Connect with Us

U kap me dy armë në çantë/ Zbardhet deklarata e Fjolla Morinës në polici

Kronika

U kap me dy armë në çantë/ Zbardhet deklarata e Fjolla Morinës në polici

Publikuar

-

Foto-Nuk e kishit parë asnjëherë kështu/ Fjolla Morina shkon në Gjykatë mbuluar nga koka tek këmbët

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua dje në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete.

Ditën e sotme ajo ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë.

“E kisha harruar disa kohë në cantë. Pa ditur që pistoleta ishte aty, udhëtova drejt Shqipërisë”, mësohet të jetë shprehur Fjolla.

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë po ashtu në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak. Sipas Kodit Penal ajo rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg për trafikimi të armëve të zjarrit. Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot/ Furgoni përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Kontrolle gjatë natës/ 20 patenta të pezulluara, 6 shoferë në pranga

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mësohet se një furgon pasagjerësh ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet identiteti i viktimës, por blutë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Ndërklohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet një banesë në Kolonjë/ Ndërron jetë i moshuari

Publikuar

-

Nga

Digjet një banesë në Kolonjë/ Ndërron jetë i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 16:10, në fshatin Podë të Kolonjës.

Blutë bëjnë me dije se si pasojë ka ndërruar jetë 89 vjeçari Vangjel Rusta.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i moshuari jetonte vetëm, ndërsa nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin  policisë.

LEXO EDHE:  Kapen me armë zjarri dhe kokainë/ Arrestohen tre të rinj në Shkodër

LEXO EDHE:  Dhunoi në banesë një grua/ Shoqërohet në Polici 27 vjeçari

Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mjeti del nga rruga tek shkallët e Tujanit/ Ndërron jetë 68-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Tentuan t’i ikin policisë/ Përmbyset makina me 4 sirianë në Korçë

Një aksident me makinë ka ndodhur rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit në të cilin ka mbetur i vdekur një 68-vjeçar me iniciale H.D.

Mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K.,. të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE