Connect with Us

VIDEO/ Futet nga stoli dhe realizon dopietë, talenti i Shpresave dhuron spektakël në Superligën daneze

Kombëtare

VIDEO/ Futet nga stoli dhe realizon dopietë, talenti i Shpresave dhuron spektakël në Superligën daneze

Publikuar

-

Arbnor Muçoli është një nga talentet më të spikatura të momentit në futbollin danez. Futbollisti i Kombëtares Shpresa, u zgjodh më i miri i sezonit nga klubi i Vejles, duke spikatur me golat dhe klasin e tij.

Edhe pse vetëm 21-vjeç, Muçolli, ishte një nga më të dalluarit te skuadra e tij, teksa jo më kot u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit.  Kujtojmë që Vejle militonte në Ligën e Dytë, ndërkohë që u ngjit në elitën e futbollit danez.

Muçolli zhvilloi sot ndeshjen e tij të parë në Superligë, teksa 10 minuta i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës. Shqiptari u hodh në fushë në të 76-tën duke zënë vendin e Jensen, teksa në të 86-tën, e dërgoi topin në cepin e rrjetës, me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke i siguruar 3 pikë të arta Vejles në sfidën ndaj Sonderjyske, që përfundoi me rezultatin 4-1.

21-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, pasi në sekondat e fundit, me një lëvzje fenomenale brenda zonës, dhuroi spektakël, duke shënuar një gol për notën 10-të.

Nga stoli u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, i cili ka lënë pas Koronavirusin, duke iu rikthyer formës optimale. Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për Vejlen që siguroi 3 pikët e para me shqiptarët në fushë. Kujtojmë që në sfidën e parë, si Muçolli ashtu dhe Ramadani nuk ishin të disponueshëm.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E ardhmja e Hysajt, befason agjenti i shqiptarit: Pas 3 muajsh do të nënshkruaj me…

Publikuar

-

Nga

Rinovimi i Elseid Hysajt, është kthyer në një “telenovelë”. Pavarësisht se nën drejtimin e Gatuzos, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka filluar të luajë rregullisht duke gëzuar një formë të mirë, qëndrimi tek të kaltërit nuk është i garantuar.

Në një prononcim për “Radio Punto Nuovo”, agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur në lidhje me të ardhmen e shqiptarit, teksa nuk ka nguruar të kërcënojë drejtuesit e Napolit, se nëse nuk i bëjnë ofertën e duhur mbrojtësit, ai do të largohet.

“Napoli ka tre mbrojtës dhe është e vështirë të gjesh më mirë. Hysaj, që kur arriti Gatuzo, po bën shumë mirë. Vetëm me Ançelotin kishte një regres. Rinovimi? Nuk varet nga rinovimi i Gatuzos. Unë kam vrapuar pas Napolit për rinovimin e Hysajt prej dy vitesh.

Nëse atij do i bëhet propozimi i duhur, do të qëndrojë. Përndryshe pas tre muajsh Hysaj mund të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm nëse Gatuzo qëndron, Napoli duhet të besojë te Hysaj. Lojtari dhe unë duam të presim një moment”, u shpreh Xhufredi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tradhëtari i radhës, një tjetër futbollist shqiptar zgjedh Greqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar si lojtar në akademinë e Iraklisit, Rrota është grumbulluar së fundmi nga Kombëtarja e Greqisë, duke qenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

Ai debutoi me fanellën greke në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë më 11 tetor, duke luajtur 22 minuta. Mbrojtësi i djathtë luan sezonin e tij të dytë në kampionatin holandez me Fortuna Sitard. Fillimisht për dy vite është aktivizuar në Sllovaki me skuadra si Slavoj Trebishov dhe Zemplin Mihalovce.

Te kjo e fundit u pikas më pas nga klubi holandez, Fortuna Sitard, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje, 9 prej të cilave si titullar. “Panorama Sport” mëson se Rrota i është sugjeruar disa muaj më parë FSHF-së përmes menaxherit të tij, Bruno Çirilo, një ish-lojtar i Interit që është aktivizuar edhe në Greqi me AEK-un dhe PAOK- un.

Mirëpo, drejtoria e ekipeve kombëtare nuk shfaqi interes për lojtarin shqiptar dhe kësisoj Rrota shfrytëzoi mundësinë pas thirrjes që i bëri trajneri i Greqisë, Xhon Vant Ship. Ky i fundit është holandez dhe duke njohur mirë “Erdivise”, ndoqi disa herë Rrotën dhe u bind për ta grumbulluar. Aktivizimi i 23- vjeçarit me Greqinë në ndeshjen ndaj Moldavisë ia djeg tashmë mundësinë e një bashkimi me Shqipërinë në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Myrto Uzuni ende larg fushave, vijon të mbetet peng i COVID-19

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni ishte i pafat në këtë periudhë teksa është prekur nga COVID-19. Në këtë formë, sulmuesi shqiptar humbi ndeshjen e veçantë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kampionatit hungarez, ku Ferencvarosh i tij luan ndaj Ujpest.

Një problem për ekipin e Ferencvarosh duke qenë se futbollisti i kombëtares është njeriu kryesor i sulmit. Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë është fakti se nuk dihet saktë rikthimi i Uzunit, duke qenë se Hungaria aplikon një tjetër rregull që të detyron të qëndrosh në karantinë për një muaj.

Kështu, shqiptari mbetet në dyshim për ndeshjet e ardhshme, ku më e rëndësishmja, por edhe e veçanta është ajo ndaj Juventusit në Ligën e kampionëve.

LEXO TE PLOTE