LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i PS në mbledhjen e Këshillit Politik/ Hajdari: Truk për të mbajtur listat e mbyllura

20 Shtator 2020, 20:18, Politikë CNA
Propozimi i PS në mbledhjen e Këshillit Politik/ Hajdari: Truk

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për mbledhjen e fundit të Këshillit Politik dhe propozimin e PS-së.

Hajdari tha se propozimi i PS-së është një truk për të mbajtur mbyllur listat me 90% dhe jo për t?i hapur ato.

?Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese. Me votën  parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës.

Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e  deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS?, u shpreh ajo në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga