Connect with Us

Skandal korruptiv/ Ku shkuan lekët e nxënësve, të cilat i merte dorazi drejtori i gjimnazit

Aktualitet

Skandal korruptiv/ Ku shkuan lekët e nxënësve, të cilat i merte dorazi drejtori i gjimnazit

Publikuar

-

Arsimi parauniversitar ka hapur dyert e shkollave nga data 14 shtator 2020 për të filluar sezonin e ri shkollor 2020-2021 pas një pauze të gjatë e të dhimbshme, për shkak të pandemisë “COVID-19”. Por arsimi në vendin tonë, është pushtuar nga “dirigjentë-militantë”, politikë të cilët aq thellë i kanë futur tentakulat në arsim, sa që tashmë duket çdo gjë e pashpresë dhe shkolla është, kthyer jo më në vend të dijes, por në një ambient ku mund të milet vota, e të premtohen favore për drejtues shkollash që mbushin kutitë me fletë votimi për subjektet politike si dhe të bëhet korrupsion me lekët e nxënësve. Vetëm 3 kilometra nga Ministria e Arsimit gjendet gjimnazi “Gramoz Palushi”, gjimnazi i vetëm në Babrru, me një komunitet prej 30 mijë banorësh dhe më i madhi gjimnaz në zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

E si për ironi të fatit të këtij komuniteti, ky gjimnaz i është besuar që prej vitit 2014, të drejtohet nga militant i PS, ithtari i kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, Abas Hoxha, i cili herë qëndron pas shpinës së koordinatores së PS në Kamëz, Elisa Spiropali dhe herë tek Rakip Suli. Ky drejtor shkolle, pa asnjë meritë në drejtim dhe në formim pedagogjik, pasi vetë ka mbaruar me notën mesatare 5, e ka katandisur këtë gjimnaz, në një ferr të vërtetë. E vetmja meritë që, Abaz Hoxha, vazhdon të jetë drejtor shkolle, është angazhimi i tij në mbledhjet politike, për vjeljen e votave dhe shkarkime nga puna të mësuesve që nuk i përgjigjen, thirrjes së tij për mbledhje votash apo fjalime politike të PS. Abas Hoxha shfaqet në çdo mbledhje partie në krah të kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i përqëndruar me laps dhe bllok shënimesh për llogaritë e votave.

Por kjo është më e pakta, pasi Abas Hoxha është implikuar në një marëveshje të paligjshme, që në dukje është totalisht korruptive dhe që ngreh shumë pikëpyetje, mbi pozicionin e Abas Hoxhës. Ky dokument që shihni në këtë foto, tregon provën kryesore se si vidhen lekët e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru dhe nëpërmjet kësaj marëveshje që po botojmë, shumat financiare prej 350 mijë lekë të vjetra çdo muaj i kalonin, drejtorit të gjimnazit “Gramoz Palushi”, shtetasit Abas Hoxha. Akt-marëveshja që mban datën 19 janar 2018, është realizuar mes dy drejtorave të shkollave “Azem Hajdari” dhe “Gramoz Palushi”, ku Besnik Daci ka firmosur për llogari të shkollës 9 vjeçare dhe Abas Hoxha, për llogari të gjimnazit. Por çuditërisht kjo marëveshje është firmosur në kushtet e presionit të vazhdueshëm nga ish-drejtoresha politike e PS, Ermioni Çekani, që në 2018 drejtonte Zyrën Arsimore Kamëz.

