Connect with Us

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Kosova & Rajoni

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Publikuar

-

“Kjo mund ta çojë Serbinë në fundin e vet”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme ne Ballkan

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ngjelës çështja u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

Ngjela thotë se Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste, njihet për afrimitetin me Serbinë, çka u dëshmua edhe nga qëndrimet e kryeministrit italian Masimo Dalema gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Ngjela thotë më tej se ky shkëmbim territoresh do të kishte hapur oreksin e Greqisë për të ashtuquajturën “Vorio Epir”.

Analiza e plotë

Tani ka dalë e qartë nga politika gjermane se, marrëveshja për çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

l.
Gjithkush që e njeh politikën italiane e di se e majta e komunistëve italiane ka qenë gjithmonë aleate e Serbisë. Edhe Masimo Dalema, kryeministër italian i vitit 1999, gjatë bombardimeve të Serbisë, ishte më rezistenti kundrejt Bill Klintonit në angazhimin e NATO-s; por Klintoni e theu me dhunë. Më pas, Dalema ktheu, dhe kërkonte ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë, por Kintoni nuk e pyeti më fare.
Një e tillë ishte edhe Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste italiane. Prandaj qenia e saj si përfaqësuese e negociatave Kosovë-Serbi, i krijoi shumë dëme çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç kësaj, sigurisht që gjithçka për ndërrimin e territoreve ka ardhur edhe nga prezenca e Hashim Thaçit, i cili, pikërisht për këtë fakt, do ta ketë shumë të vështirë të ardhmen e tij.

E gjithë kjo vërtitje e vjetër, e rrotulluar nëpër rrathët serbë të Esat Pashës, tani ka dështuar, por duhet të kujtohemi se, në këta rrathë, u vërtit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse edhe ky u shpreh disa herë për ndërrimin e territoreve, dhe kjo të bën të mendohesh thellë. Por, kryeministri shqiptar është mirë të bëjë apologjinë e tij, dhe jo bishtnimin në përgjigje.

ll.
Ai që e njeh mirë historinë e Shqipërisë e di mirë se i gjithë synimi serbo-grek ka qenë, jo te bllokimi i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por te shpërbërja e Shqipërisë.
Të gjithë pushtuesit e territoreve shqiptarë e kanë ditur dhe e dinë, që, nëse nuk shpërbëhet Shqipëria, ata janë të munduar.
Pikërisht këtu del kjo pyetje: çfarë do t’i sillte Shqipërisë ndërrimi i territoreve, duke i dhënë Kosova Serbisë Mitrovicën?

Po, tani është e kuptueshme: menjëherë do të lindte sërish apetiti grek për atë që i thonë Vorio Epir, dhe siç duket, shenjat janë se mund të kenë pasur segmente këtu, në politikën e lartë dhe nëpër kishat ortodokse greke në Shqipëri. Duhet ta dimë se, këto kisha ortodokse sot këtu, janë dhurata të Berishës kundër veprës së Fan Nolit – ortodoksia shqiptare sot nuk e ka kishën e vet në Shqipëri, kjo aktualja është kishë greke, më saktë: agjenturë greke.

LEXO EDHE:  Dekreti për qeverinë e re/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Megjithatë, po ta shohësh me vëmendje si kronologji, pikërisht këtu doli në skenë drejtpërsëdrejti kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila me një ndërhyrje tipike të forcës gjermane në politikë, tha botërusht: nuk mund të këtë ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo hap një precedent lufte në Ballkan e më gjerë.

lll.
Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i Territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë, dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar.

E gjithl kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audiencë, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës.

Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantesh janë. Turp për ta! se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Dëgjohini edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiprare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë, dhe, veçanërisht, kundër Gergj Kastriot Skënderbeun.

Politika serbe e ka një tmerr historik Skënderbeun, dhe tani, me të paguarit e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, hidhen kundër figurës së tij.
Shqiptarët qeshin me përbuzje.
Por ka edhe një figurë parabolike që iu përshtatet në këtë rast: qentë kanë mijëra e mijëra vjet që i lehin hënës, kurse ajo shkëlqen me feksje dhe qesh me ta, gjithmonë në udhën e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Kocodhima

    20 Shtator, 2020 at 10:55 pm

    Sa here hap gojen e ben gam gam ky gjithollogu, cusiterisht eshte vetem per interes te KM Rama

  2. Iva

    21 Shtator, 2020 at 12:10 pm

    Shume sakte avukat!Ju falnderojme!iva

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Publikuar

-

Nga

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të martë janë shënuar tre viktima dhe 197 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK),”– thuhet në njoftim.

Ndërkohë janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.198 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.478./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut pozitiv me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Spasovski e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook dhe theksoi se ndihet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shrkuan ministri Spasovski./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

205 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

205 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të hwnw janë shënuar tre viktima dhe 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Kujtojmë që deri më tani 666 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.148./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE