LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të darkës/ Prindërit ngrihen në protestë në Kurbin

20 Shtator 2020, 15:15, Politikë CNA
Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Sanxhak të Kurbinit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga protesta, ndërsa deklaron se shkak i irritimit të prindërve është siguria e fëmijëve.

Berisha thotë se ata kanë kundërshtuar mësimin deri në orën 20:00 të darkës dhe kanë kërkuar që të mos grumbullohen shumë nxënës brenda një autobusi.

?Protestë e prindërve në Sanxhak të Kurbinit për paketimin e fëmijëve të tyre në 50-60 vetë në autobuz dhe vazhdimin e mësimeve deri në 20:00 të darkës me urdhër të Edvin Hajdutit. Ju lumtë prindërve që protestojnë për sigurinë e munguar të fëmijëve të tyre! Sb?, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga