Connect with Us

VIDEO/ Dopieta e Mane, kampionët e Liverpool likuidojnë skuadrën e Lampard

Premier Liga

VIDEO/ Dopieta e Mane, kampionët e Liverpool likuidojnë skuadrën e Lampard

Publikuar

-

Sapo ka përfunduar takimi mes Chelsea dhe Liverpool, e vlefshme për Premeir League (0-2). Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që Christiansen la blutë me një lojtar më pak në fushë.

Në të dytën, të kuqtë e Jurgen Klopp morën frenat në dorë dhe Mane realizoi dy golësh (50′, 54′). Chelsea u përpoq të reagonte, por Jorginho la penalltinë. Kështu, Liverpool merr tre pikët e radhës në kampionat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Emergjencë nga koronavirusi, Chelsea rikthen Peter Ceh në futbollin e luajtur

Publikuar

-

Nga

Çelsi ka regjistruar legjendën Peter Çeh në listën e portierëve të emergjencës në Premier Ligë. 38-vjeçari, i cili sot është këshilltar teknik në “Stamford Bridge” do të jetë zyrtarisht portieri i katërt i Frenk Lampardit pas Mendisë, Kepës dhe Kabazheros këtë sezon në Premier Ligë dhe një gjë e tillë është bërë për të shmangur çdo surprizë të mundshme që mund të rezervojë emergjenca e Koronavirusit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Dëmtoi rëndë Van Dijk, portieri i Everton merr kërcënime me vdekje

Publikuar

-

Nga

Xhordan Pikford ishte autor i një ndërhyrje të ashpër ndaj Virxhil Van Dijk në derbin e “Merseyside”, me mbrojtësin, që dëmtoi ligamentet e gjurit dhe tashmë do duhet të operohet dhe të mungojë të paktën gjashtë muaj për Liverpulin. Mbrojtësi holandez është një nga më të mirët e Liverpul dhe lideri i skuadrës në mbrojtje dhe dëmtimi i tij është një goditje e madhe për skuadrën e Jurgen Klop.

Zemërim të madh kanë shfaqur tifozët e Liverpul ndaj portierit të Everton, Pikford, i cili as nuk u ndëshkua për atë ndërhyrje të egër ndaj yllit holandez. Përveç ofendimeve të shumta, që në ditët e stome janë diçka normale në rrjetet sociale, bëhet me dije se Pikford ka marrë edhe shumë kërcënime me vdekje dhe në lidhje me këtë çështje ka hyrë në lojë edhe policia angleze.

Ndjesa publike e portierit nuk ka mjaftuar dhe tifozët e zjarrtë të “The Reds” nuk përmbahen. Do të shikohen të gjitha kërcënimet sepse ndonjë prej tyre mund të jetë serioz dhe të përbëjë rrezik për jetën e portierit të skuadrës së Ançelotit. Derbi i “Merseyside” këtë sezon ishte shumë i zjarrtë sepse edhe Evertoni është rritur shumë në cilësi nën drejtimin e Karlo Ançelotit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E KONFIRMUAR/ Liverpuli merr goditjen e rëndë, ylli i ekipit i nënshtrohet operacionit në gju

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Liverpulit Virxhil Van Dajk do të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave. Mbrojtësi holandez do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë pas u dëmtua dje në derbin e “Merseyside”-it kundër Evertonit.

Kampionët në fuqi të Anglisë konfirmuan lajmin në faqen zyrtare, por nuk saktësuan kohën kur ai mund të rikthehet. Gjasat janë që Van Dajk të kthehet në fund të sezonit, por gjithçka varet nga faza e rikuperimit.

Në sfidën e përfunduar dje 2-2, qendërmbrojtësi u dëmtua në minutën e gjashtë nga portieri i Evertoni Xhordan Pikford, i cili i ndërhyri në mënyrë të ashpër në gju Van Dajkut. Pas 6 minutash lojë, ai u detyrua të linte ndeshjen.

 

LEXO TE PLOTE