LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA vendos rekord/ Mbi 1 milion teste koronavirusi në ditë

20 Shtator 2020, 19:48, Kosova & Bota CNA
SHBA vendos rekord/ Mbi 1 milion teste koronavirusi në ditë

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord me mbi 1 milion teste diagnostikuese të koronavirusit të kryera në ditë, por sipas ekspertëve të ndryshëm, vendit i duhen 6 milionë deri në 10 milionë testime në ditë për të vendosur nën kontroll shpërthimet.

Sipas të dhënave nga ?Projekti Ndjekja COVID?, një përpjekje vullnetare për të ndjekur shpërthimin, Shtetet e Bashkuara kryen 1,061,411 teste të shtunën.

Rekordi vjen pasi testimi ranë për disa javë.

Shtetet e Bashkuara testuan mesatarisht 650,000 njerëz në ditë në javën që u mbyll më 13 shtator, më pak se pika kulmore prej 800 mijë njerëz në ditë në fund të korrikut.

Që nga fillimi i pandemisë, mungesat e testimit kanë penguar përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Në një moment gjatë verës, banorët e Hjustonit u rreshtuan në vetura dhe pritën me orë të tëra për teste, madje edhe duke fjetur në makinat e tyre gjatë natës. Majami pa një situatë të ngjashme.

Pasi të testohen, njerëzit mund të duhet të presin deri në dy javë për të mësuar nëse kanë virusin, i cili ka u ka marrë jetën gati 200 mijë amerikanëve dhe ka infektuar më shumë se 6.7 milionë njerëz. Vonesa të tilla mposhtin qëllimin e përpjekjes për të parandaluar infeksionet e mëtejshme.

Në mars, Presidenti Donald Trump tha, “kushdo që dëshiron një test, mund ta bëjë”. Ky synim ende nuk është arritur.

Në zemër të problemit është mbështetja e laboratorëve tek pajisje të automatizuara të testimit që i detyron ata të përdorin mjeteve kimike në pronësisë të një grupi të vogël prodhuesish.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent në disa teste të pështymës, të cilat nuk kërkojnë shtupë dhe përdorin kimikate të gatshme.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë autorizuar testimin në grup, një metodë që teston mostra nga disa njerëz në të njëjtën kohë dhe që mund të zgjerojë kapacitetin e testimit.

Sidoqoftë, testimi në grup është vetëm më efikas në zonat me shpërthime të kufizuara. Sipas një analize të agjencisë Reuters në mes të shtatorit, 27 nga 50 shtete kishin mbi 5%, testime me rezultat pozitiv, përfshirë Dakotën e Jugut me 17% raste pozitive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron shqetësuese nivelet e pozitivitetit mbi 5% të testimeve./ VOA

Lajmet e fundit nga