Connect with Us

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Politikë

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Publikuar

-

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Bashkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe deputetja Rudina Hajdari, ka bërë një propozim për hapjen e listave.

Hajdari propozoi që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik.

“Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve”, u shpreh ajo në Ora Neës.

LEXO EDHE:  Pse hesht Meta për propozimin e Berishës?

Më tej deputetja theskoi: “Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni në Shqipëri/ Spartak Ngjela zbulon “paktin e fshehtë” mes politikës dhe gjyqësorit

Publikuar

-

Nga

Korrupsioni në Shqipëri/ Spartak Ngjela zbulon “paktin e fshehtë” mes politikës dhe gjyqësorit

Avokati i njohur Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e djeshme të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se korrupsioni në sistemin e drejtësisë duhet të mbahet nën monitorim dhe të goditet në mënyrë periodike. I pyetur se nga i merr informacionet për kritikat amerikane mbi sistemin e drejtësisë, avokat Ngjela thotë se bazohet në logjikë.

“Unë i them me logjikë, natyrisht. Informacionet i ka thënë ambasadorja. Ajo flet në mënyrë diplomatike”, tha ai.

Gjatë një interviste në “Ilva Now”, Ngjela u ndal edhe tek deklarata e Ramës, që sipas tij koka e korrupsionit nuk janë politikanët, por gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për Ngjelën, drejtësia dhe politika kanë një marrëveshje të fshehtë, të cilën e zbuloi në Euronews Albania.

LEXO EDHE:  “Mos u ktheftë më kurrë kjo kohë”/ Moderatorja shqiptare pendohet për veprimin e disa viteve më parë

LEXO EDHE:  Si ti kushtojmë kohën e duhur qenit?

“Ai nuk e ka artikulon si profesionist, por si politikan edhe ai do thotë: që po të këtë gjyqësor të pavarur nuk ka korrupsion”. Po të ketë gjahtarë të fuqishëm nuk ka më shpend në Shqipëri. Këtu është mungesa e pushteti gjyqësor që ka sjellë korrupsionin. Si e kanë sjellë korrupsionin? Bashkë kanë pasur një marrëveshje të heshtur, dhe jo të gjitha marrëveshjet janë të hapura. Ju shisni drejtësinë dhe s’themi gjë, ne vazhdojmë korrupsionin dhe ju nuk na akuzoni, është shumë e thjeshtë. Ata janë të gjithë në një plan. Pushteti gjyqësor e ka sjellë gjendjen këtu”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edmond Budina ironizon Ramën/ Edhe unë kam qenë në emigracion, por nuk kam vilë dhe jetë luksi

Publikuar

-

Nga

Edmond Budina ironizon Ramën/ Edhe unë kam qenë në emigracion, por nuk kam vilë dhe jetë luksi

Regjisori Edmond Budina ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, për mënyrën e qeverisjes dhe për pasurinë që ka vënë.

Budina tha se edhe ai ka qenë si kreu i qeverisë në emigracion, por theksoi se nuk ka mundur të bëjë një jetë luksi si ajo e Ramës dhe të ndërtojë një vilë.

“Edhe kryeministri thotë se i ka bërë të ardhurat në emigracion. Edhe unë kam qenë në emigracion, por nuk kam arritur të bëj një vilë dhe të bëj një jetë luksi.

Të gjithë këta njerëz unë them se e kanë bërë pasurinë me kokoshka. Është një mënyrë për të vënë në lojë këta njerëz. Këta njerëz mund të flasin për të gjitha, që nga seksi i bletëve e deri te Kurani dhe Bibla”, u shpreh ai në Syri Tv.

LEXO EDHE:  Pse hesht Meta për propozimin e Berishës?

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Hajdari thirrje qeverisë: Merrni në dorë përfundimet e Komisionit Europian dhe reflektoni

Regjisori ka ironizuar Ramën, duke thënë se ky i fundit mendon se bota ndryshon duke dhënë urdhra në Facebook.

“Jep urdhra nga Facebook dhe mendon se do të ndryshojë bota nga Facebook. Nëse një diktator bëhet i dhunshëm, prepotent, kanë një shkak, një të kaluar, mënyra se si është ndërtuar jeta e tij,” theksoi Budina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edi Paloka publikon videon e Artan Hoxhës/ Për të pasuruar disa banda, Rama tradhëtoi interesin e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Votimi i Kodit Zgjedhor/ Paralajmëron Paloka: S'do të zhdukeni dot pa mbajtur përgjegjësi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka rishpërndarë videon e Artan Hoxhës në rrjetet sociale, ku shkruan se, kanabisi është i vetmi investim i Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organizuar, ndërkohë që të rinjtë vriten me plumb kokës.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organziuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhëtoi interesin e shëiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill. 👇”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE