Connect with Us

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Kronika

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Publikuar

-

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Banorët e një pallati në Tiranë kanë përjetuar momente paniku pasi një apartament në zonën e Kodrës së Diellit është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje, i cili dyshohet të jetë harruar në prizë nga familjarët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I goditur me thikë në gjoks/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Attigliano, Terni pranë daljes në autostradë.

Trupi i shtrirë në mes të rrugës u konstatua nga disa kalimtarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

58-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë në mes të barkut dhe gjoksit. Thika u gjet pak metra larg kufomës. Rrethanat e vdekjes mbeten misterioze. Policia po heton disa pista nga vrasja dhe deri tek vetëvrasja.

Shqiptari kishte mbërritur disa muaj më parë në Attigliano dhe kishte zbuluar se ishte i sëmurë rëndë./CNA.al

Burimi:  https://www.ternitoday.it/cronaca/uomo-ucciso-coltellata-petto-indagini-carabinieri-attigliano-terni-25-novembre-2020.html

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri.

Blutë bëjnë me dije se u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Klithma e Tiranës tjetër…

LEXO EDHE:  Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Ndërkaq, materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën drejtori drejtori i Inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin e automjetit  duke dalë nga rruga.

Drejtori Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra ndërkohë që punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Panik në shkollë, ngacmime seksuale të fëmijëve

LEXO EDHE:  Përkeqësohet situata/ Ja vatrat e zjarreve në vend

 

LEXO TE PLOTE