Një fakt i tillë që tregon se marëveshja ka pasur presion, ka dalë qartë nga shënimi i vetë firmëtarit, Besnik Daci, i cili teksa ka firmosur për llogari të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, përkrah firmës ka shtuar dhe shënimin “…marëveshja është e kundra-ligjshme detyrohem nga ZAK…” dhe sërisht poshtë këtij shënimi ka hedhur firmën e tij. Në të djathtë të dokumentit ka firmosur drejtori i gjimnazit “Gramos Palushi”, Abas Hoxha, i cili nuk ka bërë asnjë shënim. Një marëveshje që nxënësit e Ciklit të Ulët detyrohen të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra, për të bërë mësim në një shkollë tjetër shtetërore. Kur dihet që arsimi 9-vjeçar në Shqipëri është i detyrueshëm dhe pa kosto financiare në shkollat publike.Nëpërmjet kësaj marëveshje, totalisht të paligjshëm ku as më e pakta nuk është e noterizuar, ngarkohej Besnik Daci dhe bordi i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” që të mblidhnin nga çdo nxënës shumën prej 10 mijë lekë të vjetra në muaj. Sasia e parave që mblidhej duhej ti dorëzohej në dorë drejtorit, me mesatare 5 të gjimnazit “Gramoz Palushi” Abas Hoxha, ku qëllimi ishte që Abazi, të rregullonte tualetet e gjimanzit të paguante një roje nate, që në këtë rast ishte pedofili seksual, Abaz Doga dhe të lyente me bojë 4 klasa të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ambjente këto ku synohej që të bënin mësim nxënësit, e Cilklit të Ulët të shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Politik për Zgjedhoren/ OSBE: Siguruam sallën, maskat, dorezat e higjienizuesit

Në këtë rast, të paktën siç del edhe në dokumenta pedofili i arrestuar nga prokuroria e Tiranës, Abaz Doga, që shërbente si roje nate në dy shkollat “Azem Hajdari” dhe “Gramoz Palushi”, i bie të jetë paguar me rrogë edhe nga bashkia Kamëz, edhe nga vetë drejtori i gjimnazit, Abaz Hoxha. Lekët që mblidhte nga nxënësit bordi i shkollës “Azem Hajdari”, ja ka dorëzuar në dorë, Abas Hoxhës. Për momentin ne disponojmë vetëm dy shkresa që tregojnë qartë se dy herë Abas Hoxha, ka marë dorazi në total shumën prej 700 mijë lekë të vjetra. Këto para janë marë në datën 23 mars 2018, ku anëtarët e Bordit të Shkollës “Azem Hajdari”, Sheat Daci, Imer Hoxha dhe Fatmir Gjestila, i japin Abas Hoxhës, shumën prej 350 mijë lekë të vjetra. Mandej ky dorëzim lekësh, pa një transaksion bankar, ka ndodhur edhe në datën 3 dhjetor 2018. Në të dy rastet që kemi arritur të dokumentojmë, marrësi i lekëve është Abas Hoxha, por çuditërisht firmat janë të ndryshme. Këtu mund të ketë firmosur person tjetër,duke prodhuar elementët e veprës penale të “falsifikimit të dokumentave”.

Kjo pasi edhe me sy të lirë të shikohen, dy dokumentat, që janë siguruar nga ana jonë, duket qartë se firmat janë të ndryshme dhe që patjetër kanë firmosur dy njerës të ndryshëm dhe jo marësi, Abas Hoxha. Kjo praktikë e mbledhjes së parave nga nxënëësit mësohet se ka vijuar çdo muaj dhe nuk dihet qartë nëse, akt-marëveshja e firmosur nga Besnik Daci dhe Abaz Hoxha, vijon të jetë ende në fuqi ose jo, pasi afati përfundimtar i saj përcaktohet me periudhën e krijimit të ambjenteve të reja pranë shkollës “Azem Hajdari”. Por ajo që është më e rëndë dhe që ngreh mjaft pikëpyetje, është se ku kanë shkuar paratë që i janë mbledhur nxënësve dhe dorëzuar më pas në dorë drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, Abas Hoxha.

Kjo është një pikëpyetje dhe që sigurisht kërkohet hetim nga ministria e re e Arsimit, Elvis Kushi dhe Prokuroria e Tiranës. Sipas marëveshjes paratë mblidheshin tek nxënësit dhe i dorëzoheshin Abaz Hoxhës, i cili duhet të kryente shërbime si rregullime të tualeteve të shkollës që drejtonte,të lyente klasat dhe të paguante rrojen e shkollës, të rregullonte bankat. Por çuditërisht në një trasmetim televiziv që i ka bërë emisioni “Stop” ambjenteve të tualeteve të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ato ishin në gjëndje mizerabël dhe aspak të pastra.

