan një përdorim ditor të kësaj droge muajin e fundit./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sukseset dhe dështimet me integrimin e emigrantëve në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”

* Gelsenkirshen – Gati pesë vjet më parë, kur Muhamad Akur mbërriti në këtë qytet me 260.000 banorë në rajonin perëndimor të Ruhrit, ai ishte aq i etur të mësonte gjermanisht, sa që i kërkoi ndihmë kujtdo që mund ta ndihmonte:mësues, miq dhe madje edhe të huaj në rrugë – me të cilët ai zhvilloi intervista të rreme për të praktikuar gjuhën, dhe për të pasuruar fjalorin.

Atëherë vetëm 15 vjeç, Akur ishte larguar nga qyteti i tij i lindjes Alepo, dhe kishte pasur një udhëtim të vështirë nëpër Siri, Turqi dhe Ballkan, për të arritur deri në Gjermani. Sot, në moshën 20-vjeçare,  jeta e Akur ka ndryshuar plotësisht.

Ai këtë pranverë mbaroi shkollën e mesme, duke dalë me nota shumë të mira në provime ndryshe prej shumë bashkëmoshatarëve të tij gjermanë. Tani, ai shpreson të studiojë për mjekësi, si motra e tij e madhe që ndodhet ende në Siri. Edhe pse pa sukses, Akur kandidoi edhe në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte në landin Nordrhein-Westfalen, për një vend në këshillin e integrimit të Gelsenkirshen, në radhët e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

“Shkolla dhe gjuha ishte ndryshe. Dhe unë e pranova atë. Unë e njoh kulturën, tani e di se si sillen gjermanët, cilat vlera përfaqësojnë, dhe jam mirënjohës për këtë. Dhe për shkak të kësaj, ndihem i integruar. Njerëzit flasin gjithmonë për integrimin, dhe shumë prej nesh janë të integruar. Shumë punojnë, paguajnë taksa”- thotë ai.

Në vitet 2015-2016, Gelsenkirshen pranoi mijëra refugjatë si Akur. Ishte një prej shumë qyteteve që e bënë këtë. Por 5 vjet më vonë, emigrimi dhe integrimi mbeten çështje thellësisht përçarëse në vend, dhe kanë ndihmuar në nxitjen e mbështetjes për partinë populiste të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), që në vitin 2017 hyri për herë të parë në parlament.

Ndërsa Gjermania parashikon të ketë fluks të madh të emigrantësh – dhe po shqyrton nëse do t`i pranojë dhe si do t’i pranojë të sapoardhurit – shumë analistë po pyesin nëse pohimi i Merkelit ishte i vërtetë:A është ngritur vërtet vendi në sfidën e integrimit të shumë emigrantëve që ka pranuar vitet e fundit?

Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjesh, pa u menduar më parë për një pyetje tjetër:Çfarë do të thotë të jesh plotësisht i integruar, dhe kush është përfundimisht përgjegjës për nxitjen e procesit të integrimit? Ka histori suksesi si ajo e Akur dhe shumë të tjerëve që kanë punuar pa u lodhur për të ndërtuar një jetë të re për veten e tyre.

Ka edhe disa të tjerë që me sa duket nuk duan të integrohen; dhe ka të tjerë akoma, të cilëve sistemi ua vështirëson shumë integrimit, edhe nëse këtë e dëshirojnë emigrantët. Por integrimi mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për komunitete të ndryshme, dhe llojet e ndihmës që merr një emigrant, e gjitha kjo varet nga vendi prej nga vjen dhe arsyeja pse ka ardhur në Gjermani.

“Integrimi kërkon kohë, durim, personel dhe para. Ai nuk funksionon në asnjë mënyrë tjetër”- thotë Melek Topaloglu, kreu i Këshillit të Integrimit në Gelsenkirshen. “Sigurisht, ndonjëherë nuk funksionon. Por sfidat janë pjesë e procesit, dhe s’ka asnjë formulë magjike për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte”- shton ai.

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Klevis Balliun dhe të skualifikuarit?/ Besnik Mustafaj zbulon skenarin

LEXO EDHE:  Kinë-SHBA, tjetër incident në ishujt e detit të Kinës Jugore

Ndërsa Gelsenkirchen ka qenë gjithnjë i larmishëm në aspektin demografik – gjatë periudhës së lulëzimit të industrisë së qymyrit dhe çelikut në Ruhr, mijëra punëtorë erdhën këtu nga e gjithë Evropa, si dhe nga Turqia dhe Afrika Veriore – fluksi i të ardhurve në 6 vitet e fundit, e ka vendosur nën presion traditën e vjetër të qytetit dhe jetesën harmonike multikulturore.

Sot, afro 36 për qind e banorëve të qytetit janë më origjinë emigrante, pra ata ose të paktën një nga prindërit e tyre nuk kanë lindur këtu. Shtetasit jo-gjermanë përbëjnë 20 për qind të popullsisë së përgjithshme. Nga këta, rreth një e treta janë me origjinë turke, 12 për qind janë nga Siria dhe 9 për qind nga Rumania.

Por sot qyteti përballet me një krizë ekonomike. Sot, banorët e saj kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në të gjithë Gjermaninë, dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Për pasojë emigrantët fajësohen shpesh për problemet e qytetit.

Dhe diskutimet rreth integrimit dhe problemet e krijuara nga emigracioni, nuk arrijnë jo rrallë të bëjnë dallimin midis njerëzve për të cilët integrimi po funksionon, dhe atyre për të cilët nuk funksionon. Këto probleme kanë ndihmuar në suksesin relativ të AfD.

Ajo fitoi këtu 17 për qind në zgjedhjet federale të 2017-ës, krahasuar me 12.6 për qind në të gjithë vendin.

Enxhi Seli-Zakarias, që është anëtare e këshillit të qytetit për AfD, pasi u largua nga Shqipëria me prindërit u vendos në Gjermani kur ishte 6-vjeçe, ajo thotë se e kupton shumë mirë se sa i vështirë mund të jetë integrimi. Njëherazi, pikërisht për shkak të përvojës së saj, ajo ka pak durim me ata që nuk bëjnë të njëjtën përpjekje që bëri ajo për t’u integruar në shoqërinë gjermane.

AfD ka një pikëpamje më të rreptë mbi integrimi, që është më e ngjashme me asimilimin: ajo pret jo vetëm që emigrantët të flasin gjermanisht dhe të gjejnë një vend në shoqëri, por që gjithashtu ta përqafojnë plotësisht kulturën, vlerat dhe traditat gjermane.

“Një nga gjërat më me rëndësi që kam dëgjuar në jetën time, ishte kur nëna ime më tha në fillim të klasës së parë:Dëgjo, këtu ne flasim gjermanisht. Kjo ishte pozitive për mua, por sigurisht ishte e vështirë. Emigrantët duhet ta shohin integrimin si një kërkesë”-vazhdon ajo. “Ne nuk mund të ndjekim thjesht moton:Dyert janë të hapura për të gjithë. Të gjithë janë të mirëpritur. Duhet të ketë një marrëdhënie jep-merr, dhe integrimi funksionon vetëm kur ruan një lloj ekuilibri”- thekson ajo./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE