Connect with Us

Rritja e rasteve të reja me Covid/ Fillon marrja e masave të tjera

Bota

Rritja e rasteve të reja me Covid/ Fillon marrja e masave të tjera

Publikuar

-

Rritja e rasteve të reja me Covid/ Fillon marrja e masave të tjera

Disa shtete kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese për shkak të koronavirusit, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evroian me “ritme alarmuese”.

Në Spanjë, ku ka mbi 620 mijë raste, më shumë se në çdo vend tjetër evropian, qeveria rajonale e Madridit urdhëroi vendosjen e masave të ndalim-qarkullimit që nga e hëna në disa prej zonave më të varfëra, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve të atjeshme. Megjithëse do të vendosen masa kufizuese në këto zona, njerëzve do t’u lejohet të shkojnë në punë.

Autoritetet në Nisë të Francës kanë ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike, si dhe kanë shkurtuar oraret e funksionimit të bareve, pasi vendosën kufizime të reja këtë javë për Bordonë dhe Marsejën. Britania tha se po shqyrton mundësinë e masave të reja izoluese në mbarë vendin pasi pati pothuajse një dyfishim të rasteve më të fundit, 6 mijë në ditë, të konstatuara gjatë javës së fundit.

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se një bllokim tjetër duhet të jetë mjeti i fundit, por se qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbajtur virusin. 15 milionë njerëz ndërkohë do t’i nënshtrohen izolimeve të pjesshme lokale. Izraeli nisi të premten një izolim të dytë për shkak të një kërcimi të shpejtë nga rritja e numrit të rasteve të koronavirusit. Në Indi ndërkohë u raportuan 24 orët e kaluara 96424 infeksione të reja dhe më shumë se 1000 viktima të Covid-19.

LEXO EDHE:  ”Na ka krijuar qetësi”/ Tritan Kalo: COVID-19 në Shqipëri mund të ketë hyrë para marsit

Në Amerikën e Veriut, Kanadaja ka vendosur të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për udhëtime jo-thelbësore deri më 21 tetor, pasi ka parë një rritje të infeksioneve në javët e fundit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Origjina e Covid-19/ Ekipi i OBSH-së në Wuhan fillon punën në terren

Publikuar

-

Nga

Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të fillojë punën në terren, në Wuhan të Kinës, pasi anëtarët e tij e kanë përfunduar karantinën.

Ekipi do të hetojë origjinën e koronavirusit që gjunjëzoi gjithë botën. Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Ata pritet të kalojnë rreth një muaj në Vuhan, në vendin ku koronavirusi ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019. Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 2.1 milionë njerëz në të gjithë botën.

Kina gjithashtu është kritikuar për kushtet që vendosi për vizitën e ekipit dhe teoritë e qeverisë kineze që thonë se faji për shpërthimin e koronavirusit është diku tjetër.

LEXO EDHE:  Trotuaret plot me mbetje spitalore/ Këlliçi nxjerr fotot: Burim i rrezikshëm infeksioni

LEXO EDHE:  Pipero thirrje qytetarëve/ “Mos përdorni kondicionerin”

Puna e ekipit të OBSH-së vjen pasi numri i të infektuarve në botë ka arritur në më shumë se 100 milionë persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kompania franceze Sanofi mbështet Pfizer dhe BioNTech në prodhimin e vaksinës anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Kompania farmaceutike franceze Sanofi ka njoftuar mbështetjen e saj për konkurrentët BioNTech dhe Pfizer në prodhimin e vaksinës së tyre kundër Coronas. Bashkëpunimi ka të bëjë me fazën e vonë të prodhimit të më shumë se 125 milionë dozave, tha Sanofi.

Do të përdoret fabrika e Sanofit në Frankfurt

Që nga vera për këtë do të përdoret fillimisht fabrika e Sanofit në Frankfurt. Për ta bërë këtë, megjithatë, më parë duhet të modifikohen sistemet në fabrikën në Frankfurt-Höchst, tha një zëdhënëse e Sanofit në Gjermani.

Shkak për këtë është se vaksina e BioNTech-ut bazohet në teknologjinë e substancave të mARN – ndryshe nga vaksina për të cilën po punon Sanofi së bashku me kompaninë farmaceutike britanike GSK. Sanofi nuk dha detaje financiare të marrëveshjes.

Numri i përgjithshëm mbetet i njëjtë

Sipas BioNTech-ut, kjo procedurë nuk ndryshon asgjë në numrin e përgjithshëm të prodhimit të vaksinave. Një zëdhënëse e Biontech tha për agjencinë e lajmeve AFP se numri do të mbetet në dy miliardë dozat e planifikuara të vaksinave.
Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson kishte njoftuar më parë në gazetën franceze “Le Figaro” se ai donte të ndihmonte për mbushjen e vaksinës. Meqenëse fabrika e Sanofit në Frankfurt është afër qendrës së BioNTech-ut në Mainz, kjo do t’i bënte gjërat më të lehta.

LEXO EDHE:  ”Na ka krijuar qetësi”/ Tritan Kalo: COVID-19 në Shqipëri mund të ketë hyrë para marsit

LEXO EDHE:  Trotuaret plot me mbetje spitalore/ Këlliçi nxjerr fotot: Burim i rrezikshëm infeksioni

Sanofi vazhdon punën për vaksinat e tij

Kompania gjithashtu planifikon të punojë për dy vaksinat e veta kundër Covid-19. Zhvillimi i vaksinave nga Sanofi dhe partneri britanik GlaxoSmithKline është vonuar kohët e fundit.

Po të kenë sukses studimet e ardhshme, Sanofi pret miratimin e vaksinës të bazuar në proteina rreth fundit të vitit 2021. Sanofi po zhvillon gjithashtu një vaksinë mRNA në partneritet me kompaninë amerikane Translate Bio./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Parashikimi i ekspertëve në SHBA/ 500,000 viktima nga COVID deri në 20 shkurt

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikoi të mërkurën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.

Rochelle Walensky tha gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp se brenda tre javëve të ardhshme, numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë diku midis 479,000 dhe 514,000.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të njoftojë rregullisht fakte të bazuara tek shkenca për një publik gjithnjë e më të irrituar nga ritmi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave.

Parashikimi i zonjës Walensky për vdekjet nga koronavirusi vjen ndërsa drejtori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients tha se Departamenti i Shëndetësisë po punon për të vënë në dispozicion më shumë profesionistë të shëndetit për të administruar vaksinimet.

Zoti Zients tha se qeveria do të autorizojë mjekë dhe infermierë në pension për të administruar vaksinat dhe se profesionistët e liçencuar në një shtet do të lejohen të administrojnë vaksina në shtetet e tjera.

Fatura e ndihmës për koronavirusin

Zoti Zients tha gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë ndihmën financiare për CODID-19 të propozuar nga Presidenti Biden për të ruajtur ritmin e vaksinimeve dhe shtuar aftësitë testuese. Ai tha se administrata po punon për të përmbushur objektivin e zotit Biden për të shpërndarë të paktën 100 milionë doza vaksinash brenda 100 ditëve.

LEXO EDHE:  Numër i lartë viktimash në Kosovë/ Regjistrohen 271 të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Plagët e Covid-19 mund të zbehen më shpejt se sa mendojmë

Pjesa kryesore e Planit të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të zotit Biden, për të cilin disa ligjvënës republikanë ankohen se është shumë i kushtueshëm, synon të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë, e cila është dobësuar rëndë nga pasojat e pandemisë.

Rreth 400 miliardë dollarë janë për masat për frenimin e virusit, duke përfshirë rritjen dramatike të ritmit të vaksinimeve dhe ndërtimin e një infrastrukture për testime intensive.

Në konferencën e së mërkurës morën pjesë zëvendësi i zotit Zients, Andy Slavitt, eksperti i sëmundjes infektive, Dr. Anthony Fauci dhe kryetarja e grupit të posaçëm për COVID-19, Dr. Marcella Nunez-Smith.

“Shtëpia e Bardhë respekton dhe do të ndjekë shkencën, dhe shkencëtarët do të flasin në mënyrë të pavarur,” tha zoti Slavitt.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA kanë shifrat më të larta në botë për infektimet dhe vdekjet nga COVID-19: rreth 25.5 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 426,000 vdekje./VOA

LEXO TE PLOTE