LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për këtë të diel

20 Shtator 2020, 06:07, Sociale CNA
Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për këtë

Kjo e diel pritet të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë shi të izoluar në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim./CNA.al

Lajmet e fundit nga