LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Skënderbeu në elitën e futbollit kroat, Jorgo Pëllumbi debuton si titullar

20 Shtator 2020, 17:20, Sport CNA
Nga Skënderbeu në elitën e futbollit kroat, Jorgo Pëllumbi

Ish-futbollisti i Skënderbeu, Jorgo Pëllumbi ka debutuar si titullar me skuadrën e Varazdin, në sfidën e sotme ndaj Osijek të vlefshme për javën e 5-të të kampionatit. Korçari është preferuar nga minuta e parë, duke u pozicionuar në qendër të mbrojtës në këtë përballje tepër delikate.

Ndërkohë për sa i përket ish-futbollistit tjetër të Skënderbeut, Agon Elezi, ai ndodhet në stol, dhe pritet të aktivizohet në pjesën e dytë në qoftë se do të jetë nevoja.

Në krahun tjetër, në radhët e Osijekut, futbollisti shqiptare, Eros Grezda nuk është në dispozicion të trajnerit, duke humbur kështu përballjen me Pëllumbin.

Lajmet e fundit nga