Drejtori Abas Hoxha, megjithëse ka marë sasinë e parave, duket qartë dhe në foto, që nuk ka bërë asnjë shpënzim jo vetëm për të rregulluar, por edhe për ti mirëmbajtur këto tualete. Ky është rasti që ministria e Arsimit dhe Sportit të nisë një hetim për këtë drejtor që dy muaj më parë uh pezullua nga detyra si pasojë e skandalit të punësimit si roje shkolle të pedofilit seksual Abaz Doga, i cili tashmë është arrestuar nga prokuroria e Tiranës, për abuzimet seksuale me tre nxënëse të gjimnazit “Gramoz Palushi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Publikuar

-

Nga

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Ish-deputeti Klevis Balliu, i cili disa ditë më parë u skualifikua nga demokratët e Pogradecit, në garën për kandidat i PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka sfiduar sot publikisht, duke theksuar se nuk do të ikë nga politika.

Në një prononcim për mediat, Klevis Balliu theksoi se ai është vetëm në filim të karrierës së tij politike.

Ndërkohë sa i takon çështjes së banorëve të Unazës së re, Klevis Balliu theksoi se dikush do të përgjigjet për atë aferë, sikurse e cilësoi ai.

LEXO EDHE:  Basha mbledh grupin parlamentar para protestës

LEXO EDHE:  PD dhe LSI, mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare

“Unë sapo e kam filluar karrierën politike, ndërsa Rama e ka mbyllur.

Qielli me tokën të bashkohet, për banorët e Unazës, ata që e kanë bërë atë aferë, do të përgjigjen”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

U skualifikua nga demokratët e Pogradecit/ Banorët e Unazës “vajtojnë” për çunin e Fahri Balliut

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bllokohet ish sheshi Shqiponja/ Nis trafiku i rënduar që në orët e para të mëngjesit

Publikuar

-

Nga

Që prej mëngjesit të sotme ish-Sheshi “Shqiponja” është bllokuar tërësisht për automjetet pasi kanë nisur punimet.

Bllokimi i ish sheshit Shqiponja që ka shkaktuar trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Ndonëse ka rrugë dytësore për të hyrë apo dalë nga Tirana, lëvizja e shtuar e makinave ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSH kanë sqaruar se zona e Doganës do të mbetet e bllokuar për katër muajt e ardhshëm kur punimet për kenë përfunduar krejtësisht. Qytetarët që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

LEXO EDHE:  Gjithë jetën drejtor/ Tani paguhet më shumë se presidenti

LEXO EDHE:  Shtyrja e mbledhjes për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Një Bashë në tryezë, një tjetër në selinë e PD

Ndërsa në rrugën e Doganës do të kenë akses vetëm ambulancat që vijnë për raste urgjence./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuni i Fahriut zbulon skenarin e errët të Ramës/ Ja pse kërkon që pandemia të përkeqësohet

Publikuar

-

Nga

Çuni i Fahriut zbulon skenarin e errët të Ramës/ Ja pse kërkon që pandemia të përkeqësohet

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kryeministri Edi Rama po kujdeset qëllimisht që gjendja e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë të përkeqësohet.

Sipas tij, Rama kërkon që të fusë shqiptarët sërish në karantinë, që të mos zhvillojë zgjedhjet.

“Edi Rama kërkon që gjendja e pandemisë të përkeqësohet, që të ketë justifikimin për të rikthyer karantinën që të mos ketë zgjedhje në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Shkullaku “zë ngushtë” Ramën për inceneratorët/ Kryeministri: Nuk i kanë parë akoma lekët

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Politik për Zgjedhoren/ OSBE: Siguruam sallën, maskat, dorezat e higjienizuesit

Ai po kujdeset qëllimisht që situate e pandemisë të përkeqësohet”-tha Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE