Connect with Us

Tentoi të vrasë me armë një person/ Arrestohet 40 vjeçari nga Tirana

Kronika

Tentoi të vrasë me armë një person/ Arrestohet 40 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Prostitucion në një qendër masazhi/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Qytetari godet me thikë të riun në Tiranë/ 18-vjeçari përfundon në spital

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

IKMT vijon aksionin/ Shembet hoteli në Gjirin e Manastirit

Publikuar

-

Nga

IKMT vijoin aksionin për shembjen e ndërtimeve të paligjshme, në zonat bregdetare.

Kështu mësohet se sot, IKMT ka shembur hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije një ditë më parë se deri tani janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet.

“IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit. Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, tha ministri Çuçi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Publikuar

-

Nga

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim, shkruan BË.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

LEXO EDHE:  Bëri “kërdinë” në Tiranë/ Prangoset 19-vjeçari

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau dhe e groposi në parcelën e hashashit/ Gjykata dënon autorin në arrati

Publikuar

-

Nga

30 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës, për Agron Tufën, i cili ndodhet në arrati.

Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar dhe më pas ka groposur në një parcel me hashash Kejsi Hysajn.

Bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë, që tronditi mbarë opinionin publik, ku u tha se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE