Connect with Us

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humbin jetën tre persona

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

Publikuar

-

Nga

Zhvillonin aktivitetin e lojrave të fatit/ Arrestohet pronari i një lokali dhe 2 të rinj në Tiranë

Policia e Dropullit ka arrestuar në flagrancë një person, pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se në parnga është vënë shtetasi me iniciale Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër.

Strukturat e DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Dropull, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Sh. D., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë (thikë).

LEXO EDHE:  E rëndë në Vlorë/ Makina aksidenton motorin, plagoset drejtuesi i mjetit

LEXO EDHE:  Bie makina nga 20 metra lartësi, ndërron jetë shoferi 24 vjeç

I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Emri-Dogji me acid policin anglez/ Gjykata jep vendimin për të riun shqiptar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Londrës ka dhënë ka lenë në burg shqiptarin Armando Gjyla, shtetasin 32 vjeçar i cili akuzohet për dy vepra, raporton BBC.

Në 23 Shtator 2020 skuadra e antidrogës në, Barnet po ekzekutonte një urdhër kontrolli ndaj shtetasit në fjalë. Gjatë kontrollit të ushtruar, i riu është përplasur fizikisht me një nga policët, ndërsa e ka lënduar me acid gjatë ushtrimit të detyrës.

Përveç akuzave për prodhimin e lëndës narkotike të klasit B, Gjyla ka marrë dënimin edhe për hedhje acidi kundrejt policit. Sipas mediave në Angli, 32 vjeçari është banues në Southgate, ndërsa sot është përballur me trupën e Gjykatës së Barkingside Magistrates’ Court, për tu njohur me dënimet për veprat e tij penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestimi i zyrtarëve të ARRRSH në Durrës/ Policia jep informacion

Publikuar

-

Nga

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një pune intensive hetimore, finalizoi me sukses operacionin policor “BYE PASS”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, konkretisht:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasve:
L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.
R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Fieri dhe Tirana dy qytetet me ndotjen më të lartë akustike

LEXO EDHE:  Po udhëtonte me motor/ Humb jetën në aksidentin tragjik

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE