Connect with Us

Rrezikonte të humbte gjymtyrën nga gangrena/ Operohet pacienti i infektuar me Covid-19

Shëndeti

Rrezikonte të humbte gjymtyrën nga gangrena/ Operohet pacienti i infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Shifra shqetësuese nga Covid-19/ Rreth 600 të infektuar në 24 orë

Ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u zhvilluar një ndërhyrje e rrallë.

Falë bashkëpunimit të Shërbimit Infektiv dhe Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare në QSUT, u realizua me sukses operacioni i Trombektomisë në arterien kryesore të gjymtyrës së poshtme të djathtë.

Ndërlikimi tek pacienti ishte pasojë e Covid-19 dhe ndërhyrja e sukseshme ka arritur të shmangë për pacientin humbjen e gjymtyrës nga gangrena.

LEXO EDHE:  Studimi/ Ja çfarë roli kanë tek depresioni pemët në zonat urbane

QSUT deklaron se pavarësisht situatës së pazakontë dhe vështirësive të mëdha, stafi mjekësor po vazhdon punën me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të pacientëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë/ Komiteti Teknik gati vendimin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me dije se Komiteti Teknik po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti COVID.

E ftuar në ‘5 Pyetje nga Babaramo’, Rakacolli tha se vaksinimi masiv në vend ka sjellë një situatë më të qetë për sa i takon pandemisë krahasuar me një vit më parë.



‘Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim shumë shpejt.

Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashmë po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza dhe rreth 600 mijë të vaksinuar. Përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë. Për momentin në Shqipëri kanë mbërritur 1 mln vaksina Sinovac. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme.’– u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mijëra doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Rinas/ Ja sa ka arritur numri i vaksinave në total

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 31590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Në total në vend kanë ardhur mbi 1.9 milionë vaksina, ndërsa kryeministri përsërit thirrjen për t’u vaksinuar.



🧪 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë 💉”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për të shmangur rreziqet e mëdha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko është shprehur se vaksina është aleatja më e fortë kundër Covid 19.

I ftuar në emisionin Radari Informativ, me Jonida Shehun, Cenko tha se në javët në vazhdim do të shikohet shkalla e imunitetit të kritjuar në Shqipëri.

Unë mendoj që një informacion që do na ndihmojë të kuptojmë se kush do jetë ecuria e këtij varianti në javët në vazhdim është edhe shkalla e imunitetit në Shqipëri.

Edhe pjesa e popullatës që do preket do ishte më e vogël në rast se shkalla e imunitetit është e lartë.



Imuniteti natyral i sëmundjes është më i fortë ndërsa të tjerët duhet të veprojnë që të vaksinohen sepse rreziqet janë të mëdhaja”, ka thënë Cenko.

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare tregon planet/ Dasmën do ta bëj në stadiumin “Air Albania”

LEXO EDHE:  Një krahasim/ A ishte 2020-a ndër vitet më të këqija të historisë?

Përsa i përket variantit të ri, “Mu” që po qarkullon në disa vende të botës, mjeku është shprehur se duhet të aplikojmë më të mirat që dimë kundër virusit.

Duke iu referuar variantit dhe imunitetit, ajo që autoritetet shëndetësore në botë inkurajojnë për frenimin e virusit, është pikërisht kjo që sa më pak të shpërndahet sëmundja, aq më pak krijohet mundësia për mutacione. Ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dime.

Shqetësimi jonë është edhe në bazë të asaj që kaluan. Rastet e reja janë më pak gjë që do të thotë se vaksina është aleatja jonë e vet”, u shpreh mjeku Cenko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE