LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

20 Shtator 2020, 13:45, Sociale CNA
Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.

Për ditën e nesërme, Shërbimi Meteorologjik parashikon se vendi do të dominohet përsëri nga moti i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta mbi relievet e larta malore.

Nga dita e Martë deri ditën e Premte pritet të dominojë moti me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sasia më e lartë e reshjeve parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga