Connect with Us

Si u formua bota moderne nga epidemitë e 500 viteve më parë

Blog

Si u formua bota moderne nga epidemitë e 500 viteve më parë

Publikuar

-

Si u formua bota moderne nga epidemitë e 500 viteve më parë

Nga Matthew Ward “The Conversation”

Pandemia e koronavirusit, është krahasuar me shumë epidemi të mëparshme, përfshirë Murtajën e Madhe dhe pandeminë e Gripit Spanjoll të vitit 1918. Gjithsesi, është marrë shumë pak parasysh ndoshta episodi historik më i rëndësishëm i sëmundjes.

Bota moderne siç e dimë nuk do të kishte ekzistuar pa epidemitë që përfshinë Amerikën
në shekujt XVII-XVII. Ishin ato epidemi që i dhanë formë botës moderne. Në vazhdën e eksplorimeve të Kristofor Kolombit, evropianët mbërritën në Amerikë në një numër gjithnjë e më të madh. Ata çuan aty një sërë virusesh, si ai i lisë, gripit, fruthit, shytave etj, ndaj të cilave amerikanët vendas nuk kishin pasur ndonjë ekspozim paraprak dhe kurrfarë imuniteti. Historianët i quajtën ato epidemi “epidemi e tokës së virgjër”.

Koronavirusi ka treguar ndikimin që mund të ketë sëmundja epidemike në një popullatë të prekshme. Ngjashëm, ato epidemi përfshinë me shpejtësi komunitetet vendase të Amerikës. Shoqëritë u tronditën. Të gjithë u sëmurën menjëherë:nuk kishte kush të kujdesej për të sëmurët, dhe as për të mbjellur apo korrur. Ndikimi i atyre epidemive ishte i gjerë. Në një aspekt, ato zhdukën në masë njerëzit që mund t’i kishin rezistuar ekspansionit evropian. Studimet aktuale sugjerojnë se popullsia e Amerikave mund të ketë qenë deri në 100 milionë para kontaktit me evropianët. Në shumë rajone, brenda një shekulli nga ekspozimi ndaj këtyre sëmundjeve, 95 për qind e asaj popullsie vdiq.

Në njohim perandoritë Azteke dhe Inkase por shoqëri të ngjashme, në mos po aq komplekse, ekzistonin diku tjetër. Kur Hernando de Soto eksploroi atë që tani është SHBA-ja juglindore në vitet 1540, ai pa se popullata lokale jetonte në qytete të mëdha, të cilat mund të krijonin ushtri me mijëra burra. Ndërkaq, kur eksploruesit anglezë hynë në rajon në fund të shekullit pasues, ata gjetën vetëm disa fise të shpërndara. Për shumë vite, historianët vunë në dyshim vërtetësinë e ditarit të Sotos. Por tanimë arkeologjia ka verifikuar shumë nga përshkrimet e tij.

Shoqëritë vendase u shfarosën nga “epidemitë e tokës së virgjër”, edhe pse kontakti i tyre i drejtpërdrejtë me evropianët ishte i kufizuar. Ato epidemi vranë jo vetëm vendasit, por ndërkohë shkatërruan kulturën dhe moralin e tyre. Shumica e shoqërive vendase nuk kishin një gjuhë të shkruar. Për rrjedhojë, kur pleqtë vdiqën njëkohësisht, u zhduk një pjesë e mirë e kulturës dhe njohurive të komunitetit.

Kjo humbje nxiti një cikël dëshpërimi dhe demoralizimi, që e minoi rezistencën e amerikanëve vendas përballë evropianëve, dhe ua bëri më të lehtë punën këtyre të fundit për tu zgjeruar. Disa analistë në Azinë Lindore, e kanë parë dështimin e qeverive perëndimore për të kontrolluar koronavirusin, si dëshmi të dobësisë dhe brishtësisë së demokracisë perëndimore. Në mënyrë të ngjashme në shekullin XVI-të, evropianët i panë “epidemitë e tokës së virgjër” si provë të epërsisë së tyre morale dhe biologjike.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon arsyen/ Pse trafikantët shqiptarë janë zhvendosur në Dubai

Ato ishin dëshmi se Zoti synonte që evropianët të merrnin nën kontroll dy Amerikat. Kur Pelegrinët mbërritën në Anglinë e Re në vitet 1620, ata zbuluan se popullata lokale tashmë ishte shfarosur nga sëmundjet epidemike. Përgjatë bregdetit kishte shumë fshatra të braktisura, që ishin vende të përsosura për të jetuar.
Dukej sikur vetë Zoti ta kishte bekuar misionin e Pelegrinëve. Vetë epidemitë ndihmuan për të racionalizuar kolonializmin:tek e fundit ishte vullneti i Zoti. Ato i dhanë mundësi evropianëve të përvetësonin tokat e vendasve. Ne ende nuk e dimë se sa të gjera do të jenë efektet afatgjata sociale dhe ekonomike të koronavirusit, por “epidemitë e tokës së virgjër” patën pasoja të papritura.

Shumë nga aventurierët e hershëm evropianë, parashikuan se amerikanët vendas do të siguronin krahun e punës për të punuar në fushat e tyre. Kur ata nisën të prodhonin prodhime bujqësore fitimprurëse si sheqeri, kafeja dhe duhani, kërkesa për punë u bë më e madhe.

Duke mos pasur më njerëz në dispozicion, evropianët iu drejtuan Afrikës. Tregtia e skllevërve kishte ekzistuar prej kohësh në forma të ndryshme, por shkalla që arriti ajo në shekujt XVII-XVIII, metodat e përdorura dhe arsyetimet e dhëna, ishin të pashembullta. Pronësia absolute e njerëzve – skllavëria e egër – e justifikuar nga konceptet e epërsisë racore ishte në shumë aspekte, rezultat i këtyre “epidemive të tokës së virgjër”. Ndërsa ‘historia alternative” mund të jetë e vështirë dhe e rrezikshme, është e qartë se sikur ato epidemi të mos kishin përfshirë Amerikat, bota moderne do të ishte zhvilluar shumë ndryshe.

Kombet amerikane, përfshirë SHBA-në, nuk do të kishin ekzistuar në formën e tyre aktuale. Ndërkohë, pa fitimet nga pasuria natyrore e Amerikave, Evropa do të ishte bërë kaq mbizotëruese në botë. Mbetet për t’u parë se sa koronavirusi i ri do të transformojë gjithashtu botën./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Nga fundi i të korrave tek Dita e të Vdekurve/ Ja çfarë duhet të dini mbi Halloween-in

Publikuar

-

Nga

Nga fundi i të korrave tek Dita e të Vdekurve/ Ja çfarë duhet të dini mbi Halloween-in

Kjo festë që zhvillohet më 31 tetor të çdo viti, ka qenë një traditë e vjetër fillimisht në ishujt britanikë, më pas u çua përmes emigrantëve në SHBA dhe prej andej në mbarë botën. Prej disa vitesh Halloween-i, ka nisur të kremtohet dhe në Shqipëri. Po cila është origjina e kësaj feste?

Samhain

Halloween e ka origjinën nga festivali kelt Samhain, që ishte viti i ri kelt. Në fakt, ishte Dita e të Vdekurve, dita kur ‘perdja’ midis 2 botëve është më e hollë, dhe kur shpirtrat mund të ktheheshin në botën e të gjallëve.

Festa e të gjithë Shenjtorëve

Më vonë, kur festivali u adoptua edhe nga të krishterët, këta të fundit e kremtuan atë si Festa e të Gjithë Shenjtorëve, megjithëse ende mbante elemente që kujtonin dhe nderonin të vdekurit.

Fundi i stinës së verës

Samhain do të thotë “fundi i verës”. Kjo ditë shënonte fundin e verës dhe të korrave, dhe fillimin e dimrit të ftohtë dhe të errët.

“Zjarret e kockave”

Për të festuar Samhain-in, druidët ndiznin zjarre të mëdha të shenjta, të quajtura fillimisht si“zjarre kockash”, pasi pas festave në zjarr hidhnin kocka si oferta për një blegtori të shëndetshme gjatë Vitit të Ri. Njerëzit sillnin me vete në festë ushqimet e prodhuara me të korrat, dhe sakrifikonin kafshë për darkën pas festivalit.

Veshja

Gjatë kremtimit të Halloween, keltët vishnin kostume, zakonisht prej koke dhe lëkure kafshësh.

Lojërat e ndryshme

Si dhe me festat e tjera, paganët e kremtonin shpesh Samhain me lojëra tradicionale të tilla si kapja e mollëve më dhëmbë, me duart e lidhura nga pas, një lojë që praktikohet ende sot.

Rrepat apo kungujt?

Në atë festë njerëzit gërmonin dhe nxirrnin nga toka rrepa, të cilat më pas gdhendeshin në forma të ndryshme për t’u dukur si shpirtra mbrojtës, pasi kjo ishte një natë magjie dhe kaosi.
Zakoni gjatë Halloween-it i gdhendjes së rrepës u çua në Amerikë nga emigrantët irlandezë. Por meqë në SHBA rrepat nuk ishin dhe aq të lira, amerikanët përdorën kunguj në vend të tyre.

LEXO EDHE:  La Kukësin pas tre mandatesh/ Flamur Noka zbulon qytetin ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare

LEXO EDHE:  Vdekja e Major Tanushit/ Rama: U nda nga jeta si dëshmor i atdheut

Vizitat nëpër shtëpi

Kjo traditë nisi në rajone të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Njerëzit shkonin nga shtëpia në shtëpi, duke kërkuar bukë të vogla të quajtura “tortat e shpirti” në këmbim të lutjes.

Shpirtrat e pushtuar

Shpirtrat besohej se “argëtoheshin me të gjallët”, ose “gjenin një trup për ta zotëruar për vitin e ardhshëm”. Kjo është arsyeja pse duke u veshur si shtriga, fantazma dhe xhuxha, fshatarët mund të shmangnin të qenit të pushtuar nga shpirtrat.

Ngjyrat

E zeza dhe portokallia, lidhen zakonisht me Halloween-in. Portokallia është simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe së bashku me ngjyrën kafe dhe atë të verdhë, simbolizon të korrat dhe vjeshtën. E zeza është tipikisht një simbol i vdekjes dhe errësirës, dhe shërben si një kujtesë se Halloween ishte dikur një festival që shënonte kufijtë midis jetës dhe vdekjes.

Kuptimi i termit “wicce”, magjistar

Fjala “shtrigë” vjen nga fjala e vjetër angleze ”wicce”, që do të thotë ‘grua e mençur’.Në fakt, shtrigat dhe shtriganët ishin njerëz shumë të respektuar në atëkohë. Sipas besimit popullor, shtrigat zhvillonin natën e Halloween-it, një nga dy mbledhjet e tyre kryesore, ose sabatet.

Samhainophobia

Mijëra njerëz vuajnë sot nga Samhainophobia, që është një frikë irracionale nga festa e Halloween-it./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si përhapet virusi në ambientet e mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Publikuar

-

Nga

Si përhapet virusi në ambiente të mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Dy studime mbi mënyrën se si përhapen në ajër spërklat, zbulojnë informacione të reja mbi mënyrën e transmetimit të Covdi-19 në hapësira të mbyllura, një nga problemet kryesore në fazën aktuale të bashkëjetesës me koronavirusin SARS-CoV-2.

I pari hedh dritë mbi morinë e spërklave të lëshuara në ajër kur kollitemi dhe mbi efektivitetin e maskave në frenimin e tyre. I dyti analizon efektet e ventilimit të ambienteve të mbyllura, dhe shpjegon se përse këshillohet të ajrosni ambientet ku rrimë më shumë.

Vendosni maskën

Hulumtimi i parë, i botuar në “Physics of Fluids” nga dy shkencëtarë nga Instituti Indian i Teknologjisë në Bombei, propozon një model se si vëllimi i grimcave virale të nxjerra nga kollitja, ndryshon me kalimin e kohës. Studiuesit zbuluan se në5-8 sekondat e para pas kollitjes mbeten në ajër spërklat e emetuara, prandaj këto janë arsye thelbësore për përhapjen e çdo lloj infeksioni.

Pas atij momenti, “reja” e spërklave nis të shpërndahet. Gjithsesi, të dhënat më interesante kanë të bëjnë me maskat. Mbajtja e një maske kirurgjikale, e zvogëlon me 7 herë vëllimin e “reve” me grimca infektive të emetuara nga kollitja. Ndërsa maska N95, që është më filtruese, e zvogëlon me 23 herë atë vëllim.

“Çdo gjë që zvogëlon distancën e mbuluar nga kjo “re” spërklat, si mbajtja e një maske, shamie, apo kollitja me bërrylin përpara gojës, duket se ngushton shumë zonën ku shpërndahen spërklat, dhe për pasojë redukton edhe shanset e infektimit”-shpjegon Rajnesh Bardvaj, një nga autorët e studimit.

Hapni dritaret!

Studimi i dytë, i botuar në të njëjtën revistë shkencore, eksploroi udhëtimin e aerosoleve të infektuara në një dhomë të mbyllur dhe me ajër të kondicionuar, si një klasë në shkollë apo një zyrë. Nga modeli, i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Nju Meksikos, mund të shihet se një gjest i thjeshtë siç është hapja e dritareve, e shton me më shumë se 40 për qind pjesën e grimcave virale që dalin nga ambienti i mbyllur.

LEXO EDHE:  La Kukësin pas tre mandatesh/ Flamur Noka zbulon qytetin ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare

LEXO EDHE:  Vdekja e Major Tanushit/ Rama: U nda nga jeta si dëshmor i atdheut

Sipas autorëve, fluksi i ajrit brenda një hapësire të mbyllur, bën që midis personave të pranishëm të ketë një shkëmbim domethënës të spërklave (të paktën 1 për qind e atyre të lëshuara) edhe nëse distanca është të paktën 2.4 metra. Por kur hapni dritaret, mund të dalin jashtë deri 70 për qind të grimcave me madhësi 1 mikrometër (një e mijta e milimetrit).

Rëndësia e ambienteve të ajrosura mirë

Sipas modelit, ajri i kondicionuar mund të zhvendosë deri në 50 për qind të grimcave të emetuara në ajër nga frymëmarrja apo të folurit. Por sasia e mbetur bie mbi sipërfaqet brenda dhomës, dhe nga atje mund të vihet sërish në qarkullim (prandaj është e domosdoshme higjena e duarve).

Studimi konfirmoi ndërkohë, se shpërndarja e aerosoleve të mbetura nuk është e njëtrajtshme. Ajo ndryshon në përputhje me pikat ndryshme në dhomë, dhe se barrierat prej xhami që mbrojnë tryezën ose banakun pengojnë kalimin e ajrit, duke devijuar trajektoren, dhe duke e bërë më pak të mundur infektimin.

Masat paraprake kryesore

Studime të tilla, sigurojnë informacione të rëndësishme, se si mund të kufizohen infeksionet në ambientet e mbyllura dhe të mbushura plot me njerëz, ku ju duhet t’i frekuentoni ato personalisht. Ndaj mbani gjithmonë maska, mbajini hapur dritaret, përmirësoni sistemet e ventilimit, instaloni pengesa transparente rreth tavolinave të punës. Këto janë masat që zvogëlojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19./ Fokus Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse është tepruar shumë me idenë e “rënies” së Amerikës

Publikuar

-

Nga

Pse është tepruar shumë me idenë e “rënies” së Amerikës

Nga Matt Purple “ The Specator”

Një nga citimet e mia të preferuara mbi Amerikën, vjen nga historiani Robert Vajb.

Në librin e tij “Vetë-sundimi”, ai shkruan:”Është e kotë t’u thuash amerikanëve ta përmirësojnë demokracinë duke qëndruar të rehatuar në komunitetet e tyre, duke humbur veten në një jetë kolektive. Nuk ka pasur asnjëherë një demokraci amerikane, pa degën e

saj të fuqishme të individualizmit”.

Dhe shembujt që mund të merrni për këtë janë në orën tuaj:nacionalistë, socialistë, konservatorë etj. Por Vajb po bënte më pak një argument politik, sesa po vëzhgonte thjesht atë që ishte përpara hundës së tij.

Amerika ka qenë gjithmonë një komb i përpjekjeve, me burra dhe gra që kërkojnë të përmbushin potencialin e tyre, dhe që irritohen nëse dikush u bllokon rrugën. Citati i mësipërm përmbledh në mënyrë të çuditshme por edhe paradoksale, jo vetëm qëndrimin e individëve, por një etikë kolektive.

Të jesh amerikan do të thotë të ecësh gjithnjë përpara, në ndjekje të atij “bashkimi më të përsosur”. Kjo s’do të thotë që ne nuk e vlerësojmë të kaluarën, por më shpesh shohim rrugën përpara sesa të mbajmë kokën pas. Ne pamë një version të shtrembëruar të këtij tipari në verë, kur protestuesit e krahut të majtë vendosën që koncepti i tyre narcisist i progresit,nënkuptonte se pjesa më e madhe e historisë amerikane duhej të fshihej.

Kjo është ana e errët e mentalitetit të përpjekjes:ai mund të degjenerojë shumë lehtë në lakmi, dhe madje edhe në një radikalizëm të stilit jakobin. Ndonjëherë ne ecim me vrull përpara, pa marrë parasysh nëse kjo është diçka e mençur apo e dëshirueshme. Nëse shpikim kioska elektronike që i lënë pa punë punonjësit e fast-food, a është ky realisht një progres?

A janë robotët seksualë një pikë kalimi drejt një të nesërme më të shndritshme?Këto janë pyetjet me të cilat do të duhet të përballen amerikanët në vitet në vazhdim.

Megjithatë, kjo qasje ka edhe përfitime. Në vend se të zhytemi në problemet tona, t’i pranojmë ato si fakte të pashlyeshme të historisë apo si defekte të pakapërcyeshme të personit njerëzor, ne kërkojmë që t’i kapërcejmë ato. Por sa mund të shpresojë të përmirësohet një komb? Dhe sa shpejt?

Viti 2020, ka sjellë me vete sfida të mëdha, dhe pyetja tani është nëse fryma jonë reformiste është në lartësinë e detyrës. Kohët e fundit Donald Trump u diagnostikua me koronavirus, presidenti i parë i goditur nga një pandemi në një shekull. Pandemia ka mbërritur në brigjet tona, duke i dhënë fund bumit ekonomik të fituar me vështirësi në vitet e para të presidencës Trump.

Në rrugët tona kanë shpërthyer trazirat. Teoria toksike enjë gare racore, e cila minon unitetin tonë të nevojshëm, ka infektuar institucionet tona elitare. Uraganet kërcënojnë Bregun Lindor; zjarret shkrumbojnë pyjet në perëndim. Amerikanët flasin ndonjëherë për vitin 2020, sikur gjithçka është një makth, dhe me të ardhur Nata e Vitit të Ri të gjitha këto probleme do të zhduken si me magji.

Megjithatë, koronavirusi dhe pasojat e tij shkatërrimtare mjekësore dhe ekonomike, do të mdihen edhe 2 vitet e ardhshme dhe ndoshta më gjatë. Ndërkohë zgjedhjet presidenciale, mund të zgjasin deri në dimër. Arsyeja është bollëku i fletëvotimeve me postë, të cilat kanë ngritur pikëpyetje (dhe procese gjyqësore), nëse autoritetet janë të gatshme t’i numërojnë ato me saktësi.

LEXO EDHE:  Pas fluturimeve/ Ndalohet transporti detar drejt Italisë

LEXO EDHE:  Dyshohet për infektim me koronavirus mjekja në Korçë

Ka që tani prova për manipulime. Sondazhet tregojnë një mungesë të madhe të besimit se zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të drejtë. Dhe është trishtuese kur sondazhe të tjera thonë se amerikanët janë gjithnjë e më të gatshëm për t’u përballuar me dhunë ndaj kundërshtarëve të tyre politikë.

Duke parë gjithë këtë situatë, mund të jetë e vështirë të mendosh se nuk gjendemi buzëgreminëssë diçkaje të tmerrshme. Analogjitë historike janë të shumta:ne jemi Vajmari gjerman, Spanja e viteve 1930, Rusia para-revolucionare, ne jemi ende Amerikë, por ajo e viteve 1850.

Dhe në fakt problemet janë të shumta, shpenzimet ushtarake janë shumë të larta,borxhi ynë kombëtar po ashtu; organet tona drejtuese janë të paralizuara nga drejtimi partiak; besimi tek institucionet tona kombëtare ka prekur fundin; standardet tona arsimore ende po bien etj.

Megjithatë, nga ne si amerikanë, kërkohet të jemi optimistë. Dhe ka arsye të kemi shpresë.

Problemet e Amerikës nuk janë të pashembullta në historinë e saj, dhe as nuk janë unike në mesin e vende të tjera.

Borxhi ynë kombëtar është ende i barabartë me disa vende të eurozonës, dhe shumë më poshtë se ai i Greqisë. Koktejet molotov fluturojnë nëpër qytetet tona, por po kështu ndodh edhe në shumë kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, ku protestuesit e ekstremit të djathtë u përpoqën së fundmi të sulmojnë parlamentin.

Edhe në epokën e Trump, udhëheqësit evropianë kanë deklaruar se është koha të shohin përtej Uashingtonit për udhëheqje globale. Dakord, por kjo ngre një pyetje të thjeshtë:nëse jo Amerika, atëherë kush? Cili komb tjetër është i pozicionuar si duhet, për të përmbushur rolin tonë në botë?

Shtetet e Bashkuara kanë ende ekonominë më të madhe në botë, ushtrinë më të fuqishme, dhe një nga popullsitë më të mëdha. Aleatët e Amerikës mund ta urrejnë Trumpin, por këto janë realitete që ata nuk kanë qenë në gjendje që t’i shmangin.

Kundërshtarët e Amerikës, ata po fitojnë vetëbesim. Por shumica e këtyre sfidantëve do të ishin relativisht të dobët më vete:Venezuela, Filipinet, Irani. Dy përjashtimet janë Rusia dhe Kina, por asnjëra prej tyre nuk përbën sot një kërcënim si Bashkimi Sovjetik dikur.

Rusia ka një ekonomi më të vogël se ajo e Brazilit; zotëron vetëm një aeroplanmbajtëse, që vitin e kaluar hyri në një port të Arktikut dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Natyrisht, Kina është një kërcënim më serioz, dhe ngritja e saj dhe totalitarizmi i tmerrshëm do të dëshmohet në mënyrë të pashmangshme si një sfidë e fortë.

Por bazat e saj ekonomike nuk kanë qenë kurrë aq të forta sa supozohet, dhe koronavirusi e ka bashkuar pjesën më të madhe të botës kundër Pekinit. Në këto kushte, vështirë se mund të jemi në prag të një epoke post-amerikane./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE